web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohen prapaskenat e Vettingut/ Përplasen Rama dhe Xhafaj?

3 Gusht 2018, 16:01, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani vijon akuzat në drejtim të qeverisë, në lidhje me procesin e Vettingut.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Manjani thekson se Vetting të pavarur nuk ka.

Sipas Manjanit gjithë procesi mbetet si një lojë e brendshme pushteti mes kryeministrisë dhe ministrisë së Brendshme.

?Ka edhe raste që nuk varet nga Kryeministria, sepse varet nga Ministria e Brendshme?. ?shkruan ndër të tjera Manjani.

Postimi i plotë:

Po kur thonë që vetting-u është i pavarur?!

Ka edhe raste që nuk varet nga Kryeministria, sepse varet nga Ministria e Brendshme.

Shumë interesante duket loja, kur e sheh si lojë e brendshme pushteti!

Por vetting të pavarur nuk ka!

Gjykatësit dhe prokurorët nuk e dinë me kë duhet ta ?mbajnë mirë??! Me Kryeministrinë apo me (Krye)Ministrinë e Brendshme?!

Veç me drejtësinë nuk mund ta ?mbajnë mirë?!

Rroftë vettingu!





Lajmet e fundit nga