Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Andej kanë dalë deputetët, ministrat, profesorët, biznesmenët, drejtorët, kryeministrat, aktorët, opozitarët, varfanjakët, bixhozçinjtë, trafikantët, të papunët, të gjithë ne andej kemi dalë!
Disa pyesin : Pse nuk po ecim drejt përparimit?
Pse nuk kemi një qytetar aktiv?
Pse pajtohemi me të keqen dhe i kthejmë shpinën të mirës?
Pse bëjmë sikur nuk shohim që poshtërohemi?
Ja ky objekt i shpjegon deri në një farë mase këto. Ta shohin ata që janë lindur në këtë shekull sepse mbase kujtojnë se është ndonjë enë bronxi e epokave të stërlashta greke që këta na i paraqesin si ilire.
Jo, është një marifet që quhej furnellë vajguri. Aty bëhej grosha, zjehej, dhe e gjithë banesa deri te çarçafët e shtratiit vinin era grosh përzjerë me vajguri.
Ja pse ka shqiptarë që nuk kanë ngopje të vjedhin të tjerët. Sepse kanë dalë nga aroma groshe përzjerë me vajguri dhe me aroma gazrash që grosha prodhon në stomah.
Por, për të marrë vajgurin e duhur duhej të bëje po aq luftë sa edhe shtetet arabe me Izraelin për fushat naftëmbajtëse. Duhej të prisje të dëgjoje thirrjen e autobotistit të vajgurit ditën e djelë në mëngjes : Hajde vajguriiiiiiii! Ose duhej të ngrije vajguri në bidona metalikë që mbanin benzinë automjetesh, bidona të vjedhur kushedi se ku. Pa duhej të mbaje radhët e gjata për vajguri që dukeshin si vargane mortore burrash në kërkim të një kokrre misri sikurse e ka paraqitur Migjeni.
Kishte parë Migjeni burrin të poshtërohej për një kokër misër, por nuk e kishte parë të poshtërohej për një litër vajguri.
Te gjitha banesat ishin si depo karburanti. Vinin era vajguri. Për ta përballuar, familjet tona të mira, nisën tëe gatuajnë në wc, ose shqip nevojtore, por fare shqip në halé. Por shpesh dera e hales hapej e mbyllej dhe në të gjithë apartamentin përziheshin tani katër aroma që na shoqëronin të gjithë ditën.
Aroma e halesë.
E vajgurit.
E groshës.
E gazrave që dilnin nga tubi tretës në nënndejtëset tona nga grosha e pazjerë sic duhej.
Halli më i madh i gruas ishte kur në punë, në mes të shoqeve bërtiste me histeri: Uuuuuu qyqja kam harruar furnellën e vajgurit ndezur!
Përgjegjësi i jepte leje menjëherë.
Ja pse ka shqiptarë që na grabisin, na vjedhin, na poshtërojnë, na bëjnë të vuajmë. Sepse nuk e kanë inatin me ne thjesht, e kanë me faktin që kanë qenë të poshtëruar nga furnella me vajguri. Hanin bukë, bënin seks, prisnin miq, festonin ditëlindje nën aroma vajguri, groshe, pordhësh, fekalesh. Nuk ju del e keqja veçse duke shkelur me këmbë të tjerët për të marrë hakun e poshtërimit që u ka bërë furnella me vajguri.
Ja pse na vjedhin pronën, na lënë pa punë, na përqeshin, na tallin te televizionet e tyre, sepse e dinë se kush jemi. Këta pordhacë vajguri, këta bij të vajgurit, këta këlysha të furnellës me vajguri, që janë rritur e kanë dalë nga furnella e vajgurit, këta durojnë gjithshka.
Këtyre edhe mut t’u japësh e hanë!
Kemi dalë nga furnella e vajgurit, e cila në pjesën e sipërme me kohë zinte shtresa të ndryshme gjellësh të djegura me vaj. Vaji ishte kanceroz sepse furnella me vajguri lëshonte një zjarr të papërmbajtur, që digjte cdo tenxhere alumini, hekuri a bakri dhe nuk kishte herë që mbi të të mos derdhej qumështi, i bërë nga qumështi pluhur përzjerë me ujë, të mos derdhej lëngu i groshës, i preshave, të mos derdhej kafja, a uji i zjerjes të rrobave të pshurura të bebeve që zjenin me orë të tëra, aa të fashove që zjenin nga mëngjesi në darkë.
Vaji ku skuqje ndonjë vezë përvëlohej cdo herë nga furia e zjarrit të furnellës me vajguri. Ja pse edhe rrobat mbanin aromë vaji të djegur. Të gjitha puthjet e dashurisë në gjimnaze, rrugica, cepe pallatesh, mbanin aroma vaji të djegur që dilte nga palltot e vjetra ose kanatjeret e pista.
Një mbishtresë kafeje, lëngjesh urinare, lëng groshe, qumështi e gjithëfarësojj bëhej si gur mbi furnellë, kur kjo ftohej, dhe me pak kujdes, kur e fërkoje me letër xumpare, mund të konstatoje të gjithë historikun e furnellës të shkretë.
Për ne gjeneracionin e furnellës më vajguri, vendi më i përshtatshëm për të menduar ishte haleja. Ja përse ne kemi menddime haleje, ja përse shpesh mendimet tona vijnë era fekale, fjalët politike kanë aq shumë fekale brenda.
Shkonte qytetari urban në hale dhe aty duke kryer nevojat e tij ishte njëherazi edhe në studion e punës intelektuale, edhe në dhomën e gjumit sepse aty përgjumej duke ëndërruar, edhe në guzhinë a në dhomën e ngrënies sepse aty mbi furnellën me vajguri zihej grosha a valohej qumështi, ishte edhe në wc e cila pra ishte bërë multifunksionale.
Ulur në galiç mbi wc alla turka ose ata më të pasurit mbi wc alla frënga, qytetari urban kryente nevojat dhe duke parë flakën blu në të kuqe të furnellës me vajguri, hundët e zëna nga aroma gjellësh, ndoshta ëndërronte të ardhmen e tij dhe të vendit në shekullin e njëzetenjë. Shqipëria çfarë ishte dhe çfarë do të bëhej!
Ja nga kjo teknologji kemi dalë.
Shqiptari legjendar i netëve rreth vatrës të zjarrit, aty ku na thuhet se është ngjizur arti tradicional, fyelli, sharkija, ciftelia, mandolina, atje ku bëheshin bisedat e burrave dhe thurrej folklori si forma më e lartë e rrëfimt historik, ende e paarritur nga historianët tanë të sotëm, u bë banori i pallatesh me punë vullnetare që mblidhej e pështillej rreth furnellës me vajguri.
Nga vatra te furnella me vajguri.
Pse cuditemi që edhe celularin sot ta përdorim si furnellë vajguri! Nuk e ndajmë as në halé.
Unë i propozoj kandidatëve për kryetar në bashkinë e Tiranës, që diku aty nga Pazari i Ri, të imagjinojnë ngritjen e një instalacioni gjigand, një furnellë vajguri, e cila të jetë simboli i strukturave arketipike të neurozave tona kolektive që prodhojnë pikërisht sot një përzjerje aromash fekalesh, deliresh politike, propagandash halesh, dëshirë për të ngrënë mish në restorante, si edhe për t’i hedhur lekët vetëm në karburant veturash të plakura a zuska të reja (aroma e vajgurit na ndjell), pra në një qytetërim ku ajo që ha dhe ajo që nxjerr nga tubi digjestiv nuk dallohen më nga njera tjetra.
Ne, gjeneracioni i dalë nga një furnellë vajguri.
Shënim: Objekti që shihni në foto më është dhuruar për muzeun tim nga miku i kësaj faqeje, i nderuari zoti Alfred Collaku!
Kohët e fundit po artikulohet si opsion eventual zgjidhjeje ...
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi në një deklara...
Nga sheshi “Shqiponja” Shefi i Komisariatit të Policisë Rrug...
Nga përplasja e dy helikopterëve kanë mbetur të vedekur 18 p...
Një stuhi masive pluhuri ka kaluar përmes Arizonës në Shtete...
Kur të gjithë po presin datën 18 gusht që Cristiano Ronaldo ...
Para pak minutash ka përfunduar në Beograd takimi i Këshilli...
Mbrëmë, nëna e moderatorit dhe muzikantit Ardit Gjebrea, Mer...
Policia e Memaliajt ka bërë të mundur sekuestrimin e 1 ton ...
Reforma në drejtësi nisi që në fund të 2015 dhe tani pas gat...
Modeli i ri i “Note 10” doli me shumë të papritura në treg. ...
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person nën akuzën s...
Mund të duket e pabesueshme por ky është skenari i vërtetë. ...
Teksa rëndom nëpër analet politike, por dhe në biseda mes qy...
Ai ishte padyshim një nga futbollistët më të mirë të nënkamp...
Java që vjen pritet të jetë përvëluese për Shqipërinë, pasi ...
Na ishte një herë një punëtor i cili kishte shumë dëshirë të...
Muaji i ndryshimeve në qeveri po afron, ndërsa të gjithë min...
Arturo Vidal tashmë është zyrtarisht lojtari më i ri i Barce...
Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis ë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...