Ndërron jetë John McCain/ Meta: Lajm i hidhur për të gjithë shqiptarët
Pas ndarjes nga jeta të senatorit amerikan John McCain, ka r...
Sufllaqet janë një ushqim i shpejtë mjaft popullor në Shqipëri i huazuar nga Greqia dhe Turqia. Mishi shërbehet me pite, sallatë, patate të skuqura dhe salca të ndryshme. Në dukje, kjo pjatë është për të lëpirë gishtat. Në të vërtetë, a do ta dini çfarë ka brenda në mishin që po hani?
Në teori, mishi për përgatitjen e donerit duhet të jetë prej pule, viçi, qengji ose derri. Por, janë pikërisht erëzat dhe salcat që e maskojnë mjaft mirë përmbajtjen e vërtetë të donerit.
Në rastin e donerit të pulës, është jashtëzakonisht e vështirë të kuptosh nëse mishi është i importuar ose vendas. Kjo pikërisht në këtë kohë kur e gjithë bota ashtu si edhe Shqipëria është tronditur nga lajmet e importit të mishit të kalbur apo me salmonelë nga Brazili.
Çfarë ka brenda mishit të sufllaqeve?
Një vëzhgim i AgroWeb.org në tregun e përgatitjes së donerit ka zbuluar se në 15% të rasteve mishi i reklamuar si pule, përmbante edhe mish viçi. Në raste të tjera, doneri i mishit të viçit përmbante edhe mish derri.
Nga pikëpamja shëndetësore, ajo që duhet të dini është se doneri nuk përgatitet nga copa të mirëfillta mishi pa dhjamë. Përkundrazi, shumica e donerëve që shihni në treg përgatiten nga mbetjet e mishit të viçit, derrit, pulës siç janë, këmbët, veshët, gjuha, bishti dhe mbetje të tjera të pazakonta që kasapët duhet t?i hedhin në plehra.
Gjatë prodhimit, mishi ose pjesë të tij përpunohen me erëza dhe shtypen duke marrë një formë cilindrike. Gjë që e bën të pamundur përcaktimin e prejardhjes së vërtetë të mishit, ose vërtetësinë e pretendimit të shitësve dhe prodhuesve.
E si të mos mjaftonte kjo, prodhuesit e donerit kanë shumë mangësi në shpjegimin e përbërësve dhe përqindjeve të duhura në produktet që ata shesin.
Donerët në të vërtetë kanë një përmbajtje shumë të lartë kripe dhe dhjami, që e bën masën shtazore më të lëngshme. Një porcion me doner përmban 14.7 gramë kripë, më shumë se dyfishin e sasisë së lejuar ditore të kripës që është 6 gramë.
Niveli i yndyrës është gjithashtu shqetësues: 117.2 gramë yndyrë.
Ndërkohë që doza ditore e lejuar për meshkujt është 95 gramë dhe për femrat 70 gramë. Kjo sasi është e barabartë me një shishe 750 ml me vaj vegjetal. Cilësia e këtij të fundit është për t?u diskutuar.
Nga ana tjetër, kur vjen puna te servirja e donerit, masa cilindrike zhvishet dalëngadalë ndërkohë që mishi rrotullohet dhe piqet.
Në shumë dyqane ku xhiroja nuk është shumë e madhe, një doner i plotë nuk shitet brenda ditës. Kjo do të thotë se ai paketohet, ruhet në frigorifer, në rastin më të mirë.
Ose vendoset të piqet sërish të nesërmen ose të pasnesërmen në varësi të shitjeve. Pra, i njëjti mish, ngrohet dhe ftohet çdo ditë deri në copën e fundit.
Për fat të keq, pavarësisht studimeve dhe vëzhgimeve është krejt e pamundur të dish plotësisht se çfarë përmban me të vërtetë ai ?mal? mishi në cilindër.
Fakte ushqimore
Një racion me doner përmban 175 kalori, 11.5 yndyrna, 60 mg kolesterol, 265 mg kripë.
Po ashtu përmban 2 gramë karbohidrate, 0.5 gramë fibër, 0.5 gramë sheqer dhe 16 gramë proteina.
Nëse njeriut i nevojiten normalisht 2,000 kalori në ditë.
Një racion me doner ofron 25% të dozës së lejuar ditore të yndyrnave të ngopura, 20 përqind të kolesterolit, 10 përqind të kripës dhe 30 përqind të proteinave.
Pas ndarjes nga jeta të senatorit amerikan John McCain, ka r...
Edhe një javë duhet dhe zyrtarisht mbyllet stina e verës edh...
Presidenti Ilir Meta ende nuk i ka përfunduar pushimet. Mëng...
Një punonjës i policisë kufitare të Kakavijës është aksident...
Një incident i shënuar në Orikum, pasi një makinë është përp...
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm ka publikuar në rrj...
Senatori amerikan, 81-vjeçari John McCain ka ndërruar jetë d...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e dielë 26 g...
Përfitoni nga kjo fundjavë për të kaluar më shumë kohë cilës...
Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka reguar pas...
Indonezia nuk po gjen paqe, pasi edhe gjatë pasdites së sotm...
Google ashtu si Facebook, ka nisur aksionin për pastrimin e ...
Banorët e Keralas në Indi pas përmbytjeve, po përballen me n...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në profilin e tij n...
Politikanja serbe Vesna Peshiç, ka dalë kundër idesë për një...
Ish-Drejtori Sportiv i Juventus, Luciano Moxhii, ishte i pra...
Kompanitë e huaja që operojnë në Shqipëri nuk i investojnë p...
Një analist me përvojë i çështjeve të Ballkanit, thotë se Sh...
Një tërmet me magnitudë 6 ballë është regjistruar gjatë pasd...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Izraeli është pajtuar të tërhiqet nga dy zona në Libanin j...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka lejuar kompaninë Anthro...
Në historinë e qeverive maqedonase ka pasur shumë ndryshim...
Pavarësisht armëpushimit, SHBA dhe Irani kanë kryer sulme ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...