Shfaqi dashurinë për sportet ekstreme / Manjani ironizon Metën
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar me fjal...
Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma në një deklaratë për mediat ka thënë se gjendja ekonomike e shqiptarëve është përkeqësuar.
Duma duke paraqitur shifra është shprehur se qëllimi i kësaj qeverie është forcimi i oligarkëve dhe pushtetit të tyre.
Më tej deputetja demokrate ka dhënë alarmin se nëse ekonomia shqiptare vijon rënien me këto shifra mund të ndodhë skenari që ka parashikuar BERSH.
BERSH ka parashikuar se me këtë ritëm e mesmja europiane mund të arrihet në vitin 2220.
Deklarata e Grida Dumës:
Eurobarometri, matësi i Bashkimit Europian për ecurinë e vendeve europiane dhe të Ballkanit Perëndimor, po konfirmon vit pas viti përkeqësinim e treguesve të zhvillimit të Shqipërisë.
Tre problemet më të mëdha për shqiptarët janë ekonomia, papunësia dhe korrupsioni.
Eurobarometri i 2018 për Shqipërinë, fakton që 1 milion 750 mijë shqiptarë deklarojnë që gjendja e tyre ekonomike është plotësisht e keqe.
Vetëm në një vit, pra midis 2017 dhe 2018, janë shtuar 245 mijë shqiptarë më shumë, që deklarojnë se gjendja e tyre ekonomike është shumë e keqe.
Po ashtu Eurobarometri tregon se për 67% të shqiptarëve papunësia është problemi më i madh i tyre.
Në një vit të vetëm janë 315 mijë shqiptarë që e deklarojnë gjendjen e tyre shumë më keq.
Këto nuk janë shifra, por jetë njerëzish që përkeqësohen, jo në dhjetë e njëqind, por me qindra mijëra.
Një tjetër raport i rëndësishëm, Barometri për Ballkanin shpjegon jo vetëm në shifra përkeqësimin e gjendjes, por tregon si shifrat pasqyrojnë mjerimin jetesën e keqe, varfërimin social e mendor.
Barometri Ballkanik tregon se kriza ekonomike, korrupsioni dhe e papunësia e lartë po rrënon jetët e shqiptarëve.
· 51% e shqiptarëve deklarojnë se janë të përjashtuar nga shoqëria se nuk gjejnë dot punë.
· 48% e shqiptarëve deklarojnë që problemin më të madh me korrupsionin e kanë në shëndetësi, spitale dhe ilaçe
· 85% e shqiptarëve besojnë që gjithë pasuria e vendit i ka shkuar pak të pasurve dhe që diferenca mes të pasurve dhe të varfërve është rritur dhjetëra herë brenda një viti.
Është e qartë që me këtë model qeverisje ku favorizohet oligarku, personat e lidhur me qeverinë dhe ku i afti bëhet më i pamundur dhe i varfri më i varfër, të vërtetat që i dinë të gjithë shqiptarët për Shqipërinë i fakton dhe Bashkimi Europian.
Por shqiptarët fatmirësisht vijojnë të besojnë se hyrja në BE është zgjidhja. Madje besimi se BE është shpëtimi është rritur me 2% brenda një viti, dhe 90% e shqiptarëve kanë këtë qëndrim.
Për shqiptarët me këtë qeverisje nuk ka shpresë; nuk ka shpresë nëse vijon rilindja e dështimeve.
Është jetike të ndalojmë qeverisjen kundër njerëzve, kundër mirëqenies.
Është jetike një tjetër qeverisje, përndryshe rrezikojmë të ndodhë skenari më i keq për shqiptarët, ai që parashikon BERZH.
Në këtë skenar, theksohet se nëse vazhdohet me këto shifra në rënie, shqiptarët do të arrijnë mesataren europiane në vitin 2220.
Është jetike të ndalojmë qeverisjen kundër shqiptarëve, kundër mirëqenies që shtyn të ardhmen me qindra vite. /CNA.al
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar me fjal...
Kapiteni i ri i Juventus, Giorgio Chiellini ka folur pas hum...
Mario Balotelli sfidoi shumë nga kolegët e tij dhe ndër ta s...
Presidenti Hashim Thaçi ka shkruar sërish për propozimin e t...
Pas debatit për kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë ka reaguar e...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrejet social...
Saimir Tahiri duket se po i shijon në maksimum ditët e tij n...
Presidenti i vendit Ilir Meta në një postim në rrjetet socia...
Edhe pse te Real Madrid janë shumë të qartë që duan të vazhd...
Komisioni i Vettingut do të skanojë rreth 800 prokurorë dhe ...
Paraditja vijon e kthjellët në gjithë territorin përjashtuar...
Me humbjen e mbrëmshme kundër Bayern Munich 2-0, ekipi i Uni...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të përpjekjeve për ...
Manchester City mposhti 2-0 Chelsean dje, duke fituar Superk...
Sa herë që ai flet, deklaratat e tij do jenë lajmi kryesor. ...
Arturo Vidal dhe Lionel Messi do të jenë shokë ekipi tani, p...
Një i burgosur shqiptar në burgun e Ttrikalasa në Greqi ësht...
Bashkia e Tiranës ka nisur aksionin për zbrasjen e Teatrit K...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë p...
Krahas biletave të shtrenjta, shqiptarët përballen me vonesa...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...