web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria mbërthehet nga masa ajrore afrikane, shtatori është “gushti i ri”

18 Shtator 2018, 08:45, Aktualitet CNA

E marta e këtij mes shtatori ka nisur me një mot që siç thotë populli, mund ta vëreje që në mëngjes se çfarë dite ishte.

Një mot i kthjellët dhe i ngrohtë që ngjason më shumë me puhizën pranvere se sa me pragun vjeshtor.

Janë masat ajrore të nxehta me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit afrikan ato që po influencojnë temperaturat e larta në territorin tonë këto ditë.

I gjithë Gadishulli i Ballkanit është nën ndikim e këtyre masave ajrore të ngrohta dhe moti i tillë do të vijojë edhe përgjatë kësaj jave.

Sot moti do jetë i kthjellët, me pak vranësira përgjatë Ultësirës Përendimore, por temperaturat do vërviten mes min. 13°C dhe max. në 31°C.





Lajmet e fundit nga