web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nikoja!”/ Gazetari rrëfen historinë rrënqethëse  

14 Gusht 2018, 16:24, Aktualitet CNA

Nga Ilirjan Blloshmi

*  Nikoja eshte nje djale 3 vjet me i madh se une. Ishin ne nje shkolle, kishim pasur te njejten mesuese ne fillore. Te gjithe prinderit donin qe mesuesen e pare te femijeve te tyre te kishin, mesuese Lirine. Ajo i meson e i ben njerez thuheshe ne ate kohe ne fshat.
Nikoja ishe nje nga nxensit me te mire qe mesuese Lirija kishe pasur ne 25 e kusur vite pune. Gjithmone na e tregonte si reference Nikon. Kur Nikoja ishte ne klase te 8. Babai i tij nderroj jete, Nikoja ra ne depresion, la shkollen, nuk visheshe mire, nuk vinte te luante futboll. U mbyll ne vete, bashke me motrat dhe nenen, jetonin ngjitur me xhaxhain e Nikos.
Xhaxhaj i tij kishte nje stan ne mal. E merrte Nikon te ruante dhe kujdeseshe per dhite. Nikoja filloj te rrinte ne stan. Nuk vinte shpesh ne fshat dhe ato here qe vinte. Ne e shikonin shtrembet, kur futeshe tek lokali i lagjes, e nxirrte jasht i zoti i lokalit me preteksin se mbante era dhi. Njerzit filluan te thonin se ai eshte cmenduri qekur i vdiq babai. Filluan ta perbuznin. Sa here Nikoja kalonte tek rruga e lagjes, femijet e tallnin. Nikoja nuk e duronte kete gje. U mbush aq shume sa nje dite i hoqi nje dru te mire xhaxhait te tij dhe iku nga stani.
Erdhi ne fasht e filloj te kerkonte pune krahu, nje here gjente nje here jo. Doli Lani qe hapi nje dyqan prane gjimnazit dhe Nikoja filloj pune aty. Nje here Nikoja po ktheheshe nga puna, te gjithe femijet laheshin ne lume (Shkumbin), filluan ta tallnim, filluan ti thonim hajde lahu se bie ere. E dini cfare beri Nikoja? Na u turr mbarpa e pasi kapi nja dy veta e i zhdepi mire ne dru iku. Pasi Nikoja iku ne filluan te talleshim me ata qe hengen drurin. Pas disa minutash Nikoja shfaqet me nje kallash ne dore. Fati jone dhe i prinderve tane ishte se Nikoja nuk dinte ta perdorte armen, keshtu qe u shmang nje tragjedi.
Me pas Nikoja u arrestua dhe u denuan beri burg, kur doli nga burgu ishte plakur shume, ishte ngrysur shume, nuk donte te punonte me, kerkonte buke dhe jo pune. Sot ne fshat ne kemi nje te “cmendur” te cilit ja kemi bere jeten ferr. Nikoja mu kujtua keto dit, pas tragjedise qe ndodhi ne Vlore. Por Nikoja mu kujtua dhe kur disa gazetar ishin bere gjykates, prokurore, avokate. Kur Ritvani doli para gjykates. Kolege gazetar shkoni e kapeni per koqesh ate doktorin qe nuk ka pranuar ta shtroje ne spital Ritvanin sepse donte rryshfet. Shkoni e investigoni punen e inspektorit te zones qe me ngelizhencen e tij, la ne duart e nje personi “me probleme” nje arme
Mundohemi te sheroni nje shoqeri qe te semur me zor dhe me pas te tall. E kur vret te gjykon pa e kthyer koken nga vetja.





Lajmet e fundit nga