Foto- Lëkura bagëtish e gjak në çdo cep/ Pamje të frikshme nga pelegrinazhi në malin e Tomorrit
Prej 3 ditësh ka nisur pelegrinazhi në malin e Tomorrit. Dat...
Nazer Seitaj, një personazh i shumëdiskutuar në Shqipëri dhe i etiketuar nga media si ?financiari i Habilajve? la ambientet e burgut mesditën e së enjtes dhe sipas avokatit të tij, u zhvendos në shtëpinë e tij në Romë, ku do të qëndrojë në ?arrest shtëpie?.
Avokati i Seitajt, Detar Hysi i tha BIRN se lirimi nga burgu erdhi pasi Gjykata e Katanias vendosi të lehtësonte masën e arrestit me burg.
?Iu drejtuam Gjykatës Italiane për të rivlerësuar masën e sigurisë, pasi dosja e hetimeve për klientin tim është e veçuar dhe në bazë të provave që paraqitëm, u ndryshua masa e sigurisë,?tha Hysi, duke pretenduar se klienti i tij nuk është anëtar i bandës së Habilajve.
Hysi u tregua i rezervuar në dhënien e detajeve të tjera, me pretendimin se publikimi i tyre dëmton hetimin, por saktësoi se 41 vjeçari Seitaj po hetohet për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.
?Është e vërtetë që emri i Nazer Seitajt përmendet në përgjimet e bëra nga policia italiane, por hetimet në ngarkim të tij janë veçuar. Gjithsesi duhet të presim përfundimin e hetimeve për të dhënë konkluzionet përfundimtare,? shtoi Hysi.
Nazer Seitaj u arrestua në 20 tetor 2017 në Shqipëri, pasi një hetim i autoriteteve italiane e identifikoi atë si pjesëtar të organizatës kriminale të udhëhequr nga vëllezërit Habilaj, kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe përgjegjës për eksportimin e disa tonelatave me marijuanë në drejtim të Italisë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda regjistroi një procedim penal në emër të tij, por pak javë pas arrestimit, Seitaj u ekstradua papritur drejt Italisë. Ekstradimi i Seitajt shkaktoi një debat politik në vend, ku Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim argumentuan se largimi i tij nga Shqipëria po bëhej me synimin për të penguar hetimin në Shqipëri të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Prokuroria e Përgjithshme nisi një hetim disiplinor për procedurat e ekstradimit-të cilët u denoncuan si të kundraligjshme, por nuk ka ende një rezultat për hetimin.
Ndryshimi i masës së sigurisë nga Gjykata Italiane u konsiderua një akt procedural nga Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata, i cili paralelisht me drejtësinë italiane, po kryen hetime për të njëjtin grup kriminal dhe ish-ministrin Tahiri.
?Ky është një vendim që nuk do të ndikojë në hetimet që po kryen qoftë nga prokuroria italiane ashtu dhe nga ne për llogari të këtij grupi kriminal. Duhet të kini parasysh që të njëjtën masë sigurie ka pasur edhe Sabaudin Çelaj, që është një ndër njerëzit më të rëndësishëm të kësaj bande dhe sot janë përballë drejtësisë,?tha Hajdarmata për BIRN.
Njësoj si avokati Detar Hysi, edhe prokurori Hajdarmata mendon se ndryshimi i masës së sigurisë mund të ketë pasur si faktor rolin e 41-vjeçarit në çështjen ?Habilaj?.
?Është e vërtetë që Seitaj ka njohuri për funksionimin e kësaj organizate, por ai nuk ka pasur rol në drejtimin dhe funksionimin e saj, ndaj me sa duket kjo ka ndikuar në vendimin e gjykatës,? saktësoi Hajdarmata, sipas së cilit dëshmitë e dhëna nga 41 vjeçari nuk kanë qenë ndihmuese për drejtësinë shqiptare.
Hajdarmata pohoi se hetimet në ngarkim të Seitajt për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjes në organizatë kriminale vijojnë edhe në Shqipëri. Në të njëjtin hetim është përfshirë edhe ish-ministri Tahiri, për të cilin Prokurori i Krimeve të Rënda thotë se po vazhdon shkëmbimi i informacioneve me homologët italianë.
Tahiri, një ndër ministrat kryesorë të kabinetit ?Rama 1? u akuzua se kishte ndihmuar vëllezërit Habilaj në trafikimin e tonelatave të kanabisit gjatë viteve 2013-2017 drejt Italisë. Kërkesa e prokurorëve të Krimeve të Rënda për të miratuar një urdhër-arresti për të u rrëzua me votat e mazhorancës në Kuvend, por në maj 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda miratoi ?arrest shtëpie? për ish-ministrin. Kjo masë u shfuqizua më pas nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.
Prej 3 ditësh ka nisur pelegrinazhi në malin e Tomorrit. Dat...
Një vajzë pesë vjeçe me iniciale A.H, rrezikoi të mbytej në ...
Kur flitet për reformën në drejtësi dhe për politikanët e ko...
Çfarë dite në Uashington! Dy ndër më të besuarit e Donald Tr...
Pushimet e ministrave kanë përfunduar dhe mëngjesin e të pr...
Ditën e sotme në Shqipëri u regjistruan dy vatra zjarri, një...
Gjykata për Krimet e Rënda zgjati afatin e hetimeve për Sajm...
Një burrë i vjetër me mjekër të plotë dhe me kasketë zbret t...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Policia italiane ka arrestuar 4 “skifterë” shqiptarë, pasi v...
Rregullorja e Kuvendit është e qartë në përcaktimet lidhur m...
Një 18 vjeçar nga qyteti i Krushevcit në Serbi, është arrest...
Pasuritë e të ndjerit Roland Shëmbitrasi, i ekzekutuar në Gr...
Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në fsha...
Instituti i Studimeve politike, ka publikuar sot pikët të ci...
Një vatër zjarri ka shpërthyer në fshatin Kryemadh në qyteti...
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka zbuluar plane...
Këngëtari dhe kompozitori i njohur Flori Mumajesi feston sot...
Nëse vendos të konsumosh një produkt ushqimor nga këto shitë...
Frutat e perimet në kryeqytet, po shiten me çmime më të lart...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...