web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FSHZH reagon për tenderin korruptiv/ CNA.al i kthen përgjigje

5 Nëntor 2018, 15:03, Aktualitet CNA

Sot CNA.al denoncoi publikisht një aferë që po zhvillohet në Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Rajoneve, në lidhje me tenderin për rrugën e Lumit të Vlorës, një skandal i cili ishte paralajmëruar nga ne një vit më parë.

Sot në mesditë, Fondi për Zhvillimin e Rajoneve, në bazë të procedurës ligjore, duhet të hapë ofertat financiare për kompanitë e parakualifikuara për tenderin e rrugës së Lumit të Vlorës, por ofertat nuk janë hapur duke ngritur dyshime se një skenar korruptiv po luhet ne zyrat e drejtuesve të institucionit.

Ndërkohë ne kontaktuam nëndrejtorin Tritan Brahimaj, të cilin e pyetëm në lidhje me tenderin dhe a do të shpalleshin sot fituesit. Zoti Brahimaj tha se nuk do të shpalleshin sot fituesit dhe do të shikohen vetëm ofertat teknike. Sipas tij, proçedura që do të bëhej është vetëm hapja e ofertave teknike.  Duke pranuar denoncimin e CNA-së dhe duke pranuar që në FSHZH po zhvillohet një aferë e pastër korruptive.

Por, pas këtyre denoncimeve të CNA.al, ka reaguar Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Në reagimin e FSHZH-së, më shumë sesa sqarim për atë që vërtetë ndodh në këto zyra, është një justifikim me qëllim që të mbulohet korrupsioni.

Në deklaratë pretendohet se tenderi ka qënë transparent dhe se nuk ka pasur ankimime nga subjektet.

?Ditën e sotme, datë 5 nëntor 2018, është hapur procedura për lotin 3 të projektit ?Rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës?, cila ka qenë në transparencë të plotë dhe nuk ka pasur asnjë kontestim nga kompanitë pjesëmarrëse. Sqarojmë gjithashtu se në këtë proces të ditës së sotme kanë marrë pjesë 5 kompani të huaja.

Në vazhdim të procedurës Komisioni do të bëjë vlerësimin e ofertave dhe pas marrjes së aprovimit për raportin e vlerësimit nga Donatori do të bëhet njoftimi dhe hapja e ofertave finaniare.?-thuhet në deklaratën e FSHZH-së.

Ndër më tej, pretendon se denoncimi në CNA.al është një formë presioni ndaj këtij institucioni. ?Si një isntitucion që e ka provuar ndër vite që udhëhiqet nga transparenca, integriteti dhe profesionalizmi, FSHZH ju bën thirrje që artikuj të tillë keqinformues, keqinterpretues të fakteve, aspak të saktë dhe që tentojnë të bëjnë presion dhe të hedhin baltë mbi punën e specialistëve tanë, të shmangen në të ardhmen.?-thuhet më tej në deklaratë.

CNA.al midis rreshtash të kësaj deklarate infantile dhe të keq përgatitur në zyrën e Benet Becit, sqaron se:

Në deklaratë nuk ka marrë përgjigje asnjë nga pikëpyetjet dhe akuzat që ne kemi hedhur ndaj FSHZH-së dhe procedurës së zhvilluar.

Së pari, FSHZH pretendon se firmat nuk janë ankuar, ndërsa më poshtë thotë se është një presion.

Por, presion i kujt dhe pse, nëse subjektet nuk janë ankuar?

Nuk ka asnjë presion dhe asnjë të pavërtetë, por është një denoncim i filluar nga CNA.al një vit më parë. Më poshtë po sjellim linkun e CNA.al, të një viti më parë, kur është bërë proçedura e parakualifikimit për këtë tender. https://www.cna.al/2017/11/16/skandali-ne-fshzh-paravendoset-fituesi-i-tenderit-45-milione-euro-per-rrugen-e-lumit-te-vlores/

Ne e kemi thënë me fakte se një nga firmat fituese, që ne e dimë dhe që ja kemi thënë edhe vetë zëdhëneses në telefon se kush është fituesi i këtij tenderi dhe atij që do zhvillohet nesër, pasi burimet tona kanë saktësuar se fituesit janë të paravendosur.

FSHZH-ja përpiqet të fshihet me proçedurat e donatorëve dhe thotë në deklaratë se janë proçedurat e tyre, por sërish ashtu sikurse ishte kontradiktor në qëndrimin e parë, është dhe në të dytin. Nuk jep përgjigje pse ka bërë dy faza parakualifikuese.

Pra, ka bërë një fazë parakualifikuese një vit më parë, ku nga 18 firma, ka lënë pesë dhe sot sërish me dokumente teknike zhvillon fazë parakualifikuese. Cili donator në botë kërkon dy faza parakualifikuese dhe përse duhen dy faza parakualifikuese?

Nga ana tjetër, FSHZH-ja sot ka marrë dosjet e ofertave financiare. Pse i ka marrë ofertat financiare dhe nuk i hap, kur ka bërë dy faza parakualifikuese?

Sepse sot ka pranuar vetë firma dhe së bashku me ofertat teknike duhej të hapeshin edhe ato financiare, por FSHZH-ja nuk e bën. Nuk i hap ofertat financiare, por hap për herë të dytë ofertat teknike dhe i quan parakualifikim, ndërkohë që një skualifikim është bërë një vit më parë.

Në deklaratën e dhënë FSHZH-ja ngatërrohet në rrjeshta dhe nxjerr zbuluar veten, duke u justifikuar sërish me proçedurat e donatorëve.

Por, ku ka dyshime për akte korruptive, nuk mund të thuash se është presion. Nuk mund të thuash se është presion kur t?i nuk hap ofertat financiare, apo kur bën dy faza parakualifikuese. Nuk mund të thuash se është presion, kur e vërteta të kap gafil dhe të nxjerr zbuluar.

Prej një viti ka filluar procedura. CNA.al e ka shkruar një vit më parë, sot subjektet në garë nuk kanë asnjë kontestim, ajo është punë e tyre. Pikërisht kjo tregon se ne nuk ushtrojmë presion, por ne themi të vërtetën dhe këtu i kërkojmë Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku dhe prokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj të fillojë hetimet kryesisht në lidhje me këtë skandal që po ndodh në Fondin e Zhvillimit të Rajoneve.

Ne e kemi paralajmëruar një vit më përpara që është një tender korruptiv. Provat e përmendura nga ne, pra mos hapja e ofertave financiare, duke u justifikuar me proçedurën dhe me zhvillimin e dy fazave parakualifikuese janë dyshime të forta se aty ka korrupsion dhe se fituesi është i paravendosur.

Askush, përfshirë Benet Becin, nëndrejtorët e tij apo dikë tjetër, nuk mund ta drejtojë gishtin nga ne. Gishtin duhet ta mbajnë përpara hundës së tyre dhe t?ja vënë kokës së tyre, pasi CNA.al ka raportuar korrektësisht çdo informacion që kemi pasur.

Ne sot kemi pasur gazetarët tanë në FSHZH dhe kemi zbardhur e investiguar gjithçka. Korrupsioni fshihet në zyrën e Benet Becit dhe vartësve të tij. Këtë le ta mësojnë edhe ndërkombëtarët apo donatorët të cilët financojnë Shqipërinë, sepse në këtë rast fondet e donatorëve po keqpërdoren. Sepse përdoren dy faza parakualifikuese dhe nuk hapen ofertat financiare, ku kjo e dyta është thelbi i një gare në një tender.

Por, Benet Beci e merr ofertën teknike, e merr dhe ofertën financiare, por tekniken e hap dhe atë financiare e mban në zyrë.

Jo pak raste ka pasur që janë arrestuar zyrtarë kur ka pasur skandale në drejtoritë e rrugëve apo në institucione të tjera publike, për ndryshim të dokumentacionit apo falsifikime në ndjekjen e procedurave të tenderave dhe kjo është provuar.

Benet Beci sot nuk mund të justifikohet, duke hapur njërën dosje dhe duke mbajtur mbyllur dosjen tjetër. Kjo tregon se është një garë e padrejtë dhe e pandershme.

Çdo deklaratë për shtyp jemi të gatshëm ta publikojmë, por Benet Beci nuk mund të fshihet pas gishtit. Sot, FSHZH-ja, Benet Beci apo vartësit e tij janë kapur në një akt korruptiv, sepse kanë fshehur ofertat financiare, duke u justifikuar me proçedurë./ CNA.al

Skandal në FSHZH/ Korrupsion me tenderin 130 milion euro?

FSHZH mbytet nga korrupsioni/ Nëndrejtori justifikon abuzimin 

Plas qelbi në FSHZH/ Korrupsion me tenderin e rrugës së Lumit të Vlorës, zbulohet skema





Lajmet e fundit nga