web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet skandali/ Komisionerja  e Vettingut zbaton urdhërat e Qeverisë?

6 Gusht 2018, 08:58, Aktualitet CNA

Komisioni i Vettingut do të skanojë rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë. Procesi ka nisur me ?shkrirjen? e Gjykatës së Lartë dhe dhe Kushtetuese, pas ?prerjes së kokave? të  gjyqtarëve të këtyre institucioneve.

Ndërkohë, nuk kanë munguar zërat, se Komisioni i Vettingut është përfshirë në korrupsion. Dyshohet se gjyqtarë dhe prokurorë  të caktuar kanë paguar nën dorë për të shtyrë seancat dëgjimore apo për t?u hequr fare nga lista.

Nga Komisioni i Vettingut, kjo situatë është kaluar në heshtje edhe pse mediat kanë dhënë alarmin. Në këto rrethana, ku as nuk e mohojnë dhe as  nuk e pohojnë, rritet probaliteti që dyshimet për korrupsion të jenë të vërteta.

CNA.al do të skanojë të gjithë anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke filluar që nga e kaluara e tyre, aspekti profesional dhe deri tek pasuritë që dyshohet se i kanë fshehur.

Nëse iu referohemi karrierës së  tyre, konstatojmë se ky proces që ka futur në ?ethe?, gjyqtarët dhe prokurorët, është edhe politik.

Në Komision ka anëtarë që deri më dje kanë punuar në ?Qeverinë Rama 2?, dhe dyshimet janë se mund të merren urdhëra politik për shkarkime apo konfimime të gjyqtarëve dhe prokurorëve të caktuar.

Valbona Sanxhaktari është anëtarja e Komisionit të Vettingu,t që deri para se të zgjidhej në këtë pozicion ka punuar në Qeveri.

Nga viti 2014 deri në vitin 2017, Sanxhaktari  ka punuar si juriste në Njësinë e Legjislacionit dhe Akteve të Këshillit të Ministrave, në Kryeministri. Në qershor të vitit 2017,  ajo u zgjodh nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Tashmë për Komisionin e  Vettingut,  është dhënë alarmi se po punon me standarte të dyfishta.

Pyetja shtrohet, sa  gjyqtarë dhe prokurorë ka shkarkuar dhe konfirmuar Qeveria nëpërmjet Sanxhaktarit?

Jo se gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe të inkriminuar duhet të qëndrojnë në sistem, por, pak a shumë duket si një skemë hakmarrje politike, larje hesapesh apo kthim të ndereve./CNA.al





Lajmet e fundit nga