web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngërçi në drejtësi/ Deputeti zbulon detajet, ja si do plotësohen vakancat

3 Gusht 2018, 18:58, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Socialiste Fadil Nasufi i ftuar në Fax News foli për ecurinë e Reformës në Drejtësi.

Ai u shpreh se Reforma në Drejtësi është një nga reformat më të mira që ka ndërmarrë vendi ynë, ndërsa në lidhje me vakancat e krijuara nga Vettingu, Nasufi tha se duhet bashkëpunim mes palëve politike.

?Vettingu është një arritje shumë e madhe. Reforma në Drejtësi është në rrugë të mbarë. Vendi pa gjykatë Kushtetuese ishte produkt i Vettingut dhe duhen gjetur mekanizmat e duhur për të mbyllur këtë vakum.?-tha Nasufi.

Më tej Nasufi u pyet për ligjin për magjistratët, ku ai theksoi se është i nevojshëm bashkëpunimi midis maxhorancës dhe opozitës.

?Ligji për magjistratët do të jetë një ligj si produkt i maxhorancës dhe opozitës. Por këtu në Shqipëri gjuha e bashkëpunimit ulja nëpër tryeza është ende e vështirë. Besoj se do të negociohet, siç ndodh shpesh herë në vendin tonë ndërmjet ndërmjetësve ndërkombëtar.?-deklaroi deputeti socialist.





Lajmet e fundit nga