web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tragjedia në Greqi/ “Pritet” koka e parë në qeveri

3 Gusht 2018, 16:56, Aktualitet CNA

Pas zjarrit apokaliptik që përfshiu rajonin e Atikës, ku humbën jetën mbi 90 persona, vjen dorëheqja e parë nga kabineti qeveritar i Tsipras.

Mediat greke shkruajnë se zv/ministri për Mbrojtjen e Qytetarëve, Niko Toska ka marrë vendimin drastik, duke dhënë dorëheqje.

Po sipas mediave greke, ditën e sotme kryeministri grek, Alexis Tsipras ka pranuar dorëheqjen e Toskas, e cila ishte paraqitur një javë më parë, madje dhe e ka firmosur.

Pas këtij vendimi Tsipras falenderoi zv/ministrin Toskas për punën e bërë dhe për bashkëpunimin, ndërsa tashme kompetencat për këtë detyrë i kalojnë ministrit të Brendshëm Panos Skurleti, shkruan ?Zougla.gr?.





Lajmet e fundit nga