web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Sa herë e shkrepi armën komandoja”/ Flet Artan Hoxha

8 Tetor 2018, 20:38, Aktualitet CNA

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me atentatin e disa ditëve më parë në një lokal në bllok, ku mbeti i vdekur Fabjol Gaxha.

Duke folur nga studio e ?Opinion? Hoxha është shprehur se arma e krimit, përdorur nga komando Mervjol Bilo, e ka të fshirë numrin e serisë.

Më tej gazetari ka shtuar se kjo armë kishte të montuar një pajisje që rriste shpejtësinë në qitje.

Sipas Hoxhës, nga arma e Bilos janë shkrepur 10 plumba, ndërsa nga arma e viktimës vetëm një.

Postimi i plotë

?Për këtë lloj arme është kërkuar edhe ndihma e partnerëve për të gjetur numrin e serisë dhe prodhuesin e armës. Arma e viktimës ka qitur vetëm një plumb. Fisheku i dytë është gjetur në gojë. Arma tip ?Glock? e autorit, ka pasur një pajisje që rriste shpejtësinë në qitje. Ajo është një nga armët që ka qënë në duart e ligjit dhe tashmë ka kaluar në palën tjetër. Nga arma e Mervjol Bilos kanë dalë 10 plumba?, tha Hoxha. /CNA.al





Lajmet e fundit nga