Rama ka ndërhyrë për Ballukun?/ Braho-opozitës: Paraqitini provat në SPAK
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Dje, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, bëri një deklaratë të fortë para gazetarëve. Në çdo këndvështrim, ajo dukej korrekte. Basha tha një sërë gjerash të vërteta në lidhje me aktualitetin politik, ekonomik e kriminal në vend, i cili kulmoi me agresionin e armatosur ndaj gazetares Klodiana Lala.
Ajo çka bënte përshtypje ishte paralajmërimi ndaj Ramës për të mos kaluar vijën e kuqe! Loja me forcën, në fakt, ka qenë gjithmonë pika e tij e dobët. Raporti mes retorikës dhe faktit ka pasur në mes përrenj të rrëmbyeshëm ngjarjesh, që i kanë mbajtur pafund larg brigjet e tyre. Nuk është rasti për t?i përmendur ato me radhë sepse në 5 vite që Lul Basha qeveris PD-në, ato janë shumë.
Një farë mundi për t?i kujtuar e shkruar duhet, por është momenti për të pranuar se ka trokitur e thekshme nevoja për të ndërtuar një mur të kuq, të cilin, për delikatesë, e thërrasim vijë! Dje, Basha u vetofrua si murator i tij. Le t?i urojmë punë të mbarë, paçka se do duhej ta kishte filluar me kohë atë punë.
Ajo që ka ndodhur me ministrat e Brendshëm gjatë këtyre viteve është e pazakontë, tronditëse, por ende më tepër produkti i punës së tyre, kanabizimi i vendit dhe shndërrimi i Shqipërisë në bazë të narkotrafikut, kapja e të gjitha institucioneve, vakumi me gjykatat e plot bëma të tjera, e kanë merituar me kohë vijën e kuqe. Sot, korrupsioni e tejkalon edhe fantazinë e zënë rob nga propaganda e rilindjes.
Por, çështja është se shpesh opozita nuk ka besuar në kauzat e veta. E fundit qe mosbindja civile, që u katandis në vrasje kohe. Edhe kur ajo ka pasur të drejtë, ua ka ngarkuar në shpinë atyre që s?i mbanin dot. Këtë e ka kuptuar edhe elektorati, i cili ia zvogëloi asaj ndjeshëm mbështetjen në zgjedhjet e fundit.
Duket si paradoks, por është thjesht logjikë. Në këtë kontekst ku Edi Rama hyn si elefanti në kinkalerinë e varfër te shtetit tone pa asnjë vrasje ndërgjegjeje e sidomos pa shenja frike për të prishur Teatrin Kombëtar dhe në vend të tij ta mbushë me kulla e në rrëzë të tyre një hajat që do zëvendësojë godinën klasike, ndjeshmëritë që e tejkalojnë opozitën janë zgjuar.
Personalisht, qysh ditën e parë kur ky lajm i çmendur na zuri derën, kam besuar që opozita duhet ta politizojë maksimalisht këtë kauzë. Shembja e Teatrit ose mbijetesa e tij janë simbolika ndërmjet një demokracie në agoni (siç ngjan teatri i vjetër e i rrjepur) me autoritarizmin pa kundërshtar (simbolikisht i përfaqësuar nga kullat e betonit).
Basha ka premtuar vijën e kuqe. Ai duhet ta dijë se inflacioni me deklaratat dëmton, së pari, autoritetin e tij, së dyti, fuqinë opozitare dhe çka do të ishte më tronditëse, i jep mundësi Ramës të dëshmojë forcë dhe të ndjellë frikë për kohën në vazhdim. Kryetari i PD-së ka një mundësi të madhe për të futur në një kallëp identitar, deri tash të munguar, lidershipin e tij.
(Basha të kujdeset që të mos i trembë qytetarët me disa prej deputetëve të tij. Ata le të sjellin ujë e panine për protestuesit e të largohen me vrap). Por pas çdo mundësie fshihet një rrezik i madh. Fati ndihmon guximtarët, na ka mësuar Virgjili dhe sa herë guximi mungon, ai s?të ndihmon dot.
Me çadrën, Basha e mori një leksion kësisoj. Nëse e zbyth Ramën nga zgrapsja e tokës publike, Lulzim Basha duhet të merret seriozisht pas asaj dite. Nëse vija e kuqe shndërrohet në llastik si plënci, që fryhet sa më shumë që ha, opozita s?i ka bash mirë punët për gjatë. Deri tani, ndërtimi i vijave të kuqe ngjan me legjendën e Rozafës që endet ditën e prishet natën. Të shpresojmë që nga folklori po kalojmë në realitet.
Një gjë nuk ndryshon përtej veglave të opozitës për të ndërtuar apo jo, e vërteta se Edi Rama ka nevojë për një mur të kuq për të na shpëtuar ne nga mënyra si qeveris dhe veten nga barra e madhe e mëkateve. Duhet ta ndihmojmë veten dhe qytetarin Edi Rama, pse jo duke i besuar edhe dje Lulzim Bashës me shpresën që nuk do kalojnë mbi trupin e tij përsëri.
Gjermania ka qenë nën panik, pas shpërthimit të një rafineri...
Apeli i Krimeve të Rënda ka kthyer në burg ish-drejtorin e A...
Pas ngjarjes në Shkodër, ku mesditën e sotme humbi jetën një...
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar n...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një insp...
Teatri Kombëtar ishte një nga çështjet më të nxehta në sesio...
Gazetari Simon Shkreli me anë të një postimi në rrjetet soci...
Analisti Agron Gjekmarkaj në një opinion të tij ka reaguar n...
-Ose një rëfim për lebrozen Desada Metaj5 plumba kallashniko...
Një shtetas italian i dënuar me 8 vite burg u ekstradua ditë...
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Washington D.C ...
Pas atentatit bërë shtëpisë së prindërve të gazetares invest...
Gjatë mesditës së sotme, policia e Cërrikut ka ndërhyrë në k...
Ish-deputeti socialist në qeverinë Rama 1, Eduart Ndocaj gja...
Ish-Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka...
Një seri atentatesh kanë tronditur Shkodrën së fundmi, ku jo...
Një aksident i frikshëm është regjistruar në aksin Gostivar-...
Që prej 5 muajsh familja e Artur Lleshit nga fshati Zogaj i ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Tetovë, ku një 4...
Në Londër janë paradites së sotme u zhvillua një protestë ku...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...