Ndryshon moti/ Ja çfarë pritet për orët në vijim
Orët e para të ditës mbeten me vranësira dhe shira të izolua...
Të jesh pa të ardhura apo pa një punë në Shqipëri ke më shumë mundësi të ndihesh i diskriminuar se në çdo vend tjetër të Europës. Paradoksalisht, një ndër shtetet me të ardhurat për frymë më të ulëta në Europë (përveç, Kosovës, Ukrainës e Moldavisë) i shikon me përçmim personat e varfër.
Një sondazh i Komisionit Europian lidhur me mbështetjen dhe përjashtimin social, ka nxjerrë në pah këtë tendencë.
Të anketuarit nga vendet e BE-së dhe atyre kandidate, në kuadër të një sondazhi për cilësinë e jetës janë pyetur nëse binin dakord apo jo me pohimin: ?Disa njerëz më shohin me përçmim për shkak të situatës me punën ose të ardhurat?.
Befasuese është përgjigjja e të anketuarve nga shteti më i varfër i Europës. 33% e shqiptarëve janë përgjigjur se ata bien dakord me këtë pohim, përqindje që është shumë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europiane prej 14% dhe po ashtu, edhe në krahasim me vendet e tjera të rajonit.
Vetëm 11% e malazezëve pohojnë se ata shihen me përçmim për shkak të situatës me punën dhe të ardhurat, 18% e turqve, 19% e serbëve dhe 20% e maqedonasve.
Pas Shqipërisë renditet Rumania (27%), ndërsa shtetet që e kanë më të ulët përçmimin ndaj të varfërve janë Suedia, Spanja dhe Sllovakia, me vetëm 8%.
Ata që ndihen më shumë të diskriminuar janë meshkujt, me 36% të tyre që kanë rënë dakord me pyetjen, në raport me 30% të femrave shqiptare.
Adoleshentët shqiptarë nuk e vrasin shumë mendjen, teksa 19% e grupmoshës nga 18-24 vjeç binin dakord me pohimin në fjalë. Ata që e vuajnë më shumë janë të rinjtë e moshës nga 25-34 vjeç, kur dhe pritshmëritë ndaj tyre janë më të larta. 38% e tyre u përgjigjën se shihen me përçmim për shkak të situatës me punën apo të ardhurat.
Ndërsa rekordin e mban grupmosha 35-49 vjeç, ku dakord me pohimin ranë 43% e të anketuarve, shumë më e lartë sesa mesatarja europiane prej 15%.
Të varfrit e ndiejnë më shumë, me 44% të grupit I (ku kategorizohen ata me të ardhura më të ulëta) që pohojnë se shihen shtrembër pasi nuk kanë një punë të mirë apo shumë të ardhura.
Të dhëna të tjera të Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se dy shtetet shqipfolëse, Shqipëria dhe Kosova, renditen të fundit në Europë (pa përfshirë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik) për të ardhurat për frymë.
Për vitin 2018, Shqipëria vlerësohet të ketë të ardhura për frymë prej 5261 dollarësh, në vend të 102 nga 191 shtete, duke u përmirësuar me katër vende në raport me 2017-n, kur ishte në pozicionin e 106. Kosova, me të ardhura për frymë prej 4,324 dollarësh, renditet e 112-a./ Monitor
Orët e para të ditës mbeten me vranësira dhe shira të izolua...
DASHI 21. mars – 20. prill Gjatë kësaj të mërkure do të bën...
Ish ambasadori amerikan në Shqipëri Aleksandër Arvizu, i ësh...
Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka fol...
Debatet kanë shoqëruar gjithë takimin e sotëm të Komisionit ...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës së tij në em...
Ish-kryeministri Sali Berisha në studion e emisionit “Përbal...
Sot, në një ceremoni solemne e festive, Bashkia Tropojë e nd...
Emisioni “Stop” sjell me zë dhe figurë mënyrën se si mund të...
Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e sotme rastet e dy qytetarëve që...
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Kosova është...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë në emisionin...
Avokati Altin Goxhaj është shprehur se Lulzim Basha, që kur ...
Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka lëshuar ak...
Zgjedhjet e PD-së në njësinë tetë në Tiranë i ka fituar Pë...
Shkrimtarja Elvira Dones ishte një nga mbështetëset më të fu...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë me anë të një njo...
Në PD vazhdon edhe këtë javë gara e turpit, si vazhdim i far...
Çështja e ndërtimit të aksit 2.2 kilometra te Astiri ka marr...
Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi ka komentuar deklaratat e ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...