“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Menaxhimi i padinjitetshëm që Ilir Meta i bëri ?krisjes? institucionale për çështjen Lleshi ka hedhur edhe njëherë hije të forta dyshimi për parimësinë e qëndrimeve të kundërshtarëve të Edi Ramës. Ashtu sikurse Lapsi.al e ka analizuar (shiko linkun poshtë), sot kur vendi është ribërë me ministër të brendëshëm, gjithëkush e ka të vështirë të kuptojë se përse, kur nevojitej një interpretim aq i thjeshtë kushtetues, u kërkuan senaca me dyer të mbyllura të parlamentit dhe u lëshuan britma qeshrake se po rilindte Enveri NR 2.E gjithë kjo fryrje e paskrupullt të bën të besosh në fabulën e ngritjes të tensionit për të fituar sa më shumë në pazarin e radhës me Edi Ramën.
Në thelb kjo që bëri tani, Ilir Meta, është e ngjashme me fabulën e Lulzim Bashës në çadër. Edhe ai u ngujua për tre muaj në bulevard, u betua se nuk do të hynte me Ramën kryeministër në zgjedhje dhe pastaj shkoi e u ul në tryezë me të për të marrë vetëm disa javë kontrollin e drejtorive të OSSHE dhe Legalizimeve.
Të gjitha këto kompromise të neveritshme po e forcojnë përditë e më shumë dyshimin e njerzve se nuk ka asnjë ndryshim mes regjimit kleptokrat të Edi Ramës dhe opozitës zyrtare.
Askush nuk mund ta kuptojë dot se si mund të fshihen përbetimet për bllokimin e rrugës së kombit, në këmbim të një qeraje më të ulët për zyra.
Askush nuk mund ta kuptojë dot shkeljen e syrit që u bëhet oligarkëve që ndajnë paratë me shefin e qeverisë duke u çuar mesazhe: ?Do ju biem nga pak se kështu na e do puna?.
Askush nuk mund të kuptojë dot se si ndodh që ata që kanë vjedhur dje në bashkëpunim me Berishën, sot po e bëjnë pa u hyrë gjemb në këmbë me Edi Ramën.
Pikërisht kjo ballo me maska ku të gjithë luajnë me sikur, po i bind edhe më spektikët, se edhe bombat e përgjimeve që opozita parajajmëron të shpërthjejë (nga ato për dëshmi të reja të vjedhjes së votës deri tek implikimi i familjarëve të kryeministrit me trafikantë) nuk kanë asnjë qëllim tjetër veçse rrëmbimin e një llokme nga pazaret miliardshe të Ramës, ose në rastin më fatlum, ndarjen e pushtetit në tavolinë me të.
Natyrisht nuk ka dyshim se këto fakte alarmante popmpohen dhe stërmadhohen edhe nga propaganda e pushtetit. Qeverisjes totalisht të diskredituar të rilindjes tashmë nuk i ka mbetur as tjetër nën mëngë veç se të rrëfejë se rivalët e saj janë po aq keq sa dhe ajo. Pra në këtë tablo ku të vërtetat më të frikshme mpleksen me gënjeshtrat më monstruoze, kundërshtarët e Ramës po njolloset përditë e më shumë. Ata tashmë, më tepër se nga ç?do gjë, rrezikohehen nga fallciteti i një opozite fasadë. Dhe një opozitë e tillë që mendon veçse për përfitimet e liderëve të saj, as nuk ngjall besim, as nuk motivon dot njerëz, as nuk ka fuqi të krisë sadopak këtë pushtet të korruptuar me kredibilitetin në fund të këmbëve.
Prandaj më shumë sesa misioni denoncues të cilin tashmë e ka realizuar (me kanabisin, dekriminalizimin, hajdutërinë e kocesioneve, PPP-ve dhe grabitjen e votive) koalicioni PD-LSI duhet të investohet në kredibilitetin e vet. Ata nuk e kanë më luksin të luajnë duke e mbajtur një këmbë brenda sistemit. Ata duhet të vetsakrifikohen duke hedhur tej çdo ofiq dhe duke dëshmuar se nuk e kanë të pamundur të ribëhen qytetarë të thjeshtë. Vetëm ky proces i vështirë privimi personal mund të ndryshojë kurbën e besimit tek opozita. Sepse përndryshe, sa herë Ilir Meta të lëshojë alarmin e ringjalljes së Enverit, apo Luli të bëjë sikur po bojkoton parlamentiin, njerzit do të tallen dhe do të thonë me përçmim: ?e kanë hallin të lëpijnë kockën e rradhës?.
Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën disa ditë më parë është...
Gazetari Spartak Koka i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të Nis...
Një nga anëtarët e Grupit Nismëtar të Unionit LURA, Hekuran ...
Banorët e Astirit vijojnë protestën e tyre në ditën e katërm...
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, që tashmë ndodhet në arra...
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka reaguar...
Pjesë e listës së ekstremistëve grekë, të cilët kërkojnë hak...
Shefi i Qeverisë, Edi Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku ...
Arratisja e ish-kryeministrit Maqedonas, Nikolla Gruevski ka...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në vendin e q...
Ngjarja që tronditi mëngjesin e djeshëm qytetin e Elbasanit,...
Kryeministri Rama ka publikuar sot në faqen e tij në rrjetet...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar so...
Një aksion blic është ndërmarrë nga policia dhe FNSH sot në ...
Ish-presidenti Bujar Nishani i është bashkuar zërave që kanë...
Këngëtari i talentuar, Dr.Flori ndërroi jetë, si sot katër v...
Përfaqësuesi “Lëvizjes për shpëtimin e PD-së”, ish-kreu i de...
Ish-kryetari i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen ...
Nëntë persona, mes të cilëve edhe 5 punonjës në Doganën e Qa...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...