web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tronditet Italia/ 20 të plagosur

6 Gusht 2018, 13:46, Aktualitet CNA

Shpërthimi i një autoçisterne ka shkaktuar të paktën 20 të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Borgo Panigale, në Bolonjë. Nga shpërthimi i fuqishëm është dëmtuar edhe një pjesë e urës së autostradës.

Sipas mediave italiane, autoçisterna shpërtheu si pasojë e një aksidenti rrugor. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë bllokuar qarkullimin raporton tvklan. Autoambulanca të shumta transportuan në spital të plagosurit. Ndërkohë, një helikopter ndërhyri nga ajri për të shuar flakët e zjarrit.





Lajmet e fundit nga