web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ishte dënuar për vrasje/ Merr fund arratia për 39-vjeçarin

14 Gusht 2018, 16:12, Aktualitet CNA

Policia e Pukës ka arrestuar 39 vjeçarin Ndue Memaj, banues në Lezhë.

Ai ishte dënuar me 20 vite burg për veprën penale të ?vrasjes me paramendim” dhe “armëmbajtjes pa leje” në 2013-ën nga Gjykata e Shkodrës.

Mësohet se në vitin 1999 Memaj ka vrarë me armë zjarri dy persona.

Komunikata e policisë

Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 20 vjet burg.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcave Operacionale të D. V. P. Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:

Ndue Memaj, 39 vjeç, banues në Lezhë.

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 03.11.1999 ka vrarë me armë zjarri shtetasit J. N dhe A. H., dhe për këtë ngjarje, Gjykata e Apelit Shkodër me vendim nr. 407 datë 07.11.2013 e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale ?Vrasja me paramendim” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arme?ve, arme?ve shpe?rthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78 e 278/2 të Kodit Penal. /CNA.al





Lajmet e fundit nga