Skandal në FSHZH/ Korrupsion me tenderin 130 milion euro?
Sot në mesditë, Fondi për Zhvillimin e Rajoneve, se në bazë ...
Sot CNA.al ka denoncuar publikisht një aferë që po zhvillohet në Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Rajoneve, në lidhje me tenderin 130 milion euro për rrugën e Lumit të Vlorës. Por palarlajmërimin për këtë skandal e kemi bërë një vit më parë. Linku https://www.cna.al/2017/11/16/skandali-ne-fshzh-paravendoset-fituesi-i-tenderit-45-milione-euro-per-rrugen-e-lumit-te-vlores/
CNA.al denoncoi faktin se prej disa muajsh janë bërë ftesat dhe më pas janë dhënë dhe ofertat teknike, ndërkohë që sot duhet të hapeshin ofertat financiare, për të mbyllur proçedurën dhe për të shpallur fituesin e tenderit për një investim mjaft të rëndësishëm për qarkun e Vlorës 130 milionë euro për rrugën e Lumit të Vlorës, por mesa duket korrupsioni ka ?mbytur? Fondin Shqiptar të Zhvillimit, drejtorin e këtij institucioni Benet Becin, dhe zv.drejtorin Tritan Brahimaj.
Pikërisht për të vërtetuar denoncimin e bërë nga CNA.al, ne kontaktuam nëndrejtorin Tritan Brahimaj, të cilin e pyetëm në lidhje me tenderin dhe a do të shpalleshin sot fituesit.
Zoti Brahimaj tha se nuk do të shpalleshin sot fituesit dhe do të shikohen vetëm ofertat teknike. Sipas tij, proçedura që do të bëhej është vetëm hapja e ofertave teknike. Më pas këto do t?i çohen donatorëve dhe më pas do të hapen ofertat financiare. Kjo është procedura që do të ndjekin, konfirmoi Brahimaj për CNA.al, duke pranuar denoncimin e CNA-së dhe duke pranuar që në FSHZH po zhvillohet një aferë e pastër korruptive.
Për më shumë, po sjellim argumentat.
Prej kohësh, rreth 20 kompani kanë çuar ofertat e tyre teknike dhe janë kualifikuar vetëm pesë prej tyre. Çfarë ofertash të tjera teknike do të hapë më tej zoti Brahimaj, Benet Beci apo FSHZH-ja?
Është përdorur një fazë parakualifikuese, ku teknikisht janë larguar shumë kompani dhe kanë hyrë vetëm pesë në garë. Pra, një skenar dhe një dorë po luan, duke tentuar të manipulojë tenderin. Korrupsioni po del hapur në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Nëndrejtori e thotë tullë, do të hapen ofertat teknike, do t?ua çojmë donatorëve, dhe më pas ato financiare.
Por, përse nuk i mbledh atëherë ofertat financiare në të njëjtën ditë me ato teknike, Fondi Shqiptar i Zhvillimit?
Cila është arsyeja që megjithëse e ka kryer një herë një fazë kualifikuese, kërkon sërish të shohë detaje teknike, kur e ka zhvilluar më parë si proçedurë?
Në fakt, kjo lojë gjoja proçeduriale, sipas rregullave të donatorëve është një shpikje alla shqiptarçe e Benet Becit në krye të FSHZH-së, sa herë që ai do të shpallë fitues atë që do, duke e bërë me një qëllim të caktuar. FSHZH-ja do të shpallë fitues atë që ka dëshirë, atë që ka paguar më shumë, atë që i ka ?kapur kokën? Benet Becit apo Tritan Brahimajt. Sepse nuk ka asnjë kuptim që të zhvillosh një fazë parakualifikuese, të ngelen pesë kompani dhe sërish të mos u hapësh ofertat, t?i lexosh hapur ato teknike dhe financiare dhe në bazë të pikëve të vlerësimit, duke e bërë hapur, shpallet dhe fituesi.
Por, FSHZH-ja kërkon të fshihet, kërkon të hapë më parë ofertat teknike, të lexojë ofertat financiare dhe askush nuk jep garanci që ofertat financiare nuk mund të ndryshohen.
Pra, nuk ka transparencë në tender. Dhe nuk është pak, por 130 milion euro tender, ku Benet Beci dhe ushtarët e tij po fusin turinjtë për të ngjyer. Dhe kjo proçedurë e ndjekur, ashtu siç kishte paralajmëruar CNA.al, jo vetëm mban era korrupsion, por tregon qartë skandalin që po ndodh në FSHZH për të manipuluar një tender 130 milion euro, ku po përdoren me qëllim dy kualifikime teknike, që më pas të fshihet oferta financiare dhe të ndryshohet për interes të atij që Benet Beci kërkon të shpallë fitues, duke përdorur juristët, nëndrejtorët dhe stafin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, të cilët do të jenë edhe ata që do të mbajnë përgjegjësinë ligjore mbi këtë skandal, të denoncuar nga CNA.al.
Prokuroria është përballë një tenderi korruptiv në flagrancë. Nuk ka arsye për të bërë sehir, mjafton të shkojë tek FSHZH-ja dhe i ka të kapur ?gafil? dhe mund të arrestojë në flagrancë për korrupsion, jo vetëm drejtorin e përgjithshëm, por të gjithë piramidën e tij korruptive, të cilët si bandë po manipulojnë një tender 130 milion euro./ CNA.al
Skandal në FSHZH/ Korrupsion me tenderin 130 milion euro?
Skandali në FSHZH/ Paravendoset fituesi i tenderit 45 milionë euro për rrugën e Lumit të Vlorës
Sot në mesditë, Fondi për Zhvillimin e Rajoneve, se në bazë ...
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka mbyllur fazën e parakualifiki...
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka lënë ambientet e Presidencës...
Lori Hoxha ka treguar se prej pak javësh ndodhet në Londër p...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një deklarat...
Pas deklaratës së ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, e c...
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi me kërkesë të tij është takuar...
Ditën e djeshme banorët e zonës së Astirit në Tiranë nga ‘Pa...
Kryeministri Edi Rama ka rënë dakort me grupin Parlamentar t...
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur ditën ...
Përveç se një futbollist i madh në fushë, Neymar njihet edhe...
Programi i ‘Xing me Ermalin’ këtë të shtunë nisi krejt norma...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Marsejë të Francës, pasi n...
Lyon/ Tirana, 5 Nëntor 2018Grupi “Euronews” dhe grupi “IN Me...
Me 27 tetor të këtij viti, papritur Fatmir Xhafaj dha dorëhe...
Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane dit...
Aktori i humorit Olsi Bylyku ka qenë dje i ftuar në emisioni...
Është një nga sëmundjet që po injorohet së fundmi, duke mos ...
Kryeministri Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar në faqen e ...
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në masivin pyjor midis...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...