web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ambasadorja gjermane ultimatum opozitës/ Shkoni në Parlament

27 Nëntor 2018, 15:47, Aktualitet CNA

Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz gjatë një takimi në Korçë i ka vënë ultimatumin opozitës.

Schütz ka thënë se opozita duhet të jetë në Parlament sepse ka ligje për t?u miratuar.

“Ne jemi të mendimit që në demokraci nevojitet një opozitë por edhe për këtë opozitë vendi është në parlament dhe unë i bëj apel opozitës që të kthehet përsëri në parlament sepse ka shumë ligje për tu miratuar si reforma e kodit zgjedhor , për të cilat nevojitet edhe vota e opozitës”, -mësohet të ketë thënë ambasadorja.

Kurse për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian Schütz ka deklaruar se shpreson të arrihet brenda vitit 2019./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga