Mjetet shpërthyese në protestë/ Publikohen rezultatet shokuese
Zëvendës ministrja e Brendshme Romina Kuko ka dalë sot para ...
Në mbështetje të banorëve të ?Astirit?, shtëpitë e të cilëve pritet të shemben në kuadër të projektit për Unazën e re, ka shkuar sot edhe nënkryetari i PD, Edi Paloka.
Në një prononcim për mediat, numri dy i PD-së, është shprehur se tek Unaza e Re qeveria po bashkëpunon me krimin për të kërcënuar banorët të dalin nga shtëpitë.
Paloka theksoi se kriminelë ordinerë po punojnë për ata që kanë marrë premtimet për të ndërtuar pallatet pas dëbimit të banorëve.
Gjithashtu deputeti demokrat, ka akuzuar Ramën dhe Veliaj, që sipas tij janë gati të bëjnë gjithçka për të gllabëruar 40 milionë euro.
?Rama Veliaj nuk do të japin dëmshpërblimet. Banorët tek Stacioni i Trenit, nuk kanë marrë asnjë qindarkë deri më sot. Për problemin Edi Rama ka vetëm një zgjidhje ? largimi sa më parë i tij nga drejtimi i vendit. ?-tha ndër të tjera Paloka.
Intervista e Palokës:
Pyetje: Zoti Paloka, edhe njëherë tjetër në mbështetje të banorëve të Astirit, por sot, përveç disa arrestimeve të ditëve më parë, kishte sërish dhunë. Si e komentoni këtë? Policia dhunoi një prej protestuesve.
Paloka: Kjo nuk është ndonjë e re për këtë regjim. Ky është një regjim që për interesat e xhepit të Edi Ramës nuk merr parasysh asgjë, as strehën e fëmijëve, as shëndetin e të sëmurëve që kanë futur kokat në këto streha. Shiheni, kanë ngritur gjithë policinë në këmbë. Krimi bën qejf, krimi bën kërdinë, ky ngre gjithë policinë kundër banorëve të kësaj zone, që në fund të fundit po mbrojnë një të drejtë që jo vetëm ia jep Kushtetuta. Ia jep e drejta njerëzore. Të gjithë ne kemi të drejtë të kemi një strehë mbi kokë e ca më tepër, ju e keni parë, e keni ndjekur si gazetarë. Çdo histori e tyre është një dhimbje më vete. Fëmijë që ngelen rrugëve, se u marrin prindërit dhe i çojnë në polici. Fëmija 8-vjeçar, e dëgjuat dhe në Gjykatë, ngeli rrugëve se i kishin marrë prindërit dhe ia kishin çuar në polici, njerëz që kanë invalidë nëpër shtëpi e s?dinë ku t?i fusin kokat. Kjo është ana njerëzore.
Pse ndodh kjo? Sepse një monstër që ne e kemi për kryeministër, i pangopur bashkë me këtë Velinën e bashkisë, kërkojnë të fusin miliona të tjera në xhep. Këtu është krimi bashkë me Edi Ramën. Sot banorët më denoncuan një fakt tjetër. Çfarë ndodh ditën me policinë, është histori tjetër me atë që ndodh natën. Natën vijnë kriminelë. Kriminelë ordinerë që siç duket kanë marrë premtimet për të ndërtuar pallatet kur të dëbohen këta banorë. Vijnë dhe kërcënojnë banorët. Ma thanë para 5 minutash banorët. Vijnë natën me xhama të zinj, makina të maskuara dhe u bëjnë presion banorëve, kriminelë ordinerë. Me siguri janë pjesë të atyre që do të marrin leje për pallate nesër. Kjo po ndodh këtu. Vazhdon bashkëpunimi i politikës me krimin. Nuk pyetet për fëmijët. Edi Rama dhe Erjon Veliaj janë gati të bëjnë gjithçka, për ndjenja njerëzore nuk bëhet më fjalë. Ndjenja njerëzore nuk kanë më ata. Nuk njohin më as ligj, as Kushtetutë.
Këta banorë kanë të drejtë të rrinë në shtëpitë e tyre, as me kompensim, as me një mënyrë tjetër nuk ka për t?i nxjerrë Edi Rama nga shtëpitë, ligjore, jo e jo.
Ta harrojë se me këto metoda përçarëse që po përdor, për të marrë diku, për të joshur dikë, për t?i dhënë diçka më shumë dikujt, që pastaj ta nxjerrin në televizion dhe të thotë, ja, këta banorë e pranuan.
Kush pranon?
Kush nga ju? Kush qytetar do të pranonte që të dilte në rrugë?
Çdo qytetar duhet ta mendojë si për vete.
Të të thonë, se nesër do të dalësh nga shtëpia, me gjithë familje, me gjithë fëmijë, me gjithë ç?ke, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë me gjithësecilin nga ju.
Sepse ashtu ka ndodhur. Ne ikemi provat. Stacioni i trenit, s?ka marrë një qindarkë deri më sot. I nxorën si bastardë nga shtëpitë e tyre, sot s?kanë marrë asnjë qindarkë. Kjo është mënyra që njeh ky zotëria.
Pyetje: Zoti Paloka çfarë mendon Partia Demokratike në protesta masive, bazuar jo vetëm në kauzën e banorëve të ?Astirit?, por edhe në kauza të tjera.
Paloka: Unë kam bërë thirrjen time, jo thjesht si i Partisë Demokratike, por duke parë që qytetarë të cilët dhunohen, grupime qytetarësh që dhunohen nga kjo qeveri, janë tashmë të shumtë, nuk janë vetëm banorët e ?Astirit?.
Ju patë në të njëjtën ditë kur protestonin banorët tek Parlamenti, protestonin studentët.
Protestonin minatorët.
Janë bërë shumë njerëzit, që po dhunohen nga kjo qeveri. Absolutisht duhet të bashkohen të gjithë. Ne na kanë në krah. Ka vetëm një zgjidhje, ka vetëm një problem. Problemi është Edi Rama, zgjidhja është, largimi, qërrimi sa më parë i Edi Ramës nga ajo karrike.
Zëvendës ministrja e Brendshme Romina Kuko ka dalë sot para ...
Emocionet e Ligës së Kampionëve zbresin në fushë sot në mbrë...
Është zbardhur dëshmia e biznesmenit 45-vjeçar Ajaks Boshnja...
Qimet nën lëkurë përveçse estetikisht nuk duken mirë mund të...
Adhurimin për të dashurin e Dua Lipës, Isaac Carew e kemi sh...
Shawn Mendes më në fund e pranoi, atë çfarë na kishte tortur...
Dashuria e ka kthyer këngëtaren Adelina Ismaili në një vajzë...
Kris Jenner nuk do t’ia dijë aspak për të motrën e saj, Kare...
Propozimi për martesë është një ndër momentet më magjike në ...
Prej fundjavës po përflitej se këngëtarja me origjinë shqipt...
Gjithmonë është thënë lart e poshtë në “Instagram” se Kourtn...
Kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Dejan G...
Protestës së banorëve të zonës së “Astirit”, i janë bashkuar...
Emisioni “Stop” pritet të sjellë sonte me zë dhe figurë mëny...
Presidenti Meta dekoroi sot ish-ambasadorin amerikan në Tira...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shpreh...
Gjykata ka liruar 37-vjeçarin Geldo Hoti, i cili ishte i pra...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar ...
Eurostat ka publikuar sot të dhënat mbi çmimet e energjisë e...
Kryetari i parlamentit së Shqipërisë, Gramoz Ruçi, doli konf...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...