web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthim me bombë në Afganistan/ Humbin jetën 3 ushtarë amerikanë

28 Nëntor 2018, 14:45, Aktualitet CNA

Tre ushtarë amerikanë janë vrarë në Afganistan, kurse tre të tjerë janë plagosur, si pasojë e një shpërthimi  me bombë.

Mësohet se kjo ngjarje ka ndodhur në qytetin e Gaznit.  Sulmi është marrë përsipër nga talibanët.

Tre ushtarët kanë humbur jetën gjatë një operacioni për të eleminuar militantët e al-Kaidës.

Gjatë këtij viti 11 ushtarë kanë humbur jetën në operacione në Afganistan./ CNA.al





Lajmet e fundit nga