web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshilltari i PD-së “shuplakë” Veliajt

6 Gusht 2018, 14:35, Aktualitet CNA

Këshilltari i PD-së Akil Kraja ka ironizuar deklaratën e fundit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili është shprehur se Teatri nuk meriton të ruhet pasi 800.000 banorë nuk janë me origjinë nga Tirana.

Kraja ka treguar me shembuj konkretë se kjo deklaratë ishte shumë absurde.

?Jemi qe jemi, si thua e shembim dhe statujen e Skenderbeut meqe ai eshte nga Kruja e jo nga Tirana?? shprehet Kraja në postimin tij./CNA.al

Reagimi i plotë:

Jemi qe jemi, si thua e shembim dhe statujen e Skenderbeut meqe ai eshte nga Kruja e jo nga Tirana?

Une madje propozoj te shembim dhe statujen e Ismail Qemal bej Vlores, c?na duhet ai ne Tirane? Pavaresia u shpall ne Vlore?

Statuje ka dhe Fan Noli, lindi ne Turqi e dha shpirt ne Shba. Ta shembim dhe ate statuje qe nuk ka lidhje me Tiranen, bashke me Teatrin e Kukullave apo seline e Parlamentit te pare shqiptar ku zoteria na ka folur nje shekull me pare. Asnje deputet nga ai parlament nuk rron, cna duhet ajo godine? Hajde bejme nje kulle me mire.

Te drejte ke, te ardhurit e te vdekurit skane pse te degjohen per ceshtjet e Tiranes. Ndaj hajde te shembim mbase te paren Piramiden?

Monumentin dedikuar vdekjes se nje gjirokastriti gjakatar. Nje veper qe e ben me turp Tiranen dhe vete Gjirokastren.

Besoj ti je per shembjen e saj apo jo? E ke pare sa e rrezikshme eshte bere ajo godine? Xhama thyer, beton krisur, pllaka hequr, tmerr nese nje femije plagoset aty?

Por ne fakt ti po punon. Harrova, kush te shan ty more djale vajgurore.

Piramiden ti po e rinderton. Te lumte. Miliona Euro per ta shpetuar ate?

Shpetove dhe Shtepine me Gjethe, e ktheve ne muze.

Por dhe vilen e Enver Hoxhes ne bllok. Dhe kjo na kaloi nje lifting te fasades para disa kohesh.

E gjeta, ti je qe te shembet mbase Xhamia e Et?hem Beut. Keshtu cohet deri ne fund projekti ateist dhe revolucioni kulturor i para 50 viteve. Shume kisha e xhami shpetuan pa u shembur. Te rrafshohen menjehere!

Por Xhamia fale zotit po rindertohet aktualisht nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.

Atehere hajde prishim Hotel Dajtin, nje rrangalle e braktisur totalisht, ne mes te qytetit, super vend per kulla. Por dhe kjo po rindertohet nga Banka e Shqiperise.

Prit, po projekti i Rilindjes urbane? Lifting e investime ne fasadat e vjetra : ishte thelbi i qeverisjes se kaluar. As ketu nuk gjenden dy pare per Teatrin???

Ke te drejte Erion, ti je nga Ura Vajgurore, beja ?naften? Tiranes me mire?





Lajmet e fundit nga