Protestuesit në refren kërkojnë largimin e Ramës: Duam dorëheqjen
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Nga Kreshnik Kuçaj
Shqipëria e ka festuar gjithnjë në mënyra të ndryshme përvjetorin e shpalljes së pavarësisë, sidomos përvjetorët jubilarë ku janë përdorur simbolika të veçanta apo janë inauguruar vepra që i kanë qendruar kohës.
Festimet e para të përvjetorit të Pavarësisë në vitin 1913 janë të vetmet imazhe fotografike që ekzistojnë, e që shpeshherë konsiderohen si imazhe të momentit të ngritjes së flamurit me 28 nëntor 1912 në Vlorë.
Si u festua 20 vjetori i Pavarësisë. Rivarrimi i Ismail Qemalit dhe vepra e Odhise Paskalit
Një ndër ceremonitë më të mëdha të zhvilluara kanë qenë ato të 20 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë në nëntor të vitit 1932. Krahas festimeve të shumta, një element i këtyre festimeve që duhet evidentuar është rivarrimi i Ismail Qemalit, në një ceremoni të posaçme nga Kanina e Vlorës në qytetin e Vlorës.
Festimet e 20 vjetorit të pavarësisë parashikonin një program thuajse 1 javor që kulmuan deri në mesnatën e datës 28 nëntor.
Në këto manifestime merrnin pjesë përfaqësues nga autoritetet kryesore të vendit,deputetë, trupi diplomatik dhe në emër të mbretit si përfaqësues ishte inspektori i përgjithshëm i ushtrisë gjenerali Leon De Ghilardi.
Krahas koncerteve të shumta u zhvillua edhe një tur ciklistik nga Tirana në Vlorë dhe një kurs motociklistik Tiranë-Durrës.
Në mëngjesin e 28 nëntorit të vitit 1932, në qytetin e Vlorës, në sheshin e Flamurit u bashkuan një grup i madh njerëzish për të kremtuar ditën e shënuar. Prefekti i Vlorës Abedin Nepravishta do të mbante një fjalë të rastit, për të vijuar më pas me një takim në bashki e më tej automjetet do të niseshin drejt Kaninës ku ishte i varrosur Ismail Qemali.
Eshtrat e themeluesit të Pavarësisë u vendosën në një arkivol të mbuluar me flamurin e me elemente të tjera kombëtare. Një automobil me eshtrat e Qemalit do të vijonte rrugëtimin drejt Vlorës i shoqëruar nga një numër i madh njerëzisht që e bënë rrugën në këmbë.
Rivarrimi i Atit të Pavarësisë do të bëhej në kopshtin e qytetit të Vlorës, në një ceremoni të posaçme ku do të mbanin fjalime përfaqësues të mbretit, qeverisë, Parlamentit dhe autoritetet lokale të Vlorës etj.
Në varr u vendosën mbi 50 kurora lulesh nga të gjitha autoritetet e Shqipërisë. Varri i bërë prej mermeri ishte vepër e skulptorit shqiptar Odhise Paskali ndërsa shpenzimet ishin paguar nga Ahmet Zogu.
Si u festua 25 vjetori i Pavarësisë! Programi simbolik me 25 pika, nga kërkimi i eshtrave të Skënderbeut, Panteoni, Lahuta e Malësisë te konkursi për himnin e ri
Manifestime të mëdha që do të mbaheshin me rastin e Pavarësisë ishin edhe ato të 25 vjetorit në vitin 1937. Për kremtimet e 25 vjetorit të Pavarësisë do të ngrihej një komison shterëror i posaçëm që do të hartonte një program simbolik me 25 pika.
Programi i festimeve të 25 vjetorit të pavarësisë parashikonte organizimin e një serë aktiviteteve të ndryshme në periudhën 20 nëntor deri me 28 nëntor.
Referuar programit të botuar në revistën ?Leka? të vitit 1937, për festimet ishin ngritur komisione të posaçme.
Në listën e aktiviteteve të planifikuara për t?u realizuar për rastin e 25 vjetorit ishin organizimi i ekspozitave të ndryshme dhe i manifestimeve folkloristike, konferenca të ndryshme nëpër qytete të ndryshme, një konkurs për himnin e ri të flamurit ku fituesi merrte 2 mijë franga ari, një ekspozitë arti me seksion fotografik, koncerte me muzikë të huaj e shqiptare, shfaqje teatrore, botime të ndryshme historike e studimore për Shqipërinë, mes të cilave edhe Lahuta e Malësisë e Gjergj Fishtës.
Po ashtu, në programin e 25 vjetorit të pavarësisë ishte edhe zbulimi i monumentit të Skënderbeut, riemërtimi i shkollave duke u vendosur emra atdhetarësh që nuk jetonin më dhe krijimi i Panteonit Kombëtar në kryeqytet.
Po ashtu, me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë parashikohej shpallja e monumenteve kombëtare për kështjellat e Shqipërisë, ndërtesën e Kongresit të Lushnjes, varrin e Ismail Qemalit, mauzoleumin e Nënës Mbretëreshë dhe për kishat e xhamitë e vendit me vlerë historike dhe arkeologjike.
Në program parashikohej gjithashtu që në Lezhë të kërkohej varri i Skënderbeut me qëllim që në rast se gjendeshin eshtra të silleshin në Tiranë për t?u vendosur në Panteonin Kombëtar dhe në Lezhë të ngrihej një përmendore e përshtatshme. Nëse nuk gjendeshin eshtra, atëhere duhej të sillej balta e vendvarrimit për t?u vendosur në Panteon.
Programi parashikonte gjithashtu të zhvilloheshin parada festive e kampionate sportive në disiplina të ndryshme. Në këtë kuadër, ishte parashikuar edhe një kampionat futbolli ku fituesi të merrte kupën e 25 vjetorit të Pavarësisë.
Një event tjetër i parashikuar ishte inagurimi i stacionit radiofonik shqiptar ku Ahmet Zogu do t?i drejtohej edhe me një mesazh të rastit popullit shqiptar.
Po ashtu, ishte parashikuar edhe themelimi i një arke për përkrahjen shoqërore dhe i atij që do të emërtohej ?qarku i gjakut shqiptar?. Ndërkohë, me 28 nëntor parashikohej që në të njëjtën orë kur u ngrit flamuri në Vlorë në 1912, të ngrihej flamuri në të gjithë Shqipërinë.
Vlora dhe kryeqyteti u zbukuruan me motive kombëtare. Në sheshin ?Skënderbej? në Tiranë u vendos një shqiponjë e madhe ndërsa në shtylla të ndryshme nëpër bulevard u vendosën shqiponja të vogla dhe flamuj kombëtare.
Në Tiranë në këto manifestime mbërritën shqiptarë nga të gjitha trojet, të veshur me kostume kombëtare duke krijuar në këtë mënyrë një kolorit veshjesh.
Si u festua 50 vjetori i Pavarësisë në 1962! Nga bustet e vëllezërve Frashëri te ?Ylli i Artë? për Vlorën
Gjatë periudhës së regjimit komunist, festimet e përvjetorit të Pavarësisë së 1912 do të realizoheshin sëbashku me festimet për Çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë. Më vendim të posaçëm nga data 26 deri me 29 nëntor të vitit 1962 qeveria do të kryente funksionet në qytetin e Vlorës ku 50 vite më parë ishte shpallur pavarësia.
Në kuadrin e këtyre festimeve, punonjës të ndërmarrje në mbarë vendin kishin marrë përsipër që të realizonin para afateve detyrat e parashikuara në planin zhvillimor të radhës. Gjatë këtyre ditëve do të zhvilloheshin ceremoni të shumta inaugurimesh për fillimin e punimeve për fabrika të reja.
Në Elbasan u inaugurua fillimi i punimeve për ndërtimin e fabrikës së metalurgjisë së zezë ndërsa në Tiranë u inaugurua fillimi i punimeve për ngritjen e fabrikës së pllakave të drurit. Po ashtu, u pre shiriti dhe nisi nga prodhimi Fabrika e Mobiljeve në Elbasan ndërsa në Shkodër u bë inaugurimi i fillimit të punimeve në 3 vepra të reja industriale.
Një event i rëndësishëm i mbajtur në këto ditë ishte edhe Konferenca e Studimeve Albanologjike ku morën pjesë albanologë të ndryshëm nga vende të ndryshme. 600 linguistë, historianë e bashkëpunëtorë shkencorë të Universitetit të Tiranës morën pjesë në këtë konferencë që u konsiderua me shumë rëndësi për jetën shkencore.
Në listën e aktiviteteve të këtyre ditëve ishte edhe inaugurimi në Tiranë i busteve të vëllezërve Frashëri dhe i bustit të patriotit arbëresh Jeronim de Rada.
Në Elbasan u ngrit monumenti i lëvruesit të gjuhës shqipe Konstandin Kristoforidhi ndërsa në Valikarth ku Skënderbeu zhvilloi betejën legjendare kundër turqve u ngrit një monument.
Ndërkohë qyteti i Vlorës u zbukurua me rastin e festimeve dhe delegatë të ndryshëm nga i gjithë vendi u nisën në Vlorë për të marrë pjesë në festimet e planifikuara. Qeveria e zhvendosur këto ditë në Vlorë, sëbashku me Komitetin Qendror dhe Presidiumin zhvilluan mbledhje të përbashkëta. Qytetit të Vlorës iu dorëzua një çmim i posaçëm ?Ylli i Artë?.
Pjesë e aktiviteteve ishin edhe nderimet për Bajram Currin, Selam Musain etj. si vlerësim për kontributin e tyre pas shpalljes së Pavarësisë së vendit. Ndërkohë, u inaugurua në Vlorë edhe shtëpia muze ku kishte pasur selinë qeveria e përkohshme e Vlorës.
Një event tjetër që u mbajt me rastsin e 50 vjetorit ishte edhe çelja e një ekspozite kombëtare të arteve figurative me piktura, skulptura e grafikë që përfaqësonin luftën e Shqipërisë për liri e pavarësi.
Në mbrëmjen e 27 nëntorit u mbajt një mbledhje e madhe kushtuar 50 vjetorit të pavarësisë. Me rastin e festimeve ishin organizuar shumë shfaqje e koncerte.
Me 28 nëntor, në sheshin e Flamurit u zhvillua një manifestim i madh, ku u ngrit flamuri. Ceremonia u shoqërua me krisma topash. Po ashtu, u dorëzua edhe stafeta e 50 vjetorit të Pavarësisë ndërsa u mbajtën marshe e manifestime të mëdha të punonjësve të Vlorës.
Paralelisht me manifestimet në Vlorë, edhe në Tiranë u mbajtën organizime të ndryshme festive ku u ngrit flamurit. Festimet do të mbylleshin me një shfaqje fishekzjarresh në Tiranë dhe në Vlorë.
Kremtimet e 70 vjetorit të Pavarësisë, inaugurimi i Muzeut të Krujës dhe i monumentit të Bajram Currit
Festime të mëdha u realizuan edhe në vitin 1982, me rastin e 70 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Gjatë ditëve të festave të nëntorit të vitit 1982 u inaugurua edhe Muzeu Kombëtar ?Gjergj Kastrioti Skënderbeu? i njohur edhe si Muzeu i Krujës. Përurimi i muzeut u bë më 1 Nëntor 1982 në kështjellën e Krujës.
Më rastin e 70 vjetorit të pavarësisë së vendit, u inaugurua edhe monumenti i Bajram Currit në Tropojë.
Po ashtu, u çel edhe një ekspozitë kombëtare kushtuar 70 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë ndërsa u mbajt një konferencë kombëtare për historinë.
Ashtu si në përvjetorët e tjerë, nuk do të mungonin koncertet festive e mbledhjet ceremoniale në qytetin e Vlorës./ SCAN
Donald Trump ka sulmuar sërish rrjetin CNN, duke thënë se rr...
Pas qëndrimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e dj...
Lindita Protoduari, një prej banoreve të Astirit ka bërë një...
Me rastin e mbushjes së 40 ditëve nga vdekja e 35-vjeçarit, ...
Një lloj implanti i gjoksit, i përdorur nga miliona femra në...
Ish-ministri Paskal Milo i ftuar në emisionin “Top Talk” në ...
Tre ushtarë amerikanë janë vrarë në Afganistan, kurse tre të...
Kur mendoni për jetën tuaj, me shumë siguri keni vite ose pe...
Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ish-presidentin e Kroacisë,...
Në 106-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, pre...
Parlamenti i Republikës së Maqedonisë, pa debat, dje në mbër...
Këta bij dhe bija të tokës arbërore kanë vëretuar se edhe nj...
Presidenti rus, Vladimir Putin, nëpërmjet një mesazhi dërgua...
Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka ironizuar veshjen e kry...
Skena horrori janë parë nga udhëtarët e trenit në linjën he...
Ish i dashuri i Kim Kardashian ka hedhur poshtë deklaratën e...
A e dini se ekziston një menu ushqimesh për bukurinë? Nëse n...
Në këto ditë prezantimi jonë me botën është shumë më i rëndë...
NASA ka raportuar uljen me sukses të robotit të saj në plane...
Martesa e Justin Beiber dhe Hailey Badlwin ishte një surpriz...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...