web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk ke bërë asnjë punë konkrete”/ Rama habit me përgjigjen ndaj gazetarit

1 Shtator 2018, 18:47, Aktualitet CNA

Komentet në rrjetet sociale janë një punë shumë e rëndësishme për kryeministrin Edi Rama, i cili tashmë për të lehtësuar mundësinë e kthimit të përgjigjeve ka hapur një rubrikë të re ?Përgjigjaime?, ku replikon nëpërmjet videove.

Mbrëmjen e sotme, Rama ka zgjedhur t?i kthejë përgjigje gazetarit Leonard Bakillari, i fundit ky që shkruan “Bukuritë natyrore Shqipërisë nuk ja solli as Rilindja as ata që ishin para Rilindjes. Nëse doni të merrni merita për natyrën mund ta bëni, është e drejta juaj, Mendoj se është më mirë të merrni merita për ndonjë punë konkrete që duhet ta kishit bërë këto 5 vjet. Nuk është Shqipëria 3D z.Kryeministër!”

Pas këtij komenti ka reaguar kryeministri Rama, i cili është shprehur se ?Të gjithë shqiptarët të mos kujtojnë se unë fle rehat në fakt, se unë fitoj çdo krahasim me kundërshtarët, aspak.

Unë miku im e di mirë dhe nuk më zë gjumi nga plehrat që mbeten ende një problem i madh, nga nevoja ulëritëse në disa zona me rëndësi të vijës tonë bregdetare për ujësjellësa dhe kanalizime.

Janë standardet ende mizerabël të disa segmenteve rrugore, në rrugët e lëna rrugëve dhe sidomos shumë rrugëve të brendshme nga Velipoja e deri në Ksamil.

Pa folur për nyjen e Fierit që më është bërë si nyje këtu në fyt çdo ditë?. /CNA.al





Lajmet e fundit nga