web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Chelsea shet Courtois/ Portieri i ri do të jetë më i shtrenjti në histori

6 Gusht 2018, 19:46, Aktualitet CNA

Sipas lajmeve të fundit nga media spanjolle Mundo Deportivo, Chelsea duket e gatshme të lërë të lirë drejt Madridit, portierin belg Thibault Courtois dhe ta zëvendësojë atë me gardianin e Atletiko Madrid.

Thibaut Courtois u kthye sot në Londër po nuk u stërvit me skuadrën, derisa tani media thotë se Chelsea është duke përgatitur 100 milionë euro për klauzolën e lirimit të Jan Oblak.

Portieri belg e kërkon me ngulm kalimin në Madrid nga Londra për shkak të fëmijëve të tij që i ka me ish partneren në Madrid.

Në rast se Chelsea transferon portierin slloven, ai do bëhej portieri më i shtrenjtë në histori duke tejkaluar Alisson, portierin për të cilin Liverpooli pagoi 80 milionë euro. /CNA.al





Lajmet e fundit nga