web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata shokuese/ Çfarë e lidh me Ramën me ISIS?

18 Shtator 2018, 09:35, Aktualitet CNA

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve në Jalë, kundër prishjes së ndërtesave nga IKMT.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se ?Banoret kane te drejte, kur e quajne kryeministrin ISIS.?

Vasili e cilëson si të pabesë kryeministrin, ndërsa thekson se ?Pasi beri parade dhe tundi menderet gjithe beharin neper Jal, tani ky i pabese po sulmon poshtersisht pronat bisneset e ngritura me gjak e sakrifica.?

?Banoret e Jalit kane te drejte, kur quajne kryeministrin ISIS.

Banoret e Jalit te fshatit Vuno po perballen me sulmin felliqur dhe shkaterrimtar te kryeministrit.
Pasi beri parade dhe tundi menderet gjithe beharin neper Jal, tani ky i pabese po sulmon poshtersisht pronat bisneset e ngritura me gjak e sakrifica.
Vunoi eshte djegur nga okupatoret disa here, por ky kryeminister si gjakshprishur iu kaloi edhe atyre.?-shkruan Vasili në postimin e tij.

Kujtojmë këtu se në momentin kur IKMT ka ndërhyrë për prishjen e një lokali sot në Jalë, ka pasur akuza të forta dhe sharje në drejtim të Edi Ramës nga ana e familjarëve që kanë në pronësi biznesin. Ata dëgjohen duke e quajtur ISIS kryeministrin, ndërsa i kujtojnë atij faktin se kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa djali i tij jeton në luks./ CNA.al





Lajmet e fundit nga