Duket si disk fluturues, por nuk është i tillë/ Banorët të shokuar nga ajo që u shfaq në qiell
Më mijëra qytetarë janë bërë dëshmitarë të një fenomeni mjaf...
Në Shqipëri, institucionet e reja të parashikuara nga reforma në Drejtësi, Këshilli i emërimeve në Drejtësi, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk do të mund të ngrihen, në përfundim të përmbylljes së fazës së parë të procesit të rivlerësimit. Rrëzimi i një numri të madh kandidatësh gjatë procesit e bën të pamundur mbledhjen e tyre me numrin e plotë të anëtarëve. Procesi do të duhet të rihapet për kandidatët nga gjykatat e Apelit dhe Prokuroritë e Apelit si për Këshillin Gjyqësor ashtu dhe për atë të Prokurorisë, duke bërë që në rastin më të mirë vendet të mund të plotësohen në fund të vitit:
Ndonëse kanë mbetur për t?iu nënshtruar rivlerësimit vetëm 6 nga 57 emrat e listës së parë, është mëse e qartë se konstituimi i institucioneve të reja të drejtësisë do të duhet të shtyhet me së paku disa muaj. Ndërsa nga 12 anëtarët e Këshillit të emërimeve, përfshi dhe zëvendësuesit, vetëm 3 mundën të konfirmoheshin në detyrë, për KLGJ dhe KLP problem mbeten mosplotësimi i kandidaturave nga Gjykatat dhe Prokuroritë e Apelit.
Sipas ligjit, 6 anëtarët që vijnë nga radhët e gjyqësorit për Këshillin e Lartë gjyqësor përzgjidhen, 3 nga gjyqtarët e shkallës së parë, ku së paku njëri duhet të jetë i një gjykate jashtë Tiranës, 2 të tjerë nga Gjykatat e Apelit, ku njëri sërish duhet të jetë nga një gjykatë jashtë Tiranës dhe anëtari i 6 nga Gjykata e Lartë.
Në përfundim të procesit të rivlerësimit, janë 6 gjykatës së shkallës së parë që janë konfirmuar:
Manjola Xhaxho – Gjykata e Tiranës
Marçela Shehu ? Gjykata e Kurbinit
Alma Brati ? Gjykata e Tiranës
Astrit Faqolli – Gjykata e Tiranës
Dritan Hallunaj ? Gjykata për Krimet e Rënda
Brunilda Kadi – Gjykata e Tiranës
Nga këta Marçela Shehu, nga gjykata e Kurbinit bën që të plotësohen kriteret, dhe ajo automatikisht siguron vend në KLGJ e ardhshme, ndërsa 5 të tjerët, do t?i nënshtrohen votimit për dy vendet e tjera.
Sa i përket dy vendeve me gjyqtarë të Apelit, janë konfirmuar dy kandidatë:
Ilir Toska ? Gjykata Apelit Tiranë
Nertina Kosova ? Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda
Por që të dy vijnë nga Tirana. I vetmi që kishte konkurruar nga rrethet ishte Besim Trezhnjeva i Apelit të Durrësit i cili u rrëzua. Për këtë arsye Gjykata e lartë ka hapur thirrjen për gjyqtarët e Gjykatave të Apelit jashtë Tiranës për të paraqitur kandidaturën për t?u zgjedhur në pozicionin e anëtarit të KLGJ
Për vendin e përfaqësuesit nga Gjykata e Lartë nuk do të duhet të ketë votim, pasi i vetmi i rikonfirmuar është anëtari i saj Medi Bici. Kandidati tjetër, për në KLGJ Artan Zeneli u rrëzua.
E njëjta situatë është dhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Për tre vendet nga prokuroritë e Shkallës së parë janë kualifikuar 5 prokurorë, ndërsa tre të tjerë janë ende në pritje.
Dritan Prençi – Prokuroria Kukës
Vat Staka -Prokuroria Shkodër
Antoneta Sevdari – Prokuroria Tiranë
Gentian Osmani – Prokurori e Krimeve të Rënda
Besnik Muci ? Prokuroria e Krimeve të Rënda
Nga këta Dritan Prençi, është i vetmi nga jashtë Tiranës e pritet të kalojë automatikisht. Të tjerët do t?i nënshtrohen votimit për dy poste
Problematike situata për dy anëtarët që do të duhet të përfaqësojnë Prokuroritë e Apelit. Deri më tani nuk ka asnjë të konfirmuar. Besa Nikëhasani nga Apeli i Shkodrës dhe Luan Kaloci nga Apeli i Tiranës, u rrëzuan. Kandidati tjetër, Arben Dollapaj nga Apeli i Shkodrës ju nënshtrua sot seancës dëgjimore. Edhe nëse ai do të konfirmohet sërish mbetet një vend i paplotësuar. Ndërsa për kandidatët nga Prokuroria e Përgjithshme, për 1 post në KLP, janë dy prokurorë që kanë kaluar testin, Anila Leka dhe Kostaq Beluri. Pritet ndërkohë dhe rezultati për Ramadan Trocin.
Pamundësia për të ngritur KLGJ-ën do të shtyjë në kohë zgjidhjen e ngërcit në Gjykatën e Lartë. Ndërsa mungesa e KLP-ës do të zvarrisë më tej ngritjen e Byrosë kombëtare të hetimit dhe Prokurorisë antikorrupsion. Nisja e një procesi të ri për kandidatët e tjerë që do të hyjnë në garë për të plotësuar anëtarët e të dy institucioneve kërkon të paktën tre muaj vetëm për rivlerësimin, pa llogaritur procedurat e tjera.
Pa zgjidhje dhe situata në Gjykatën Kushtetuese, duke qenë se dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka të konfirmuar vetëm 3 nga 9 anëtarët
Nga lista me 57 emrat e parë, 21 janë rrëzuar deri më tani, ndërsa për 5 të tjerë procesi u ndërpre për shkak të dorëheqjes së tyre. Janë 26 të konfirmuar dhe 7 të tjerë për të cilët ende nuk është dhënë vendimi./ VOA
Më mijëra qytetarë janë bërë dëshmitarë të një fenomeni mjaf...
Deputeti i Partisë Socialiste Fadil Nasufi i ftuar në Fax Ne...
Policia italiane ka arrestuar për herë të dytë një shtetas s...
Një 26 vjeçare nga Durrësi me iniciale A.P, ka denoncuar në ...
Një ndër moderatoret më seksi të emisioneve sportive, Ilda B...
Publicisti Ilir Demaliaj ka folur sot në lidhje me bankat në...
Turistët në Majorka të Spanjës janë përfshirë në një situatë...
Prokurorët gjermanë kanë zbuluar detajet e operacionit ku u ...
Askush nuk dyshon tek një karikues. Janë aq të zakontë sa gj...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të publikojë denoncimet ...
Tashmë kushdo ka mundësinë e artë për të blerë një ishull pr...
Disa nga aktorët tanë të preferuar të serialeve turke i kemi...
Dietat detoksikuese janë bërë një lëvizje e zakonshme, e udh...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reagu...
Komediani i njohur italian, Beppe Grillo, ka ironizuar Minis...
E konsumojnë fare hapur sepse nuk kanë komplekse, nuk i druh...
Pas zjarrit apokaliptik që përfshiu rajonin e Atikës, ku hum...
Rrjeti i njohur socal Facebook ka dalë jashtë përdorimit për...
Bashkia e Tiranës ka nisur punën për pastrimin e tre lumenjë...
Në vijim të masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit pë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...