web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dialogu me Serbinë/ Pacolli bën me faj opozitën

6 Gusht 2018, 20:20, Aktualitet CNA

Zv. Kryeministri dhe njëkohësisht Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës , Behxhet Pacolli, është shprehur se opozita nuk po vepron në mënyrë të arsyeshme përsa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Ai është shprehur se opozita është kryeneçe dhe kërkon ta lërë Kosovën prapa, raporton gazeta Express.

Ndër të tjera Pacolli ka folur edhe rreth idesë së Presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh, duke e qajtur retorikë politike.

?Këto ide janë retorikë politike. Uashingtoni dhe Brukseli nuk e përkrahin një propozim të tillë?, tha Pacolli. /CNA.al





Lajmet e fundit nga