Video- Punë në Gjermani/ Kamera e fshehtë në ‘Stop’ tregon si sigurohet pasaporta me 1000 euro
Emisioni “Stop” sjell me zë dhe figurë mënyrën se si mund të...
Sot, në një ceremoni solemne e festive, Bashkia Tropojë e nderoi me titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Tropojës ish-presidentin e dytë të Kosovës, prof. dr. Fatmir Sejdiu, me motivacionin: Për kontributin e dhënë në të gjitha proçeset transformuese, demokratizuese dhe shtetndërtuese të Kosovës, vazhdues i denjë i veprës historike të Presidentit Rugova?.
Titullin e lartë ia dorëzoi kryetari i Bashkisë së Tropjës, z. Besnik Dushaj.
Në ceremoni ndodheshin dhe kryetari i Këshillit Bashkiak të Tropojës, z. Imer Hoxha; ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, dr. Islam Lauka; z. Xhem Neza ? një nder personalitetet trojenike të Tropojës, etj. si dhe familjarë e miq të ish-Presidentit Sejdiu ? të ardhur nga Kosova.
Prof. dr. Fatmir Sejdiu i lindur më 1952 në Podujevë të Kosovës, i origjinës së hershme nga Geghyseni i Tropojës në Shqipëri (çka e deklaron dhe vet, edhe sot), i diplomuar e doktoruar dhe pedagog në Universitetin e Prishtinës; kryer studime të thelluara në Francë e Amerikë; me disa studime e botime shkencore, ka qënë President i Kosovës në dy mandatime (2006-2008, 2008-2010).
Prof. dr. Fatmir Sejdiu është ndër bashkëudhëtarët dhe vazhduesit dinjitarë elitarë e aktiv të kauzave e veprës së dr. Ibrahim Rugovës? Presidentit historik të Kosovës, prej nga 23 dhjetori 1989 i Kuvendit Themelues të LDK-së e, mbasandejna, në të parin Kuvend Zgjedhor më 1991 u zgjodh antar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, në Kuvendin Zgjedhor të 1992-shit antar i Kryesisë së LDK-së, në atë të vitit 1994 u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së dhe tani është President Nderi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Prof. dr. Fatmir Sejdiu ka qënë dhe antar i Komisionit Qendror për Organizimin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës (1991); ndër njerëzit kryesorë për përgaditjen dhe organizimin e Zgjedhjeve Parlamentare dhe Presidenciale të Republikës së Kosovës (1992, 1998). Ai ka qënë dhe deputet i Kosovës në disa legjislatura si dhe i zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit, kryetar i Komisionit për Çështjet Kushtetuese, etj.
Ish Presidenti i Kosovës gëzon disa dekorata për veprimtarinë e tij si nga Presidenca e Kosovës Medaljen Presidenciale (2018) për rolin dhe kontributin e tij për Pavarësinë e Kosovës dhe për rolin e tij udhëheqës që ka pasur për procesin e Vjenës për bërjen e Kosovës shtet të pavarur; nga Presidenca e Shqipërisë me dekoratë nga ma të lartat: ?Urdhri Gjergj Kastrioti Skënderbeu? (2008) për kontributet e tij për Lirinë e Pavarësinë e Kosovës dhe demokracinë në Shqipëri, për forcimin e marrëdhanieve në mes dy vendeve; me titullin ?Honoris Causa? nga Universiteti i Tiranës (2006); si dhe në Tropojë me titullin ?Qytetar Nderi? i komunës së Margegajt (2011), që shtrihet përgjatë luginës së Valbonës; etj.
Prof. dr. Fatmir Sejdiu, para, gjatë e pas mandatave të tij Presidenciale ka qënë dhe mbetet i interesuar për Tropojën, mbetet i lidhur me problematika, zhvillime e personalitete të Tropojës; ka dhanë kontribute të tij për shumçka e ndër vite për Tropojën, por do të thoshja se Tropoja e Tropojanët mirëpresin nga ish Presidenti i Kosovës e ?Qytetar Nderi? i Tropojës, që të ketë ma shumë lobim e vetveprime për integrimet e Tropojës (Malësisë së Gjakovës) me Kosovën dardane, si për fillimin e kryemjen e vepres madhore autostradore Koridorin Adriatik-Alpe, si dhe për rikonstruksion e asfaltim të autorrugës nga Buçaj-Gegaj-Koshare e thirrun ?Rruga e Lirisë? së Luftës së fundit të Kosovës (edhe me ngritje Pikë Kufitare e Doganore në Padesh-Koshare); të autorrugës nga Kami në Qafë të Prushit, etj.
Të jesh ?Qytetar Nderi? në Tropojë është nder e krenari e lartë, pasi Tropoja është toka dardane e personaliteteve të shquara kombëtare shqiptare të politikës e diplomacisë në funksione e detyra të larta ndërkohna, si: Haxhi Zekë Byberi, Binak Alia, Hasan Prishtina?Hero i Popullit, Bajram Curri?Hero i Popullit, prof. dr. Sali Berisha, Azem Hajdari?Hero i Demokracisë, dr. Rexhep Krasniqi, Besnik Mustafaj e dhjetra të tjerë, ndër të cilët tashma renditet meritor dhe prof. dr. Fatmir Sejdiu, i origjinës së hershme tropojane (nga Geghyseni i Krasniqes), ?Qytetar Nderi? i Tropojës e ish Presidenti i Kosovës e vazhdimtari i vepres së dr. Ibrahim Rugovës.
Emisioni “Stop” sjell me zë dhe figurë mënyrën se si mund të...
Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e sotme rastet e dy qytetarëve që...
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Kosova është...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë në emisionin...
Avokati Altin Goxhaj është shprehur se Lulzim Basha, që kur ...
Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka lëshuar ak...
Zgjedhjet e PD-së në njësinë tetë në Tiranë i ka fituar Pë...
Shkrimtarja Elvira Dones ishte një nga mbështetëset më të fu...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë me anë të një njo...
Në PD vazhdon edhe këtë javë gara e turpit, si vazhdim i far...
Çështja e ndërtimit të aksit 2.2 kilometra te Astiri ka marr...
Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi ka komentuar deklaratat e ...
Mbrëmjen e sotme në emisionin Fiks-Fare do të transmetohet s...
Gazetari Mentor Kikia me anë të një postimi në rrjetet socia...
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku është shpreh...
Instituti i Studimeve Politike organizatë e shoqërisë civile...
Nga Miron ҪakoArmiqësia ekziston kur dy njerëz ose dy palë u...
E kam fjalën për llaxoren tonë që na sillet çdo ditë nëpër k...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është...
Media në prehrin e saj merr shumë akuza. Që nga kryeministri...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...