E premtja e zezë e ministrave/ Shkarkimet “shkundin” Qeverinë
Pushimet e ministrave kanë përfunduar dhe mëngjesin e të pr...
Çfarë dite në Uashington! Dy ndër më të besuarit e Donald Trumpit duhet të qendrojnë për një kohë të gjatë në burg. Ish-menaxheri i fushatës elektorale Paul Manafort gjendet fajtor në disa prej pikave të aktakuzës për evazion fiskal.
Pothuajse njëkohësisht me të ish-avokati i Trumpit Michael Cohen pranon fajin para gjyqit, se ka bërë shkelje të rregullave gjatë financimit të fushatës elekotrale – e madje e ka bërë këtë nën udhëzim. Për të gjithë kundërshtarët e Trumpi këto janë lajme të mira, shkruan DW.
Në rastin Manafort në epiqendër nuk ishte çështja, se deri në ç’masë ekipi elektoral i republikanëve ka pasur marrëveshje ilegale me përfaqësues të qeverisë ruse, për të dëmtuar rivalen e Trumpit në fushatë Hillary Clinton. Megjithatë kjo temë ende luan një rol të rëndësishëm – edhe në një proces tjetër që fillon në mes të shtatorit.
Cohen e pranoi fajin duke pohuar, se ka vepruar sipas udhëzimeve të “një kandidati” duke u paguar para që të heshtin dy grave, me të cilat siç duket Trump ka kryer marrëdhënie seksuale, “për të influencuar një zgjedhje”. Trump është përbetuar në mënyrë të përsëritur, se as nuk ka pasur kontakte seksuale dhe as nuk janë derdhur para. Nëse Cohen është fajtor në aspektin juridik, atëherë Trump është gjithsesi fajtor.
Të fala nga Watergate dhe Lewinsky
Praktikat ilegale në fushatat elektorale dhe përgënjeshtrimi i marrëdhënieve jashtë martesore – që të dyja këto lloj aferash kanë zënë tashmë një vend të rëndësishëm në librin e historisë së personaliteteve të SHBA-së: Në rastin e parë – afera Watergate-prej së cilës më 1974 iu desh të japë dorëheqjen presidentit Richard Nixon, në mënyrë që t’i shpëtonte një procedure të shkarkimit nga posti.
Në rastin e dytë një proces i tillë u hap ndaj Bill Clinton, sepse ai kishte pasur marrëdhënie seksuale me praktikanten Monica Lewinsky, por e pati mohuar këtë nën betim. Procesi në fund dështoi, por reputacioni i Clintonit u cënua ndjeshëm.
Edhe pse po bëhet gjithnjë e më e qartë, që Trump ka bërë truke në fushatën elektorale, ka dhënë ryshfet e ka mashtruar, arsye të forta këto për një proces shkarkimi nga posti, ende nuk ka shenja për një veprim të tillë. Sepse për këtë procedurë fillimisht do të duhej të votonte dhoma e përfaqësuesve me një shumicë të thjeshtë dhe senati me shumicën e dy të tretave.
Përderisa republikanët aktualisht kanë shumicën në të dyja dhomat një votë kundër presidentit duket e pamundur – e po ashtu është e pamundur që demokratët në zgjedhjet e ndërmjetme në nëntor të mund të arrijnë shumicën përkatëse në të dyja dhomat.
Një vend thellësisht i përçarë
Për çfarëdo që të akzuohet presidenti – një pjesë e mirë e popullsisë vazhdon ta mbështesë Trumpin. Madje njoftimet për devijime të presidentit konsiderohen nga simpatizantët e tij si propagandë dhe Fake-News të një shtypi mashtrimesh – të tilla akuza absurde lëshohen madje çdo ditë përmes tweet-ve me mllef nga vet presidenti.
SHBA-ja është një vend thellësisht i përçarë: përkrahësit e Trumpit dhe kundërshtarët e tij nuk arrijnë të pajtohen as mbi një bazë të përbashkët faktesh, prrej nga mund të gjykoheshin veprimet e këtij personi – një rrethanë kjo, që na bën të shohim me shqetësim ndaj kulturës politike të kësaj demokracie me shumë traditë.
E pra mbeten gjykatat të gjykojnë: në sfondin e dënimeve afatgjata që i kërcënojnë ata, është e mundur, që si Cohen edhe Manafort të bashkëpunojnë me hetuesit. Nuk do të ishte e habitshme, nëse më pas do të bëheshin publike të tjera fakte të pakëndshme. Megjithatë, nëse do të arrihet deri në një akuzë ndaj presidentit. kjo është e dyshimtë, sepse ai gëzon imunitetin politik të postit – të paktën sa u përket akuzave që prekin detyrat e tij zyrtare.
Juristët nuk duhet të grinden për çështjen, nëse ndër akuzat bëjnë pjesë edhe eskapadat seksuale të Trumpit para zgjedhjes së tij. Ai vet madje është i mendimit se ka kompetencat që ta falë vetveten. Duket pra, sikur burri në shtëpinë e bardhë pavarësisht dobësive të karakterit të tij mund ta vazhdojë i patrazuar avazin e tij politik – thjeshtë sipas motos: “meqënëse i ka dalë boja, mund të qeverisë tani lirshëm”. E ky është një lajm i keq në këtë ditë të paharrueshme në SHBA.
Pushimet e ministrave kanë përfunduar dhe mëngjesin e të pr...
Ditën e sotme në Shqipëri u regjistruan dy vatra zjarri, një...
Gjykata për Krimet e Rënda zgjati afatin e hetimeve për Sajm...
Një burrë i vjetër me mjekër të plotë dhe me kasketë zbret t...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Policia italiane ka arrestuar 4 “skifterë” shqiptarë, pasi v...
Rregullorja e Kuvendit është e qartë në përcaktimet lidhur m...
Një 18 vjeçar nga qyteti i Krushevcit në Serbi, është arrest...
Pasuritë e të ndjerit Roland Shëmbitrasi, i ekzekutuar në Gr...
Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në fsha...
Instituti i Studimeve politike, ka publikuar sot pikët të ci...
Një vatër zjarri ka shpërthyer në fshatin Kryemadh në qyteti...
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka zbuluar plane...
Këngëtari dhe kompozitori i njohur Flori Mumajesi feston sot...
Nëse vendos të konsumosh një produkt ushqimor nga këto shitë...
Frutat e perimet në kryeqytet, po shiten me çmime më të lart...
Një oficer policie, i ka dërguar një mesazh ish-Kryeministri...
Ditën e sotme në Tepelenë, u zhvillua një aktivitet në përk...
Sot, Gjykata e Katanias ka lënë pothuajse të lirë, në kushte...
Pylli i Semanit në Fier është përfshirë mesditën e sotme nga...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...