web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pisllëku në kokën e dushit është i “gjallë”, këto janë bakteret e tmerrshme që “jetojnë” në banjën tuaj

5 Nëntor 2018, 12:25, Aktualitet CNA

Një studim, që në fokus kishte bakteret që strehohen nëpër tualete, ka zbuluar se kokat e dushit janë një ?parajsë? për këto mikroorganizma.

Hulumtuesit zbuluan se mycobacteria është një ndër bakteret më të zakonshme në dush.

Ata zbuluan se ky lloj bakteri është shumë më i përhapur në Shtetet e Bashkuara sesa në Evropë. Gjithashtu u zbulua se mycobacteria lulëzon më shumë në ujin e rubinetit komunal sesa në ujë pusi.

Noah Fierer nga Boulder deklaroi:

Ekziston një botë mahnitëse mikrobike që lulëzon në banjon tuaj dhe mund të ekspozoheni sa herë që bëni dush. Shumica e këtyre mikrobeve janë të padëmshme, por disa prej tyre janë dhe ky hulumtim na ndihmon të kuptojmë se si veprimet tona mund të ndryshojnë përbërjen e këtyre komuniteteve mikrobike.?
Mycobacteria priren të jenë disi rezistente ndaj disinfektantëve me bazë klori që përdoren më shumë në Shtetet e Bashkuara sesa në Evropë ? kështu që në Evropë, llojet e tjera bakteriale mund të kenë kushte më të mira për të lulëzuar

Hulumtuesit zbuluan gjithashtu se mycobacteria gjendej më shumë në kokat e dushit metalike sesa në ato plastike.





Lajmet e fundit nga