web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plagoset me thikë i riu/ Dërgohet me urgjencë në spitalin Korçës

28 Nëntor 2018, 10:42, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në në fshatin Podgorie, Maliq, ku një 28-vjeçar dyshohet se është plagosur me thikë.

Sipas uniformave blu, shtetasi M.B, rreth 28 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se është goditur me mjet të mprehtë (thikë) nga shtetasi Ë.B, 28 vjeç.

I plagosur është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





Lajmet e fundit nga