Shtëpia digjet, Luli krihet/ Këngë dhe valle në selinë e PD-së
Prej disa ditësh vendi është përfshirë në protesta. Në filim...
Nga Ilir Levonja
1) Në një pankartë diku mes gjindjes, shkruhej, e ardhmja është e jona. Atë e mbante një vajzë, një studente. Një rob i së ardhmes. Në kokë ndofta i vlonin kalkulimet me tarifat. Ndofta dhe pandehma se i kish nderur apo jo në ballkonin e dhomës së konviktit ato pak tesha të sapolara. Ajo pankartë dalldisej me ovacionet. Edhe vajza me gjindjen. Por çfarë është e rëndësishme të thuhet, është ekzaktësisht thelbi mbi të ardhmen. Filozofia…, apo kapja në kohën e duhur e fateve të vendit tënd. Koha kur lindin liderët. Nuk e di se kjo lëvizje, a kjo protestë do nxjerri një të tillë. Nisur nga rrethanat, brishtësia e paqes në rajon, protestat e jelekë të verdhë në Francë, ndryshimet drastike politike në disa vende të rajonit, krizën ekonomike të fqinjëve ku edhe është sistemuar një shumicë dërrmuese e shqiptarëve, por Shqipëria e ka më se të domosdoshme. Dhe ndofta ajo pankartë është një syth vërtetë pranveror. Se për atë Zot, kur shikon akoma në krye të parlamentit një ish ministër të diktaturës, madje me hetime të pazbardhura për vrasjet e Shkodrës, protestat e prillit, etj. Kur shikon se si akoma një parti komuniste me një mal dosje krimesh mbi shpinë, tubon, kur duhej të ishte e jashtëligjëshme etj. Kur shikon se si në plot njëzetë e tetë vite, sekretarët e nomlekaturës flasin për anëtarësim, reforma, mirëqenie. Dhe mbajnë pushtetin diku drejt për drejtë dhe diku përmes sejmenëve etj. Për atë Zot të vjen për të vjellë. Një ironi therëse e këtyre afro tri dekadave ndaj sot vendi ynë është në një krizë identiteti dhe anarshi sociale.
2) Nesër është edhe 8 dhjetori, ajo që përkon me përvjetorin e radhës të protestave studentore të viteve nëntëdhjetë. Kësisoj me këtë protestën e radhës dhe ndofta me të tjerat që mund të vijojnë, e bën këtë muaj një simbol të protestave të vërteta në raport me qytetarinë e europës dhe vendeve të tjera të demokracive perëndimore. Duke na larguar disi nga nëntori i kuq i demagogjisë me 28 a 29. Për faktin se është shoqëria civile ajo që proteston dhe jo partia. Partia a partitë tashmë janë një gjendje e degraduar, për më tepër kur shikon se si dosjexhinjtë a sekretarët e partisë dominojnë në gjithçka. Apo kalimi i pushtetit nga baba tek i biri, duke përjashtuar çdo mini element të garës së ideve dhe projekteve. Kjo nuk është demokraci, por dëmdemokraci. Nesër është 8 dhjetori dhe në raport me ato protesta, studentët e atëhershëm iu nështruan kulturës së etërve, grindjes, përçarjes etj., duke ia lënë vendin në dorë një shpure që vinte nga radhët e diktaturës së proletariatit. Mjaft të shaje Enverin dhe ishe demokrat…, le të kishe dënuar vrarë e prerë me ‘të, ishe demokrat. Shumë prej studentëve të asaj kohe iu nështruan ikjes, asaj drame sociale për shkak të mirëqenies, ashtu si pjesa dërrmuese e shqiptarëve. Edhe tani një epedemi e re kërcënon vendin, ajo e ikjes. Dhe kjo është mëse normale pasi sot diktatura e proletariatit është akoma në pushtet, vret, pasurohet dhe i shkelin syrin shoqi shoqit, si trashëgimtarë, si pinjollë. Ndaj nuk është e pashpjegueshme përshembull çfarë Vlora sot përjeton, në lidhje me luftën e frikshme të zhdukjes së personave. Por është dhe thelbi për të kuptuar pse vendi ynë nuk po ndreqet, pse jemi tërë kohës në një tranzicion jo shterues. Ndaj ajo pankartë të jep shpresë…
3) Nëse e keni ndjerë dhe kuptuar të vërtetën, atëherë ta dini se e rëndësishme tani është të mos thyheni. Të prishni kulturën e grindjeve dhe kompromisit qoftë nga e majta apo e djathta. Për të majtën ua them copë, sa kohë ka Ruç, Xhafë, xhuxha, pashallarë si ai Elbasanit, as mos e çoni nëpër mend të ndreqet. Por listat me veresie do keni, lista pa fund. Ndërsa nga e djathta nuk bëhet demokracia me çunin e Fahrisë. Dhe për më tepër do i shikoni nesër në kuvend, do kthehen, se, kanë frikë mos u digjen mandatet. Do kthehen si ato që kanë emrin në ca bordero fiktive. Megjithëse koha e kërkon, ata nuk kanë për t’i djegur mandatet. As me klithmat e Gridës së bukur. Duhet frymë, frymë, shoqëri, gjindje. Këta nuk janë gjë tjetër veçse pjesë e asaj vazhde kulturore mes etërve dhe bijve, sekretarëve dhe kapterëve nga byroja e luftës së klasave. Kësisoj është koha e juaj, e tillë që lum ju që po e përjetoni. Po më shumë se për veten tuaj, vazhdoni dhe bëjeni për hatër të atij dheu, vendit tonë./CNA.al
Prej disa ditësh vendi është përfshirë në protesta. Në filim...
Pas zbulimit të megaskandalit për projektin e Unazës së Madh...
Në një aktivitet në Parlament ministrja e Arsimit, Sportit d...
Uragani i studentëve duket se ka trembur kryeministrin Rama,...
Studentët e universiteteve publike, prej tre ditësh i kanë d...
Mbrëmjen e së mërkurës, “vrasësi” me pagesë i Rilindjes në k...
Prej katër ditësh studentët e Universitetit të Tiranës, Elba...
Prej tre ditësh studentët e universiteteve publike janë ngri...
Një nga mesazhet që studentët i kanë adresuar ditën e sotme ...
Gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurisë “30 ditë burg”...
Protestat e studentëve në Tiranë, Elbasan, Vlorë, Shkodër, D...
Edhe pas plotësimit të kërkesës për heqjen e tarifës për pro...
Deputeti i LSI-së, Luan Rama në një postim në rrjetet social...
Thuajse i gjithë komuniteti i shkencëtarëve është në një men...
Sot është një ditë e trishtë për median shqiptare, pasi rapo...
Deputetja Demokrate Grida Duma ishte mbrëmjen e djeshme e ft...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë është hedhur sot shorti...
Protesta e studentëve në fillim u përball me një arrogancë n...
Pas ndërprerjes së punimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...