web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debutimi me Juventusin/ Facebooku ka një dhuratë për të gjithë fansat e portugezit

6 Gusht 2018, 13:00, Aktualitet CNA

Më 18 gusht Cristiano Ronaldo do të luajë ndeshjen e parë në Serie A kundër Chievos. Debutimi i CR7 do të transmetohet drejtpërdrejtë në Facebook, ka bërë të ditur Elevent Sports.

Pra të gjithë ata që me zor presin të shikojnë Ronaldon me ekipin e ri, Facebooku u jep mundësinë ta ndjekin falas. Ndeshja do të zhvillohet të shtunën, më 18 gusht, në orën 18:00.

Stadiumi i Juventusit do të jetë plot atë ndeshje, pasi do të luajë futbollisti më i shtrenjtë në historinë e klubit të tyre. /CNA.al





Lajmet e fundit nga