Zjarri i fuqishëm në Kaliforni/ Publikohen pamjet e tmerrshme (Video)
Rajoni i Kalifornisë Veriore u përball një javë rresht me zj...
Historikisht, sa herë që shteti serb ka dashur të bëjë një lëvizje të re politike, shoqëruar me dhunë dhe përgjakje, çdo gjë ka nisur nga fjalët e përhapura , fillimisht nga një pjesë e klerit të lidhur fort me pushtetin, pastaj nga njerëz të lidhur drejtpërsëdrejti me qeverinë serbe, është demantuar fillimisht prej saj, ndërkohë që ka përgatitur skenarin e një ?incidenti? të mundshëm.
Kjo po ndodh edhe tani në Kosovë. Ka disa ditë që përfaqësues të lartë të klerit ortodoks serb e, pas tyre, njerëz të politikës, po sjellin dëshmi se me 5 gusht, ditë kur duhej të ishte përmbyllur, sipas tyre, koncensioni politik i Asosacionit, krijimit të një strukture të veçantë për komunat me shumicë serbe, do të ketë trazira, do të shpallet Autonomia e serbëve në Kosovë, do të ngrihen strukturat e saj dhe, e gjithë kjo do të ketë si paraprirje dhunë të dyanshme: nga protestuesit serbë dhe, përballë tyre Policia e Kosovës.
Mediat që i bëjnë jehonë këtij versioni, duke sjellë ?të dhëna? shtesë, kanë bërë thirrje që banorët e veriut të Kosovës, sidomos në Mitrovicën e Veriut, por edhe nga komuna të tjera, të mos largohen nga vendi i tyre, por, fuqimisht, të jenë të gatshëm për të bërë përballjen e tyre e forcat e ndërhyrjes së policisë kosovare, e cila, si vihet në dukje jo rastësisht, ka edhe mbështetjen e strukturave të posaçme ndërkombëtare.
Krijimi i një qendre autonome për serbët në Kosovë ka nisur të lulëzojë si mendim pas ngjarjeve të marsit të vitit 2004, kur, pas dhunës së ushtruar ndaj fëmijve shqiptarë që të ndjekur nga huliganët serbë u mbytën në lumin e Ibrit, kishte një revoltë të pa llogaritur shqiptare dhe përplasje të ndjeshme edhe me forcat ndërkombëtare.
Edhe atëherë ishte thënë në mjaft media serbe, por edhe nga peshkopë serbë se, muaji mars do të ishte një muaj përleshjesh dhe se ?banditët? shqiptarë po përgatiten të djegin kishat dhe manastiret serbe, përgjithsisht vendet që ata i quajnë të shenjta dhe të paprekshme.
Në vitin 2004, kur zemërimi nga zvarritjet ndërkombëtare për statusin e një shteti të ri po shkonin përtej limitit të pritjes, skanimi serb përllogariti gjithçka dhe, duke përfituar nga veprimet e dënueshme të rebelimit shqiptar, i vunë flakën, më shumë vetë ata se të tjerët, disa nga ndërtesave fetare, duke hedhur akuzën mbi revoltën shqiptare.
Tani, sipas një skenari që kundërshtohet nga një pjesë e udhëheqjes serbe dhe mbështetet nga pjesa tjetër, jo vetëm më radikale, por edhe me duart e zëna herë pas here në skenën politike të Kosovës, pakica serbe në Kosovë, sipas modelit boshnjak, po përgatitet të shpallë autonominë , sidomos autonominë e veriut të serbëve të Kosovës, si një fillesë për të krijuar një strukturë të veçantë, dominuese dhe radikale, shkruan Dita.
Që në vitin 2004 shteti serb ka ngritur strukturat e veçanta, më të specilizuara për Kosovën. Në të janë përfshirë akademikë të njohur, politologë, klerikë nacionalistë të rrymës së ashpër, ushtarakë që kanë pasur të kaluar në Kosovë, dhe, për fat të keq edhe shqiptarë të serbizuar.
Përmes këtij mekanizmi të fuqishëm tashmë janë bërë të gjitha detajimet e posaçme për zhbërjen e shtetit të Kosovës, afrimin e një lëvizje nacionaliste serbe në drejtimin e pakicës serbe në Kosovë, depërtimin financiar dhe ekonomik përmes firmave të tyre dhe lidhjee të dyanshme, rrëzimin e miteve dhe të vërtetave historike, deri në rrënimin e mitit dhe të vërtetës së një figure madhore kombëtare si ajo e Adem Jasharit apo të Adem Demaçit, çka dha frutet e saj në ditëlargimin nga jeta të Demaçit, deri në lëvizjet politike, sociale dhe nacionale të serbëve në Kosovë.
Pjesë e këtyre studimeve është edhe lëvizja e tashme, e bërë një pikun e bisedimeve Kosovë ? Serbi, kur shumë gjëra janë ende nën mjegullën e enigmës dhe kur spekullimet janë më të shumta se të vërtetat e thjeshta.
Është periudha kur secila palë në këto bisedime kërkon të tërheqë litarin nga ana e vet, të përfitojë deri në momentin e fundit dhe, nëse pala serbe po i zhvillon të gjitha bisedimet mbi bazën e një platforme të ngritur mbi mendimin akademik, shqiptarët, si palë fituese e një lufte dhe bashkëfenduese e afërt e mendimit politik euroatllantik, është ende e ngritur mbi folklorizmin, iantet dhe ndasitë, të cilat, nëse do të bjerë qoftë edhe një hektar tokë, nuk do të ketë fitues dhe as të mundur. Të mundur do të jemi të gjithë.
Pikërisht në këtë kohë, jo rastësisht, struktura të veçanta serbe, që nga njerëzit e shërbimit të saj sekret dhe deri tek peshkopët radikale, ngrejnë çshtjen e autonomisë për serbët, sidomos në Veriun e Kosovës.
Edhe mund ta provojnë me 5 gusht, provat i kanë dhënë disa herë që janë të aftë të ngritin pluhur edhe mbi tryezën e bisedimeve, megjithëse këtë herë mund të ketë edhe skena të ashpra dhune.
Përballë tyre do të jetë shteti i Kosovës dhe liderët e saj, që kësaj here, janë të gjithë nga trupa e lartë drejtuese e UÇK-së. Asnjëri prej tyre nuk e ka të drejtën që të lejojë, qoftë edhe në formë mashtrimi apo provokimi, një strukturë që i bie ndesh Kushtetutës së Kosovës.
Shteti dhe qeveria e Kosovës, si duket, i kanë marrë seriozisht paralajmërimet për një lëvizje radikale serbe dhe duket se janë përgatitur për përballimin e një ngjarje të tillë, të hidhur dhe që nuk do të mund të kalojë pa pasoja.
Serbët, nëse e kanë vërtet jo vetëm të menduar, por edhe të planifikuar, një lëvizje të tillë , qoftë autonomiste, qoftë diçka tjetër, kanë bërë llogari të prapshta dhe nuk i kanë menduar saktësisht të gjitha pasojat.
Nuk mund të ketë autonomi, as politike, as teritoriale, as financiare dhe as shtetërore për një pakicë serbe që, e ndarë në zona të ndryshme banimi, me një pjesëmarrje më pak se 5 përqind të popullsisë, synuese për shkatërrimin e vlerave të krijuara, kur, për më tepër, as disa kilometra larg tyre, në një konfiguracion kompekt, në Kosovën Lindore, jeton një popullsi hegjemone shqiptare, të cilës nuk i lejohet as flamuri i tyre kombëtar dhe po detyrohen përdhunshëm të largohen nga vendlindja.
Provokimi serb mund të jetë i planifikuar jo shumë larg Kosovës, por e vërteta do të jetë aty. Do të jetë edhe një provë qëndrueshmërie e strukturave drejtuse të Kosovës si dhe prova e fundit në bisedimet e vështira për të ardhmen mes dy vendeve.
Kur një shtet, edhe sot e kësaj dite, e trajton kufirin e Kosovës me shtetet fqinj , njëjtë si në ditët e Milleshiviqit, ai nuk ka mësuar asgjë, por edhe prej tij duhet pritur çdo gjë. E keqja nuk është një ves që harrohet. Sidomos tek serbët nacionalistë.
Rajoni i Kalifornisë Veriore u përball një javë rresht me zj...
Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj një 48-vje...
Gazetari Flamur Vezaj ka komentuar procesin e Vettingut, duk...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në r...
Ishin perbetuar që gjithmonë do të bënin këtë gjë ndaj njëri...
Në Shqipëri, institucionet e reja të parashikuara nga reform...
Më mijëra qytetarë janë bërë dëshmitarë të një fenomeni mjaf...
Deputeti i Partisë Socialiste Fadil Nasufi i ftuar në Fax Ne...
Policia italiane ka arrestuar për herë të dytë një shtetas s...
Një 26 vjeçare nga Durrësi me iniciale A.P, ka denoncuar në ...
Një ndër moderatoret më seksi të emisioneve sportive, Ilda B...
Publicisti Ilir Demaliaj ka folur sot në lidhje me bankat në...
Turistët në Majorka të Spanjës janë përfshirë në një situatë...
Prokurorët gjermanë kanë zbuluar detajet e operacionit ku u ...
Askush nuk dyshon tek një karikues. Janë aq të zakontë sa gj...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të publikojë denoncimet ...
Tashmë kushdo ka mundësinë e artë për të blerë një ishull pr...
Disa nga aktorët tanë të preferuar të serialeve turke i kemi...
Dietat detoksikuese janë bërë një lëvizje e zakonshme, e udh...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reagu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...