web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prostituonte femra jashtë vendit/ Ekstradohet i shumëkërkuari

14 Gusht 2018, 14:09, Aktualitet CNA

Shqipëria ka ekstraduar nga Athina 29 vjeçarin, Viktor Floqi , të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë 17 janar të 2016-ës.

Floqi ishte dënuar me 8 vite në mungesë nga Gjykata për Krimet e Rënda, për veprën penale ?Trafikim i personave të rritur?.

Ky shtetas ushtronte aktivitetin e prostitucionit nga Shqipëria drejt Italisë dhe kishte trafikuar shtetasen J.H nga Elbasani më datë 7 qershor të 2014-ës.

Komunikata e plotë

Ekstradohet nga Greqia një shtetas i dënuar me 8 vjet burg.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/ Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

Viktor Floqi, 29 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Shtetasi Viktor Floqi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana më datë 17.11.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin penal nr. 63, datë 10.05.2016, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale të “Trafikim i personave të rritur”, parashikuar nga neni 110/a/2 i Kodit Penal. /CNA.al





Lajmet e fundit nga