Portali nxjer zbuluar deputetin e Bashës
Çështja e ndërtimit të aksit 2.2 kilometra te Astiri ka marr...
Në PD vazhdon edhe këtë javë gara e turpit, si vazhdim i farsës së nisur në korrikun e 2017, duke thelluar brënda asaj partie mungesën e lirisë, demokracisë, frymës së besimit, sinqeritetit, duke eleminuar rradikalisht zërat kundër dhe kontributet e emrave dhe figurave, që ndoshta duhej të ishin shansi i fundit për të ringjallur shpresën tek demokratët e mashtruar në bazë. Edhe pse mendjen e ka tek banorët e Astirit, duket se zoti Basha nuk ka harruar të shpallë pasditet e fundit, edhe ?garën për kryetarë të degëve në PD?, duke deklaruar se ?ata do të jenë drejtuesit e demokratëve deri në fitoren e madhe? etj, etj.
Duke parë nga afër dhe larg ?garën? e deritanishme në disa degë të PD në rrethe nga ku dolën edhe ?fituesit?, nuk është e vështirë të konstatosh se, gjithçka ka nisur dhe po bitiset, si një vazhdim i misionit shkatërrues të asaj partie. Gara e Lulzim Bashës, mbetet jo vetëm farsa, por edhe tallja më e madhe me ata demokratë që ndoshta edhe sot e kësaj dite presin reagimin e kryetarit të partisë, për të rigrupuar dhe ringritur nga themelet ngrehinën politike. Gara e Lulzim Bashës në rrethe, mbetet zhgënjimi i rradhës për ata qindra e mijëra demokratë të lodhur, të cilët tashmë kanë fshirë nga memorja e tyre mendimin dhe shpresën se, një ditë PD do të bëhej demokratike dhe europianiste. Gara e nisur, është turrja pas rrëmbimit dhe jo marrjes së votave, është turrja pas zaptimit dhe privatizimit të postit, dhe jo fitorja me votën e lirë të anëtarësisë, dhe kjo ka ndodhur në pothuajse të gjitha degët ku deri tani janë ?zgjedhur? kryetarët e rinj të zotit Basha.
Si mund të pretendosh garë të ndershme në degët e Partisë Demokratike, kur atje mungojnë strukturat, forumet, seksionet dhe grupseksionet, mungojnë listat e sakta numerike të anëtarësisë, mungojnë emrat dhe kandidatët garues, mungon fryma e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit mes demokratëve të bazës, mungon besimi ndaj kupolës drejtuese të partisë dhe lidershipit të saj.
E ndërsa zoti Basha merret ditë-natë me Astirin, duket se ai harron se Parti Demokratike ka vetëm në Tiranë (të paktën në SHQUP) duket se harron se degët e rretheve i ka të shpartalluara, dhe do të duhen vite për ti rigrupuar ato si dikur. Gara e zotit Basha për kryetarë të PD në rrethe, ngjason më tepër me zgjedhjet për administrator të pallateve treseksionësh, dhe kjo për nga numri i organizatorëve, apo dhe pjesmarrja e tyre. Në shumicën e degëve në rrethe, ka dështuar ringritja dhe rizgjedhja sipas statutit e kryetarëve të seksioneve dhe grupseksioneve, ka dështuar rivaliteti paanshëm, duke mbajtur të fshehta listat e anëtarësisë, apo dhe duke ushtruar presione mbi ata që kanë guxuar të bëhen pjesë e asaj ?gare?.
Zgjedhja apo ?rizgjedhja? e atyre që sot zoti Basha mund ti quajë nga zori ?kryetarët e rinj të fitores? mbetet një tjetër goditje e madhe për një parti, që akoma nuk ka vënë mënd, që akoma nuk e ka kuptuar se liria dhe demokracia e brëndshme kanë qenë dhe mbeten faktori determinant që kanë bashkuar dhe bashkojnë shumicën e popullit rreth një force politike. Ajo çfarë pritej nga gara e papritur e zgjedhjes së kryetarëve të rinj në degët e rretheve, ishte ndryshimi dhe jo pranimi pa kushte i rezultatit nga çdo demokrat që sot nuk ndjehet i sigurtë për fatin e votës në bazë, pritshmëri ishte barazia dhe garancia e një fushate të drejtë dhe të pavarur, por ka ndodhur dhe po ndodh e kundërta.
Për gjithçka ka ndodhur dhe po ndodh në bazë zoti Basha natyrisht ka dijeni, ka informacion të detajuar madje, por preferon të heshtë duke pranuar degradimin e procesit, ashtu siç bëri në korrikun e 2017. E ndërsa fushata elektorale për zgjedhjet lokale ka trokitur, duket se PD po shkon drejt saj në rënie të lirë, duke preferuar më mirë humbjen e tyre në shkallë vendi, se zgjedhjet e lira demokratike brënda degëve në rrethe. Kjo është garë kaubojsish zoti Basha, dhe jo garë kandidatësh brënda një Partie Demokratike.
Çështja e ndërtimit të aksit 2.2 kilometra te Astiri ka marr...
Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi ka komentuar deklaratat e ...
Mbrëmjen e sotme në emisionin Fiks-Fare do të transmetohet s...
Gazetari Mentor Kikia me anë të një postimi në rrjetet socia...
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku është shpreh...
Instituti i Studimeve Politike organizatë e shoqërisë civile...
Nga Miron ҪakoArmiqësia ekziston kur dy njerëz ose dy palë u...
E kam fjalën për llaxoren tonë që na sillet çdo ditë nëpër k...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është...
Media në prehrin e saj merr shumë akuza. Që nga kryeministri...
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka lëshuar akuza...
Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz gjatë një t...
Jemi zyrtarisht në sezon festash. Melania Trup zbuloi dekori...
Këngëtarja e njohur Elvana Gjata, e cila konsiderohet si shk...
Inxhinieri, Xhevahir Ngjeqari gjatë një interviste në studio...
Pas vendimit të qeverisë kosovare për vendosjen e taksës 100...
Ditën e djeshme Lorik Cana ka ndarë me ndjekësit e tij në In...
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka zbuluar de...
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë po shqyrton propozimin e p...
Monedha e përbashkët europian është zhvlerësuar për kundrejt...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...