web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mesi pret zyrtarin e lartë të OSBE/ Zbardhet takimi

14 Gusht 2018, 11:56, Aktualitet CNA

Zv.Kryeministrja Senida Mesi ka pritur në një takim zyrtarë të lartë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Mark Pritchard, Përfaqësues i Posaçëm i OSBE-së për Evropën Juglindore, Ambasadorin Andreas Nothelle dhe përfaqësues të tjerë. Bashkëbisedimi u përqendrua në proceset aktuale që prekin jo vetëm Shqipërinë, por edhe rajonin.

Në kuadër të bashkëpunimit rajonal, Mesi u shpreh se Shqipëria është vlerësuar nga partnerët ndërkombëtarë për rolin e saj konstruktiv në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon dhe për kontributin e saj në stabilitetin e rajonit. Me besimin që vendet duhet të punojnë për një fqinjësi të mirë dhe produktive, Mesi shprehu gadishmërinë e Qeverisë Shqiptare për të vazhduar rolin e vendit tonë si promovues i sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal dhe nënvizoi gjithashtu se perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) ka ndihmuar rajonin të tejkalojë konfliktet e së kaluarës dhe gradualisht të ndërtojë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë.

?Në sajë të proceseve të tilla si ai i Berlinit dhe iniciativave të tjera rajonale, tashmë kemi një rrjet të mirëfilltë të bashkëpunimeve multilaterale në rajon çka i kanë sjellë edhe më afër vendet me njëra-tjetrën dhe ka përforcuar gjithëpërfshirjen?, ndër të tjera u shpreh ZëvendësKryeministrja Mesi.

Në lidhje me Kosovën, ZëvendësKryeministrja Mesi u shpreh besim-plotë për dialogun Kosovë ? Serbi të drejtuar nga Bashkimi Evropian dhe theksoi se propozimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave është një lajm shumë i mirë për Kosovën dhe se vendi ynë mbetet në pritje të një vendimi pozitiv të Këshillit dhe Parlamentit Evropian.

Mark Pritchard, Përfaqësues i Posaçëm i OSBE-së për Evropën Juglindore, u interesua në mënyrë të veçantë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe ecurinë e reformave thelbësore si ajo në drejtësi. ZëvendësKryeministrja Mesi konfirmoi angazhimin maksimal të Qeverisë Shqiptare për procesin e integrimit dhe realizimin me sukses të procesit parapërgatitor që tashmë ka nisur me Komisionin Evropian.

Për sa i përket reformave që po ndërmerren në Shqipëri, Znj. Mesi nënvizoi faktin se ato duhet të thellohen dhe përshpejtohen për të mirën e vendit dhe shqiptarëve, duke kërkuar jo vetëm angazhimin e mazhorancës, por njëkohësisht edhe të opozitës.

Në kuadër të reformës në drejtësi, ZëvendësKryeministrja Mesi u konfirmoi përfaqësuesve të lartë të OSBE-së se procesi i vettingut po ecën dhe ka dhënë tashmë rezultatet e para, por natyrisht që duhet thelluar dhe përshpejtuar në të ardhmen. ?Ndërtimi i strukturave të tilla si SPAK apo Byroja Kombëtare e Hetimit janë hapa të tjerë thelbësorë që Shqipëria duhet të plotësojë deri në vendimin e Qershorit 2019?, u shpreh ajo. Në përfundim, ZëvendësKryeministrja Mesi konfirmoi vendosmërinë e Qeverisë Shqiptare për të reformuar njëherë e përgjithmonë sistemin e drejtësisë pasi vetëm një drejtësi e re do të mund të përforcojë demokratizimin, zhvillimin dhe përshpejtojë anëtarësimin në BE.





Lajmet e fundit nga