web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Intervista e plotë/ Samir Mane, miliarderi modest rrëfehet për punën, familjen dhe përditshmërinë e tij

6 Gusht 2018, 19:36, Aktualitet CNA

Biznesmeni Samir Mane ka dhënë një intervistë për Top Channel, në emisionin veror ?Pushime On Top?.

Në qendër të vëmendjes ka qenë projekti më i ri i tij ?Green Coast?, i cili po ndërtohet në jugun e Shqipërisë, në Palasë. Mane ka thënë se pritshmëritë rreth këtij biznesi janë një sfidë për Balfin Group, pasi për herë të parë hyn në fushën e Turizmit.

Më tej Mane si rrallë herë ka komentuar edhe jetën përtej punës. Krahas punës, familja dhe shoqëria merrnin një vëmendje të jashtëzakonshme të Manes.

Këto edhe shumë detaje të tjera do t?i gjeni në intervistën e mëposhtme.

Nebiaj: Çfarë përfaqëson Green Coast për ju si projekt?

Mane: Ky është një projekt sfidues jo vetëm për jugun, por edhe për kompaninë tonë. Për Balfin është hera e parë që hyn në fushën e turizmit dhe kjo është hera e parë që merremi ekzaktësisht me turizmin. Green Coast është një nga projektet tona më të rëndësishme në fushën e ndërtimit.

Do të jetë një resort i madh me një hotel me 5 yje. Me shumë vila dhe apartamente që njerëzit do t?i blejnë, por që do të jepen edhe për menaxhim. Kështu që përveç këtyre do të ketë edhe shumë fasilitete të tjera siç janë 5 restorante, 4 bare dhe plot gjëra të tjera të cilat janë pothuajse me standartet e vendeve të tjera të rajonit.

Nebiaj: Do të jenë të gjitha standardet apo jo? Nga 5 yjet deri tek ato disi më të aksesueshmet nga njerëzit?

Mane: Ne kemi menduar që këtu të jenë të gjitha llojet e mundësive. Njerëzit ta gjejnë veten brenda mundësive të tyre financiare, por nuk do të tolerojmë në asnjë moment tek kualiteti. Kështu që do të kemi restorante dhe bare shumë të mira edhe të shtrenjta, por do të kemi gjithashtu edhe fasilitete shumë të lira, të cilat do të jenë të prekshme nga një pjesë e madhe e popullsisë.

Nebiaj: Edhe hoteli me 5 yje që ju po përmendni, duket se do të konkurojë fort të gjithë standardin e krijuar deri më tani.

Mane: Në fakt nuk është konkurencë është progres, është një standard i ri që po ofrohet. Hotel me 5 yje nuk ka akoma në Shqipëri. Unë besoj se hoteli që kemi filluar ta ndërtojmë me gjithë ato dhoma, do të jetë një hotel vërtet me 5 yje. Unë jam i sigurtë që gjatë bregdetit, përveç shërbimeve tona do të ketë standarde të tjera me 5 yje, por është e domosdoshme që ne të krijojmë një standard dhe ky më pas do të jetë i pranishëm në të gjithë jugun.

Nebiaj: Në fakt ju keni ardhur këtu për të pushuar besoj paksa edhe ne vendosëm që këtë qasje të parë nga gjithçka po zhvillohet ta kishim personalisht me ju. Jam kurioze përveç panoramës së bukur, çfarë të bëri të magjepseshe nga Palasa?

Mane: Palasa është një nga plazhet më të bukura që ne kemi, por edhe një nga plazhet më të bukura të jugut. Dikur e fillova me mendim për një investim më të vogël në Palasë, por duke parë investimet edhe jashtë mendova ta zhvilloj më tepër dhe filluam të ndërtojmë këtë resort. Më vonë lindi ideja e hotelit. Hoteli ka të gjitha kapacitete e tjera me bare dhe restorante, prandaj unë mora iniciativën për të ndërtuar një resort si gjithë Europa.

Nebiaj: Zoti Mane duket një vision ky shumë i madh dhe duket sikur shkon edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Është kjo ambicia juaj që të ndërtosh një standard të vërtetë për turizmin në Shqipëri?

Mane: Me ndërtimin e resortit do vendoset një standart tjetër. Unë besoj që Mykonos, Ibiza, San Torini, i kam parë, i kam vizituar dhe jam i sigurtë që të njëjtat standarde do të sjellim. Padyshim që investimet janë të rëndësishme, janë të mëdhaja dhe gjithë projekti është një gjë shumë e madhe për Shqipërinë, por jo vetëm. Në qoftë se projekti i parë do të ketë sukses do të do të vazhdojmë me investime në Turizëm në të gjithë Shqipërinë.

Unë e shoh turizmin si të vetmen industri që mund të jetë afatgjatë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Padyshim unë dhe shumë kolegë të tjerë të cilët investojnë në turizëm jam i sigurtë që do t?i kenë benefitet shumë më të shpejta.

Nebiaj: Para pak ditësh u inagurua qetë edhe beach bar, Nazar. Që nga emri na kuriozoi shumë në fakt, por gjithë atmosfera tregon për një shije krejtësisht tjetër që vjen në jugun e Shqipërisë.

Mane: Edhe unë kur më thanë për emrin Nazar mu duk i çuditshëm. Nazar është ai syri i famshëm, kështu që ky Beach Bar është hapur me qetësinë e vet dhe do funksionojë shumë mirë. Të gjithë ata që kanë qënë në beach bar në Mesdhe do të gjejnë të njëjtin standard.

Nebiaj: Pata rastin të shijoja edhe një nga kokteilet e barman-it që ju keni sjellë në këtë beach bar dhe ishin vërtet të mira.

Mane: Nuk jam shumë konsumator i madh i alkoolit, por barman-i që kemi marrë ka qenë në një nga klabet më të mira sidomos në Mykonos dhe në vende të tjera të famshme të mesdheut.

Nebiaj: Të gjithë ishin zgjedhja jote apo jo? Ke shkuar vetë i ke takuar, i ke pikasur?

Mane: Jo zakonisht nuk shkoj vet, me to është marrë stafi. Unë kopjoj mirë. Kjo është ajo që unë di të bëj. Kopjoj mirë duke bërë qendra tregtare, kopjoj mirë duke bërë resorte. Unë zakonisht kopjoj mirë dhe duke ju përshtatur nevojave të Shqipërisë.

Nebiaj: Duke kopjuar apo jo kemi kuptuar në gjithë këto vite që tashmë je një emër origjinal për gjithçka i takon biznesit dhe projekteve që ke realizuar. Çfarë ju pëlqen më shumë personalisht deri tani nga ky projekt?

Mane: Shpejtësia me të cilën mbaroi Nazar bar. Nazar Beach, e gjithë kjo strukturë është bërë për një muaj e gjysmë. Kanë punuar arkitektë të famshëm grekë dhe kjo ishte që më surprizoi para një muaj e gjysmë. Kur erdha këtu nuk kishte asgjë dhe tashmë një bar krejtësisht funksional dhe modern. Padyshim edhe ecuria e Green Coast-it. Unë e shoh prap të mbarë sepse dua t?i shoh projektet e mbaruara. Nuk kam atë durimin të ndaj letra për punë të mbaruara.

Nebiaj: Nuk shkon asnjëherë të projektet e tua kur janë duke u ndërtuar?

Mane: Shkoj shumë rrallë. Stafet tona menaxheriale të standarteve më të larta merren me zhvillimin e projektit.

Nebiaj: Sot jeni për pushim?

Mane: Sot jam për pushim, padyshim me kënaqësinë që gjërat do të ecin në mënyrën e duhur.

Nebiaj: Në të gjitha projektet e suksesshme, prej vitesh që ke ndërtuar në Shqipëri edhe ke punësuar pafund njerëz, duke krijuar një tjetër mundësi për të gjithë, por edhe për ekonominë e vendit. Por cili është projekti që në zemrën tuaj e keni më të afërt, më me merak e ju ka dhënë më shumë kënaqësi?

Mane: Bizneset e mia janë të shumta tashmë. E mira e bizneseve të mia është që preken nga konsumatorët. Jumbo, Neptun, TEG, QTU, Green Coast që janë dhe që do vijnë, janë shumë të preferuar nga konsumatorët dhe padyshim nuk kam ndonjë ndjesi speciale, për shkak se quhet mendim i justifikuar. Por sfida e radhës padyshim që do të jetë Green Coast-i.

Nebiaj: Që kur hyn në këtë kompleks rezidenca gjithçka ndjehet. Hapësira, gjelbërimi, kurimi i detajeve, dhe të jep atë ndjesinë e një projekti të bërë mirë. Edhe shëtitorja , çdo rrugë e aksesueshme e kuruar më së miri në çdo detaj. Sa kohë mendoni se do t?i duhet Green Coast-it që ti hapë dyert përfundimisht?

Mane: Green Coast-i i hap dyert vitin tjetër. Në maj të vitit tjetër do të ketë 60 familje që do të jetojnë, të huaj dhe shqiptarë. Natyrisht në 2019 do jetë zhvillimi më i madh i hotelit dhe do të kulmojë me hapjen e hotelit me 5 yje në 2020. Është një brend internacional për të cilin akoma nuk mund të flas sepse jemi ende në fillim. Por do të jetë një risi e madhe për Shqipërinë dhe më gjerë.

Nebiaj: Do jetë një nga emrat më të dëgjuar besoj në të gjithë botën, për prestigjin që do ofrojë.

Mane: Do të jetë hotel me brend internacional. Do të jetë një hotel i cili ka hotele në të gjithë botën e saj.

Nebiaj: Jam kurioze të di se çfarë ndodh me zotin Mane kur ai vendos të pushojë? Ai është një plan që bëhet me familjen? Pushime të dedikuara apo janë gjithmonë me miqtë që i keni me vete?

Mane: Unë mundohem që të jem si gjithë të tjerët. Natyrisht i kombinoj me familjen dhe me shokët atëherë kur kemi mundësitë, por padyshim që familja ka prioritet. Natyrisht që organizoj edhe pushime me shokët dhe me miqtë e afërt dhe kaloj ditë shumë të gëzuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë.

Nabiaj: Ju gjithmonë keni qenë pjesë e jugut. Gjithmonë keni ardhur në jug. Të gjithë ju kanë parë në atë thjeshtësinë tuaj të të bërit pushime, por besoj se edhe pushimet jashtë janë të shumta. Megjithatë jam kurioze të di, për ju vetë, ai raporti i të qenurit i pasur, apo të zgjedhurit e pushimeve të një standarti disi më të lartë. A ka gjithmonë nevojë të shpenzosh shumë për të patur atë standard që të mbetesh i kënaqur në fund?

Mane: Unë mund të them se më pëlqejnë standatet si Nazari, por padyshim paratë nuk kanë rëndësi sepse njeriu shkon me shokët, miqtë edhe gëzohet. Natyrisht që me shokët, me miqtë, me familjen gëzohem edhe duke mos pasur një standard të lartë, por kur janë mundësit padyshim që shpenzoj edhe unë.

Nebiaj: Si është një ditë krejtësisht e thjeshtë e zotit Mane? A hyn në det? I ke qejf sportet e ujit? Çfarë ndodh?

Mane: I kam qejf sportet e ujit, hyj në det shumë shpesh, mundohem që në varësi të vendit të eci pak, rreth 1 orë në mëngjes. Pastaj shkoj në plazh, lexoj. E rëndësishme është që gjatë pushimeve, pavarësisht kohës me miqtë dhe familjen unë mundohem të lexoj çdo ditë 1 or e gjysmë, është një nga kënaqësitë relaksuese.

Nebiaj: Duket sikur gjithmon, në çdo vend që ju jeni, dukeni i shoqëruar nga bashkëshortja. Luan ajo një rol si partnerja juaj edhe në biznes?

Mane: Në biznes është përfshirë shumë në fakt, Eva është arkitekte dhe është përfshirë në këtë të fundit në çdo detaj. Jo në bizneset e tjera sepse do ishte shumë pastaj. Por natyrisht kudo që jam, jam me të. Në pushime pastaj, merren të gjithë, merren familja, merret shoku. Jemi shumë afër njeri-tjetërit jo vetëm në pushime, por edhe kur punojmë sidomos me këtë projekt.

Shpeshherë kur shkojmë në shtëpi ajo do të më tregojë problematikat e Green Coast-it, megjithëse është kohë familjare, nuk ndalon së thëni se kemi këtë problem, duhet të zgjidhim këtë.

Nebiaj: Mes bizneseve dhe familjes koha e përkushtimit nuk ka qenë gjithmonë në raport të drejtë. Keni ndonjë pishman qoftë dhe nëse e ktheni kohën pas. Qoftë edhe për dedikim ndaj fëmijëve?

Mane: Unë kam jetuar deri në vitin 2004 në Austri. Jeta në Austri është jo aq intensive sa në Shqipëri. Në orën 12, 1 një isha i lirë dhe kam pasur kohë boll të rri me familjen gjatë kësaj kohe. Ndërsa në Shqipëri më është dashur të punoj të shtunë dhe të dielë dhe ka qenë komplet ndryshe, por kam ditur besoj të gjej gjithmonë mundësinë për familjen. /CNA.al





Lajmet e fundit nga