“Historia s’ka vend për vandalët”/ Veliaj sulmon banorët e Astirit
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë ata bano...
Sot kemi hyrë në dhjetor, i cili është zakonisht një muaj i plogësht politik në Shqipëri. Qeveria përgjithësisht është e zënë me ndarjen e fundit të zahireve të motit, ndërsa opozita feston përvjetorët e vet, shpërndan kartolina dhe lutet me zë të ulët për vitin e fundit pa pushtet.
Ndërsa këtë radhë, me shumë gjasë, do të jetë pak më ndryshe. Mos prisni kot që të ketë ndonjë revolucion, nga ata që janë paralajmëruar në shtator. Asgjë e tillë nuk ka për të ndodhur.
Por diku në mesin e muajit pritet të mbërrijë mendimi i Komisionit të Venecias për vetingun në politikë, e cila është praktikisht arsyeja zyrtare që e mban Partinë Demokratike jashtë parlamentit. Nuk është çudi që data të përkojë me Kuvendin Zgjedhor të Partisë Demokratike, prej të cilit mesa thuhet do të dalë ekipi i ri drejtues i saj. Nuk do të ishte keq që po atë ditë të merrej edhe një vendim i rëndësishëm politik.
Intuita më thotë se përgjigja do të jetë negative dhe kërkesa do të konsiderohet e ekzagjeruar. Dhe nëse kjo ndodh, Lulzim Bashës nuk i mbetet shumë për të thënë, por i duhet që të bënte një zgjedhje të vështirë, mu në kulmin e retorikës së vet kundër qeverisë së kriminalizuar.
Normalisht, do t’i duhet të kthehet me kokën ulur në parlament, duke mos e vënë në dyshim autoritetin dhe besueshmërinë e Komisionit të Venecias, si një tempull i shenjtë i drejtësisë perëndimore, të cilin ende palët politike në Shqipëri nuk kanë guxuar ta përbaltin. Sepse do të ishte krejtësisht e papërligjur çdo arsye tjetër që mund të dilte rrugës, e cila thjeshtë do ta ekspozonte propozimin për vettingun në politikë, jo si një kauzë serioze, por si pretekst për ta mbajtur artificialisht opozitën jashtë parlamentit.
Natyrisht, askush nuk do të habitej, sikur pas rrëzimit nga Venecia të dëgjonte Bashën dhe Monikën të thonin se pa u mbyllur protesta e Astirit ata nuk do të hyjnë kurrë në parlament. Madje, ata mund të gjejnë edhe tema më pak të rëndëishme, se sa halli real i disa qindra familjeve, që mund t’u prishen shtëpitë nga projekti i Unazës së Re. Por kjo do ta zbehte në maksimum peshën e aksionit politik të saj si dhe do ta delegjitimonte shumë përpjekjen për të pasur aleatë ndërkombëtarë në të ashtuquajturën betejë të tyre për zgjedhjet e lira.
Mundësia tjetër, me shumë pak shanse që të ndodhë, është që Komisioni i Venecias të shprehet pro draftit të Partisë Demokratike. Por tek e fundit, askush në Shqipëri nuk mund të mendojë dhe të flasë paraprakisht në emër të tyre.
Në një rast të tillë, Edi Rama është i shtrënguar të pranojë verdiktin e tyre dhe të përgatisë një seancë parlamentare të ngjashme me atë të natës së 22 korrikut, kur Reforma në Drejtësi u votua me unanimitet. Që do të thotë se Lulzim Basha sërish duhet të jetë patjetër në Kuvend, për të marrë pjesë në triumfin me vota të kauzës së vet. Ndonëse ai e ka të shkruar në ballë që nuk e do një gjë të tillë, sepse kam bindjen se kërcënimin për mosfutjen e opozitës në zgjedhje e ka si instrumentin e vetëm politik që i ka mbetur në dorë.
Mirëpo, në kushtet e marrëzisë politike pa limite, nuk përjashtohet edhe mundësia që opozita zyrtare të mos e ndryshojë shenjestrën e vet, por të këmbëngulë tek vettingu si një e drejtë themelore e saj, pa të cilin nuk mund të ketë as paqe dhe as zgjedhje në Shqipëri, edhe pas refuzimit të Komisionit të Venecias. Atëherë do të dëgjoni oratorë politikë dhe filozofë të tjerë të sulmojnë pa mëshirë Europën e blerë nga paratë e krimit dhe të drogës. Do të lexoni sovranistë të çartur, të cilët do të zbulojnë konspiracione të forta kundër popullit shqiptar, që përfaqësohet vetëm nga Luli, dhe do t’u duket vetja tamam sikur të ishit brenda në çadrën e “Republikës së Re” gjatë vitit të shkuar.
Kam frikë se ky skenari i fundit, që ngjan më imagjinari, të jetë më afër asaj që pritet të ndodhë pas mbërritjes në Tiranë të mendimit të Komisionit të Venecias. I cili, ende pa ardhur, e ka vënë pa asnjë dyshim në një siklet të madh Lulzim Bashën.
Sepse do t’i duhet që të zgjedhë mes dy zjarresh. Ose të kthehet i çarmatosur në parlament dhe të presë një ditë më të mirë, ose të marrë pushkën e të shkojë si trim i vetëm në një luftë, që e ka të përcaktuar fundin. Është një nga ato rastet tipike, kur provohet ajo shprehja “hip se të vrava, zbrit se të vrava”.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë ata bano...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kapjen e 1.5 tonë...
Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Britaninë e Madhe, Sam Gy...
Banorët e Astirit kanë rinisur protestën në ditën e 28-të të...
Një hero i Luftës së Dytë Botërore, Peter Gouldstone ka ndër...
Shërbimi kufitar në Ukrainë ka ndaluar 100 rusë të hyjnë në ...
Policia në Itali ka arrestuar një shqiptar pasi është kapur ...
Partia Demokratike në Lezhë ka mbyllur procesin zgjedhor dhe...
Prokuroria shqiptare ka kërkuar informacion nga drejtësia gj...
Zgjedhjet në Partinë Demokratike të Vlorës kanë përfunduar d...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e ka cilë...
Mund të duket e pazakontë,por referuar statistikave nuk ësht...
Policia greke ka zhvilluar disa operacione për goditjen e tr...
Zgjedhjet për kryetarin e degës së PD-së në Shkodër, i kanë ...
Reperi Mc Kresha dhe këngëtarja Filloreta Raçi e njohur nga ...
Është e çuditshme se si disa marrëdhënie në jetën tonë i mar...
Mendo pak, kur të jesh i moshuar, me një gotë çaji në dorë, ...
Pas farsës zgjedhore që PD ka zhvilluar në disa degë të saj ...
Mjetet e tonazhit të rëndë janë nisur drejt zonës së Astirit...
Katër vite pas largimit nga Shqipëria, ish-Ambasadori i SHBA...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...