Protestuesit e larguan nga protesta/ Zmbrapset Shehaj
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...
Ish-presidenti Bujar Nishani i është bashkuar zërave që kanë reaguar në lidhje me protestën që po zhvillojnë banorët e zonës së Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.
Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shkruan se gjatë kohës kur drejtonte Presidencën ishte përballur me shumë akuza nga Rilindja për çështjen e pronave, akuza të cilat i cilëson si ?shpifje mjerane se gjoja isha i motivuar politikisht apo për interesa të konfliktit personal.?.
Më tej ai shkruan se ?Qëllimi im ka qenë dhe mbetet denoncimi dhe sensibilizimi i bashkëqytetarëve për rrezikun real që ekziston dhe rritet çdo ditë ndaj lirive, të drejtave dhe normalitetit tonë qytetar e shoqëror.
Pikërisht në ligjin e PRONAVE, mospajtimi im ishte dhuna e atij akti ndaj të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë për pronën dhe gëzimin e saj.
Sot, kemi jo një por disa raste kur evidentohet qëllimi fashist i atij ligji të rilindësve?.
Gjithashtu, ish-presidenti mes të tjerash u ka dhënë disa mesazhe ?fashistëve të rinj? siç e cilëson ai këtë qeveri, ndërsa shton se ?vetëm familjet e Unazës së Re por të gjithë Shqipërisë janë nën dilemën hamletjane: ?të jenë apo të mos jenë??. Po ashtu ai tha se shpejt do t?ju vij radha të gjitha këtyre dhunimeve që të dalin në ditën e ballafaqimit me të drejtën dhe ligjin.
Reagimi i plotë i Nishanit:
Të nderuar miq, kur kam bërë betejën time institucionale si President i Republikës me veprimet antikushtetuese të Qeverisë Rilindëse për shumë ligje skandaloze të saj e midis të tjerash ligjin për PRONAT jam ndeshur me sulme dhe shpifje mjerane se gjoja isha i motivuar politikisht apo për interesa të konfliktit personal.
Nuk jam angazhuar tu kthej përgjigje shpifarakëve për arsye se qëllimi im nuk ishte dhe nuk do të jetë kurrë thjesht të instaloj një debat shterpë me anarkistët.
Anarkia nuk e kupton dhe as e meriton debatin kushtetues, institucional dhe civil.
Qëllimi im ka qenë dhe mbetet denoncimi dhe sensibilizimi i bashkëqytetarëve për rrezikun real që ekziston dhe rritet çdo ditë ndaj lirive, të drejtave dhe normalitetit tonë qytetar e shoqëror.
Pikërisht në ligjin e PRONAVE, mospajtimi im ishte dhuna e atij akti ndaj të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë për pronën dhe gëzimin e saj.
Sot, kemi jo një por disa raste kur evidentohet qëllimi fashist i atij ligji të rilindësve.
Më i fundit barbaria e një pushtetit anarkistësh mbi qindra familje në zonën e Unazës së Re në Tiranë.
Fashistët e rinj të vetquajtur ?antifashistë? pa asnjë procedurë ligjore, duke injoruar e dhunuar çdo parim e gërmë të Kushtetutës së Shqipërisë (Kapitulli i Lirive dhe Drejtave Themelore) vendosin ti marrin pa kundërshpërblim të drejtë shtëpitë e bisneset qindra familjeve.
Fashistët e rinj të vetquajtur ?antifashistë? nuk ngurojnë as ti quajnë shpellarë (njerëz të kategorisë së dytë) ata shqiptarë ?faji? i vetëm i të cilëve është se ata nuk janë oligarkë që të financojnë blerjen e votave apo vrasës e trafikantë që të vjedhin e grabisin vota për rilindësit.
Fashistët e rinj të vetquajtur ?antifashistë? nuk kanë nevojë më, të shantazhojnë e kërcënojnë gjyqtarët për interesat e tyre, ata i kanë asgjesuar fare gjykatat kryesore, atë të Lartë dhe atë Kushtetuese.
Fashistët e rinj nuk kanë nevojë ti mbyllin me ligj mediat, ata i blejnë dhe i vënë në shërbim të tyre pikërisht me paratë që ju grabisin qytetarëve duke ju marrë pronat e bisneset.
Fashistët e rinj nuk kanë nevojë të rilindin monizmin sepse ata i blejnë, vjedhin e tjetërsojnë votat me ?karrotë? apo me ?shkop?, si dha sa t?jua ketë qejfi, pa ju thënë askush ?plaç? me gojë.
Pas hetimeve dhe denoncimeve prej agjensive të huaja të grupeve kriminale dhe trafikantëve të drogës në Vlorë, Shkodër, Krujë, Shijak, legjitimiteti kushtetues i kësaj qeverisje ka rënë.
Hetimet treguan se votat u blenë e u
tjetërsuan nga vullneti i lirë i popullit.
Parimet e Kopenhagenit kanë rënë totalisht në Shqipëri.
Fashistët e rinj nuk kanë nevojë për legjitimitet kushtetues.
Me moralin, parimet, pushtetin e tyre ata i japin vetes të drejtë të injorojnë demokracinë dhe në vend të qeverisjes për ta bërë jetën e qytetarëve sa më të lehtë dhe normale ata kanë preokupimin ti shërbejnë paligjishmërisë dhe amoralitetit të oligarkëve.
Qytetarët tek Unaza e Re nuk janë kundër investimit dhe përmirësimit të infrastrukturës. Interesi i tyre në këtë përmirësim është më i madh se interesi i rilindësve.
Por interesi i rilindësve nuk është infrastruktura për qytetarët por që hapësira e pamatë, shkëlqimi i rrugës, paratë e shqiptarëve të shkojnë përpara pallateve të ndërtuara prej oligarkëve të rilindësve.
Fashistët e rinj nuk kanë shqetësim shtëpitë modeste të familjve të thjeshta shqiptare por janë në hall për çmimet e shitjes së ndërtimeve të oligarkëve në zonën atje.
Historia na ka mësuar shumë gjëra.
Mbi gjithçka atë se: ?asgjë e askush nuk është i përjetëshëm?.
Shpejt do t?ju vij radha të gjitha këtyre dhunimeve të dalin në ditën e ballafaqimit me të drejtën dhe ligjin.
Shpejtësinë e rendjes së kohës e kanë në dorë shqiptarët.
Të gjithë, pa përjashtim!
Sot, jo vetëm familjet e Unazës së Re por të gjithë Shqipërisë janë nën dilemën hamletjane: ?të jenë apo të mos jenë? ?!
Disa po ikin!
Kjo nuk është e ardhmëja më e mirë.
Këngëtari i talentuar, Dr.Flori ndërroi jetë, si sot katër v...
Përfaqësuesi “Lëvizjes për shpëtimin e PD-së”, ish-kreu i de...
Ish-kryetari i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen ...
Nëntë persona, mes të cilëve edhe 5 punonjës në Doganën e Qa...
Pas deklaratës së sotme të kreut të PD-së, Lulzim Basha, i c...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimit me str...
Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa ka hedhur akuza t...
Policia ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me aksidentin ...
Aktori legjendar Anthony Hopkins është një ndër personat fat...
Ish-ministri i drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë, shtëpitë e të cilëve...
Investigimi i linjave ndërkombëtare të trafikut të kokainës ...
Jargët kryesisht janë pasojë e pështymës së tepërt, gjë që d...
Nëse partneri yt i dha fund lidhjes me siguri që ka një arsy...
Princi William dhe Kate Middleton kurrë nuk e kanë mohuar fa...
Edhe pse Kylie Jenner dhe Travis Scott janë ndër njerëzit më...
Aktori Brian Austin Green nuk e takon me djalin e tij të par...
Kylie Jenner organizoi një mbrëmje fantastike në shtëpinë e ...
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa ka qenë e...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe pla...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...