Veliaj nuk ndalet as ditën e Pavarësisë/ Tirana do Unazën e Madhe
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nga sheshi “Skën...
Kosova duhet të heqë doganat, por edhe Serbia duhet të mos e pengojë Kosovën në përpjekjet e saj, edhe pse nuk e mbështet si shtet, thekson eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein ekskluzivisht për Deutsche Wellen.
Deutsche Welle: Zoti Fleckenstein, qeveria e Kosovës vendosi 100% doganë për produktet serbe dhe boshnjake. Kosova, si reagim ndaj politikës rregullisht bllokuese të Serbisë. Cili është vlerësimi juaj?
Knut Fleckenstein: Bashkëpunimi rajonal në ekonomi është vendimtar. Dogana të reja do të thotë të ecësh gjithmonë një hap mbrapa, në vend që të ecet drejt njëri-tjetrit. Ne i trembemi një ashpërsimi të mëtejshëm të fronteve me doganat e reja, prandaj bëj thirrje, ashtu si e Ngarkuara e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini për vetëpëmbajtje dhe heqjen e doganave nga ana e Kosovës, të cilat shkelin edhe thelbin e marrëveshjes ekonomike, CEFTA. Palët duhet që në dialog të dërgojnë sinjale të paqes dhe bashkëpunimit.
Ka zëra që thonë, se ky hap u ndërmorr nga dëshpërimi a zemërimi për një politikë bllokuese të Serbisë, dhe BE e njeh situatën…
Për shkak të zhgënjimit për refuzimin e anëtarësimit në Interpol, por edhe për shkak të procesit të zvarritur të liberalizimit të vizave, që është për të ardhur keq, nuk duhet të rezultojnë reagime të pamenduara e momentale…
Çfarë po bën BE që situata të stabilizohet?
Bashkësia ndërkombëtare kërkon një Kosovë të stabilizuar, me aftësi duruese, kjo do të kishte efekt pozitiv edhe në procesin e njohjeve të Kosovës si shtet. Por ne presim edhe nga Serbia, që të mos i pengojë përpjekjet e Kosovës drejt një shteti të njohur plotësisht, edhe nëse nuk i mbështet ato. Një fqinjësi e mirë mes të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë është qendrore për paqen në Ballkan. Fillimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë është një sukses historik që i dedikohet Federica Mogherinit. Ne kemi besim në rolin e saj si ndërmjetësuese.
Ngecja dhe zvarritja e proceseve afruese të Kosovës me BE ka shkaktuar një gjendje të mungesës së shpresës në vend, zvarritja e liberalizimit të vizave e shton këtë, megjithëse Kosova i ka plotësuar kushtet…pse nuk bëhet atëherë liberalizimi këtë vit, që me shumë gjasa nuk do të bëhet…
Ende nuk është vendosur përfundimisht, por, nëse liberalizimi i vizave me Kosovën nuk arrihet këtë vit, do të ishte i kuptueshëm zemërimi i madh dhe zhgënjimi në popullsi. Si Komisioni Europian, ashtu edhe Parlamenti Europian pak muaj më vonë kanë dhënë miratimin e tyre për liberalizimin e vizave. Nëse Këshilli i BE, ose thënë ndryshe disa shtete anëtare, nuk e mbështesin këtë pozicion, kjo është tragjike. Arsyet për këtë refuzim janë brenda vetë vendeve refuzuese dhe pjesërisht edhe të një natyre të politikës së brendshme. Vendet anëtare duhet të jenë të vetëdijshme për përgjegjësinë e tyre për zhvillimin e Ballkanit. Përparimet e arritura duhet të çojnë tek liberalizimi i vizave, me qëllim që njerëzit aty të mos e humbasin shpresën dhe besimin tek Europa. Edhe vendet anëtare duhet të tregojnë se e mbajnë fjalën.
Në Kosovë thuhet, se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës i ka sjellë më shumë përfitime Serbisë, a mund të çojnë zhgënjime të tilla në zhvillime më të rrezikshme mes dy vendeve?
E njoh këtë shqetësim, me që ra fjala edhe nga pala tjetër, ajo serbe. Askush nuk duhet të gënjejë veten: Vetëm nëse të dyja palët bëjnë progres, dhe arrijnë një zgjidhje përmes dialogut do të ketë një të ardhme të përbashkët brenda Bashkimit Europian.
Zgjedhjet europiane 2019 mund të sjellin shumë ndryshime, nëse forcat e djathta në Parlamentin Europian e rrisin prezencën, a mund të ketë paralizim të proceseve integruese të Ballkanit në BE?
Forcat e djathta, antieuropiane janë forcuar ndjeshëm në vendet e Bashkimit Europoan, e kjo do të reflektohet me shumë gjasa edhe në përbërjen e parlamentit të ri. Por unë pres që edhe pas zgjedhjeve europiane të kemi një mazhorancë të qartë për politikën pro zgjerimit të BE-së.
Të mërkurën u zhvillua debati mbi vendet e Ballkanit në një plenum të vogël në Parlamentin Europian, të enjten pritet miratimi i raporteve për vendet e Ballkanit, cili është vlerësimi juaj për këtë votim?
Debati të mërkurën për raportet mbi vendet e Ballkanit si Serbia, Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi në thelb merret me prezantimin e gjendjes aktuale në këto vende. Ky debat bazohet në raportet e Komisionit Europian e raportet e progresit përpilohen për të parë, se cilat zhvillime kanë arritur këto vende në kuadër të kualifikimit si vende kandidate të mundshme apo anëtare të ardhshme të Bashkimit Europian. Ne presim një reagim pozitiv me shumicë në Parlamentin Europian për të gjitha raportet e progresit./ DW
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nga sheshi “Skën...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me rastin e Dit...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në në fshat...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar vëmendjen në market...
Ndonëse ndodhet në Vlorë Kryeministrit Edi Rama nuk i ka shp...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati pri...
Katër persona të shpallur prej kohësh në kërkim janë arrestu...
Sapo kemi lënë pas javën e tetë të konkurrimit të “Kënga Mag...
Bashkëshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Liri Berisha...
Mos dilni nga shtëpia nesër dhe pasnesër, pa veshur diçka në...
Baba Vanga, ka parashikuar disa ngjarje globale me saktësi t...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zgjodhi që ditë...
Sot është dita e Pavarësisë, një festë e madhe për të gjithë...
Sot data shënon 28 nëntor. Më poshtë do ju njohim me ngjarje...
Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Pogradec, ...
Shqipëria feston sot 106-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë....
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjehdur një video ku valvi...
Xhengiz këshillon Arzun të mos bjerë në sy me sjelljen e saj...
Ambasada amerikane ka zgjedhur t’i urojë shqiptarëve ditën e...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u zotua t'u ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...