Foto- Breshka e rrallë shfaqet në breg
Një person ka zbuluar një breshkë gjigande 100 vjeçare të ko...
Një ish-shef i zbulimit gjerman thotë se sekretet e NATO-s nuk janë të sigurta nëse ndahen me Austrinë, duke iu bashkuar shqetësimit në rritje midis agjensive të inteligjencës perëndimore rreth lidhjeve të ngushta mes ministrave të lartë austriakë dhe Rusisë.
Në Perëndim është shtuar frika rreth besueshmërisë së Austrisë që nga shkurti i kaluar, kur nga një bastisje policore në selinë e agjensisë austriake të inteligjencës u sekuestruan disa dosje sekrete. Bastisja nxiti dyshimet se qeveria e ekstremit të djathtë të Austrisë e kishte urdhëruar bastisjen për arsye politike, shkruan VOA.
“Natyrisht, ka një kujdes të jashtëzakonshëm kur shkëmbejmë informacione”, tha për gazetën gjermane Bild, August Hanning, ish-kreu i shërbimit të zbulimit të huaj të Gjermanisë, BND. “Fshehtësia duhet të ruhet. Kjo është, sigurisht, tepër e vështirë kur ke një situatë të tillë në Austri, “shtoi ai.
Zyrtarë të lartë në Partinë e Lirisë, që është në një qeveri koalicioni me Partinë Konservatore Popullore Austriake, kanë bërë thirrje për heqjen e sanksioneve perëndimore mbi Rusinë, të vendosura për aneksimin nga Rusia të Krimesë ukrainase në 2014.
Austria shmangi dëbimet e koordinuara perëndimore të diplomatëve rusës pas helmimit në fillim të këtij viti të një agjenti rus dhe vajzës së tij në Britani, e cila ka fajësuar Kremlinin për incidentin.
Afërsia në rritje midis Partisë së Lirisë dhe Kremlinit u theksua javën e kaluar kur kreu rus Vladimir Putin ishte mysafir nderi në dasmën e ministres së jashtme të Austrisë Karin Kneissl, mbajtur në një vreshtë në kodrat piktoreske të Austrisë jugore.
Pjesëmarrja e Putinit e shndërroi ceremoninë private në një ngjarje politike të profilit të lartë dhe nxiti një stuhi kritikash në media ndaj zonjës Kneissl për të cilën tha se u përul përpara presidentit rus.
“Kneissl në gjunjë para Putinit, ky është një turp,” shkruante e përditshmja austriake Der Standard, duke shtuar: “Ministrja e jashtme ka humbur të gjithë kredibilitetin nga mënyra se si e trajtuar Putinin”.
Gazeta Washington Post raportonte javën e kaluar, një ditë para dasmës së zonjës Kneissl, se disa agjenci të inteligjencës perëndimore kishin ndalur shkëmbimin e informacioneve sensitive me homologët e tyre austriakë, duke ngritur alarmin se sekretet mund t?i jepeshin Moskës.
Oficerët e policisë gjatë kontrollit të muajit shkurtit morën dokumentet e klasifikuara të paketuara në arka dhe në qese plastike.
Austria nuk është vendi i vetëm i NATO-s që po shkakton alarm në perëndim, në një atmosferë të rritjes së partive populiste, miqësore ndaj Kremlinit në të gjithë Evropën.
Në muajin mars, VOA njoftoi se agjencitë amerikane të sigurisë po vlerësonin se çfarë dokumentesh zbulimi mund të ndaheshin me homologët italianë pas formimit në Romë të një qeverie koalicioni mes Legës së djathtë dhe Lëvizjes së Pesë Yjeve (M5S). Ashtu si Partia e Lirisë, Lega e Italisë ka një pakt formal bashkëpunimi me Partinë Rusia e Bashkuar.
M5S dhe Lega kundërshtojnë sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, duke thënë se sanksionet kanë dëmtuar Italinë po aq sa Rusia. Marrëdhëniet midis agjencive amerikane dhe italiane të inteligjencës nuk janë aq të ngushta sa janë me disa vende të tjera perëndimore dhe të NATO-s.
Një person ka zbuluar një breshkë gjigande 100 vjeçare të ko...
Shkëncëtari gjerman Johan Goldamer do të drejtojë një hetim ...
Një familje nga fshati Kuç i Vlorës ka kërkuar ndihmë financ...
Prokurori i Përgjithshëm amerikan Jeff Sessions kritikoi të ...
Dhuna në familje po merr përmasa alarmante në Gjirokastër. N...
Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka folur në lidhje me influ...
Një 10-vjecar ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një ka...
Kreu historik i demokratëve, Sali Berisha ka komentuar ngjar...
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka propozuar që të mirato...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar skandalin e firma...
Nazer Seitaj, një personazh i shumëdiskutuar në Shqipëri dhe...
Prej 3 ditësh ka nisur pelegrinazhi në malin e Tomorrit. Dat...
Një vajzë pesë vjeçe me iniciale A.H, rrezikoi të mbytej në ...
Kur flitet për reformën në drejtësi dhe për politikanët e ko...
Çfarë dite në Uashington! Dy ndër më të besuarit e Donald Tr...
Pushimet e ministrave kanë përfunduar dhe mëngjesin e të pr...
Ditën e sotme në Shqipëri u regjistruan dy vatra zjarri, një...
Gjykata për Krimet e Rënda zgjati afatin e hetimeve për Sajm...
Një burrë i vjetër me mjekër të plotë dhe me kasketë zbret t...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...