web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video- Avioni merr flakë gjatë uljes në pistë

1 Shtator 2018, 18:30, Aktualitet CNA

Aeroplani Boeing 737 ka marrë flakë gjatë uljes në aeroportin e Soçit në Rusi.

Në bordin e tij ndodheshin 164 pasagjerë dhe 6 lider nga Moska, raporton BBC.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 18 persona, ndërkohë një punonjës i aeroportit ka ndërruar jetë, si pasojë e një ataku kardiak gjatë operacionit të shpëtimit.

Ministria e Transportit në Rusi me anë të një deklarate, ka sqaruar se përpara se të shpërthente në flakë, aeroplani kishte rrëshkitur në pistë  si pasojë e motit të keq.

Aeroplani Boeing 737, i linjës ?Utair?, ishte nisur drejt Moskës, por ka bërë një ulje të detyruar në Sochi, për shkak të reshjeve të dendura dhe stuhisë. /CNA.al

https://www.youtube.com/watch?v=vBDL4IyvtGs





Lajmet e fundit nga