Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Teksa rëndom nëpër analet politike, por dhe në biseda mes qytetarëve flitet për ndryshimet e pritshme në qeveri, duke qenë se kryeministri Rama nuk preferon të japë të dhëna mbi ata që do të qëndrojnë apo ata që do të shkarkohen, mendja të shkon menjëherë tek secili ministër, puna që ai ka bërë, rezultatet e tij që nga emërimi në atë post të rëndësishëm.
Nëse analizojmë ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, rezultati del skandaloz. Gjatë viteve të fundit, kjo ministre ka iniciuar ndryshimin e 4 ligjeve, përkatësisht të Ligjit për Artin dhe Kulturën, Ligjit për Librin, Ligjit për Pensionet e disa profesioneve të vështira të Artistëve, Ligjit për Trashëgiminë dhe Muzetë. Por sa nga këto ligje kanë arritur të diskutohen, pranohen, miratohen dhe implementohen? Vetëm njëri prej tyre, ai për Trashëgiminë dhe Muzetë. Ky është ligji i vetëm, të cilin Kumbaro ka arritur ta jetësojë, megjithëse me mjaft ankesa nga grupet e interesit dhe peripeci të shumta deri në kalimin në Parlament, shkruan gazeta ?SOT?.
Të tre ligjet e tjera figurojnë ende në faqen e Ministrisë së Kulturës si projektligje, që pritet të shndërrohen në ligje, por që nuk dihet se kur dhe se si. Lind pyetja pse nuk është bërë i mundur miratimi i këtyre tre projektligjeve të hartuara prej kohësh nga Ministria e Kulturës? Çfarë ka që nuk shkon me këto projekte? Përgjigja është e thjeshtë, grupet e interesit që i përkasin fushës së secilit prej këtyre projektligjeve, nuk i pranojnë. I kanë refuzuar me forcë dhe thonë se do të vazhdojnë ta bëjnë nëse nuk do të rishihen. Dhe pas gjithë polemikave mediatike nga grupet e interesit, mes tyre artistë, shkrimtarë, botues, studiues e specialistë, ministrja Kumbaro i ka kthyer këto pr/ligje për rishqyrtim.
Pr/ligji për Librin
Projektligjet e hartuara nga specialistët e Ministrisë së Kulturës por që bëjnë me përgjegjësi direkte ministren Mirela Kumbaro shfaqën pakënaqësi të shumta ndër artistë. Pr/ligji për Librin, i cili u hodh për diskutim që në 2017, u cilësua nga botuesit si një pr/ligj i hartuar pa seriozitetin e duhur. Në tërësinë e tyre këto ndryshime dhe shtesa që janë bërë në ligjin e librit nuk ka ndryshuar ndonjë gjë në thelbin e asaj që kishte ligji i 2006 në raport me pretendimet e komunitetit të botuesve. Pretendimet e komunitetit të botuesve i lë të hapura, pa korrigjuar.
Draft-ligji për Pensionet e Artistëve
Draft-ligji për Pensionet e Artistëve, i cili iu prezantua fillimisht artistëve në vitin 2015, u kundërshtua menjëherë nga këta të fundit. Përplasja mes përfaqësuesve të MK dhe artistëve ishte mosha e pensionit. Në këtë draft-ligj subjektet përfituese janë: artistët e baletit, akrobatë dhe artistë cirku, solistë të operas, teatrove muzikale dhe të ansambleve, muzikantë të veglave të frymës të orkestrave dhe të bandave, artistët e valleve të ansambleve dhe koristët e operas, të teatrove muzikore dhe të asambleve. Sipas këtij pr/ligji, një solist opere duhet të dilte në pension në moshën 50 kur ky i fundit kishte kulmin e karrierës.
Draft ligji për Artin dhe Kulturën
Draft ligji për Artin dhe Kulturën ishte gabim dhe për vetë Ministrinë e Kulturës. Artistët kanë reaguar kundër ministres Mirela Kumbaro duke e akuzuar se me këtë projektligj ajo mbështet forcimin e pushtetit të saj në të gjitha sferat e kulturës. Pikat që kanë kundërshtuar nga ky projektligj artistët janë: Së pari, fakti që drejtorët e institucioneve kombëtare, që sot emërohen me Vendim të Këshillit të Ministrave, mes dy kandidaturave të propozuara nga ministri, do të emërohen me urdhër të ministres Mirela Kumbaro, ku përfshihen Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe Biblioteka Kombëtare. Sipas projektligjit, artistët kanë vënë re se do të shpërndahen bordet artistike të institucioneve, një traditë dhjetëra vjeçare, të cilat u fuqizuan me Ligjin e vitit 2010. Me këtë projektligj edhe bordet artistike do të caktohen nga Ministrja e Kulturës. Artistët kanë kundërshtuar mes të tjerash edhe faktin që punonjësit e institucionit do të propozohen nga drejtori dhe do të miratohen nga ministri, por edhe shumë pika të tjera të projektligjit, që ata i kanë parë si një përpjekje për një centralizim të institucioneve.
Pr/ligji për Trashëgiminë dhe Muzetë
Ministria e Kulturës ka folur për Ligjin e ri të Trashëgimisë Kulturore që në 2013, por vetëm në 2018 ia arriti të kalonte në Parlament. Projektligji për Trashëgiminë Kulturore u prezantua për grupet e interesit në vitin 2016 dhe që ditët e para, specialistë dhe studiues nuk hezituan të dilnin kundër tij, për shkak të anomalive që paraqiste. Arkeologu dhe muzeumologu i njohur Moikom Zeqo ka pohuar asokohe se duhej një projektligj më i drejtpërdrejtë në fushën e trashëgimisë. Në një intervistë për ?SOT?, arkeologu dhe studiuesi ka thënë se pasuritë arkeologjike, muzeumet, fuqizimi i drejtorive rajonale të trashëgimisë kulturore janë disa nga pikat, që duhet të kishin përmirësime. Sipas tij dhe dhënia e monumenteve të kulturës me qira tek një subjekt privat, pavarësisht disa përcaktimeve në projektligj nuk del shumë e qartë. Arkeologu ka pohon se nuk mund t?i jepen pasuritë kombëtare për menaxhim personave privatë. Duke u ndalur te muzetë, muzeumologu Moikom Zeqo ka shtuar se projektligji ka më tepër fjalë se sa detaje dhe rregulla konkrete në këtë formë siç është shkruar, ku pjesa për muzetë duhet të ishte më e studiuar dhe më konkrete. Gjithsesi, në 2018, drafti arriti të futej për diskutime në Kuvend dhe më pas të miratohej nga mazhoranca në Parlament.
Ai ishte padyshim një nga futbollistët më të mirë të nënkamp...
Java që vjen pritet të jetë përvëluese për Shqipërinë, pasi ...
Na ishte një herë një punëtor i cili kishte shumë dëshirë të...
Muaji i ndryshimeve në qeveri po afron, ndërsa të gjithë min...
Arturo Vidal tashmë është zyrtarisht lojtari më i ri i Barce...
Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis ë...
Policia e Tiranës vijon aksionin për parandalimin e aksident...
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e shtunë 4 g...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Ka shume mundësi qe yjet te nxitin debatet ne çift gjate kës...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj çdo ditë trumbeton në ...
Artur Zheji thotë se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialis...
Po të vijë në vjeshtë për vizitë në Gjermani Presidenti turk...
Analisti amerikan Daniel Serwer, reagoi menjëherë pasi Presi...
Vota e emigrantëve do të kërkojë sërish që maxhoranca dhe op...
Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë dhe një rumun , p...
Qeveria Shqiptare ka përzgjedhur Operatorin e Shpërndarjes s...
Historikisht, sa herë që shteti serb ka dashur të bëjë një l...
Rajoni i Kalifornisë Veriore u përball një javë rresht me zj...
Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj një 48-vje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...