Masat për sigurinë rrugore/ Shefi i policisë mesazh qytetarëve
Nga sheshi “Shqiponja” Shefi i Komisariatit të Policisë Rrug...
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi në një deklaratë për mediat ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij sa i përket fushës së arsimit.
Duke cituar se 133 mijë nxënës e studentë braktisën shkollën nën qeverisjen e Ramës, Vokshi ka theksuar se situata është dramatike.
Më tej ajo ka thënë se për Partinë Demokratike, arsimi cilësor mbetet prioritet, me libra falas, financim për studentët dhe mësuesit.
Deklarata e plotë e Vokshit:
Sot jemi në ditët më dramatike që arsimi po përjeton prej kalimit në demokraci pas viteve 1990.
Në fund të mandatit të parë të qeverisë së Edi Ramës, rreth 133 mijë nxënës ose 1 në 6 nxënës kanë braktisur shkollat! Sipas INSTAT;
– nga arsimi 9 vjecar janë larguar 57,403 nxënës
– nga arsimi mesëm janë larguar 31,875 nxënës
– nga arsimi i lartë janë larguar 44,425 studentë.
Të dhënat zyrtare nga INSTAT, tregojnë se edhe Arsimi Profesional, ka një rënie të ndjeshme prej më shumë se 2 mijë studentësh krahasuar me vitin 2013. Shkollat profesionale u degraduan në 4 vjet nga lufta e brendshme politike për vjedhjen e fondeve nga donatorët mes profesionistëve të korrupsionit Lindita Nikolla dhe Erion Veliaj.
– Braktisja e shkollave nga 133 mijë të rinj në 4 vjet është këmbanë alarmi për rininë se sa kohë të jetë Edi Rama kryeministër, as punë nuk do të ketë për ta, as profesionistë nuk do të bëhen dot.
– 1 në 6 nxënës dhe studentë i kanë braktisur shkollat, sepse Edi Rama nuk ka prioritet arsimin dhe rininë. Duke mbajtur rininë të paarsimuar, duke larguar më të mirët, Edi Rama e ka më të thjeshtë të vazhdojë të bashkëqeverisë me krimin në një vend ku nuk nderohet më i miri, por trafikanti i drogës dhe qeveritarët e korruptuar.
– Braktisja e shkollave në 4 vjet nga 133 mijë nxënës e studentë është tregues se si varfëria e thelluar këto 4 vjet është kthyer në armiken kryesore të arsimit.
– 1 në 6 fëmijë e të rinj kanë braktisur shkollat sepse, siç pohojnë raportet e Bankës Botërore, Departamentit të Shtetit, UNICEF-it, prindërit nuk kanë para për të blerë librat, nuk kanë me se t’i ushqejnë fëmijët, nuk sigurojnë dot 3 vakte ngrënie, nuk paguajnë dot faturat e larta të ujit, energjisë elektrike apo taksat e tjera të larta që rëndojnë mbi ta!
– 133 mijë nxënës dhe studentë i kanë braktisur shkollat në 4 vjet, sepse Edi Rama e politizoi arsimin. 1 në 4 mësues nuk është i kualifikuar për të dhënë mësim, sepse në portalin e Edi Ramës ka inflacion eurosh. ?Kliko përgjigjen e saktë në zarfin 5 mijo euro për t?u bërë mësues!?- është motoja e Rilindjes për arsimin.
– 1 më 4 studentë ka braktisur universitetet në 4 vitet e qeverisjes së Edi Ramës, sepse ligji ?Rama? për arsimin e lartë ka dështuar, mosnxjerrja e akteve nënligjore ka penalizuar dhjetëra mijëra studentë. Rritja e tarifave për pranimin në universitete, mbyllja e universiteteve në disa qytete, mosmbështetja financiare për të rinjtë që vijnë nga familje të varfra kanë bërë që 44 mijë studentë të braktisin universitetet në vend. Plot 20 mijë student janë larguar nga degët Biznes, administrim dhe ligj sepse bizneset Rama i bën me klientë të paracaktuar dhe ligji nuk i duhet se e bën vetë.
Kjo situatë duhet ndryshuar sa më parë për të mos lejuar që një tufë banditësh dhe injorantësh të shkatërrojnë arsimin, të zbrasin shkollat, të vrasin të ardhmen e fëmijëve tanë!
Partia Demokratike do të sigurojë tekste falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin publik, pa përjashtim. Do të sigurojë mbështetje për nxënësit e studentët e familjeve në nevojë. Do mbështesë financiarisht nxënësit e talentuar e të shkëlqyer. PD do të mbështesë mësuesit e pedagogët duke siguruar kushte të mira e dinjotoze punë.
PD me të ardhur në pushtet do të shfuqizojë Ligjin e Arsimit të Lartë.
Për Partinë Demokratike, arsimi cilësor është prioritet i të gjitha prioriteteve, në radhë të parë si kontributi më madhor për rininë dhe të ardhmen! /CNA.al
Nga sheshi “Shqiponja” Shefi i Komisariatit të Policisë Rrug...
Nga përplasja e dy helikopterëve kanë mbetur të vedekur 18 p...
Një stuhi masive pluhuri ka kaluar përmes Arizonës në Shtete...
Kur të gjithë po presin datën 18 gusht që Cristiano Ronaldo ...
Para pak minutash ka përfunduar në Beograd takimi i Këshilli...
Mbrëmë, nëna e moderatorit dhe muzikantit Ardit Gjebrea, Mer...
Policia e Memaliajt ka bërë të mundur sekuestrimin e 1 ton ...
Reforma në drejtësi nisi që në fund të 2015 dhe tani pas gat...
Modeli i ri i “Note 10” doli me shumë të papritura në treg. ...
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person nën akuzën s...
Mund të duket e pabesueshme por ky është skenari i vërtetë. ...
Teksa rëndom nëpër analet politike, por dhe në biseda mes qy...
Ai ishte padyshim një nga futbollistët më të mirë të nënkamp...
Java që vjen pritet të jetë përvëluese për Shqipërinë, pasi ...
Na ishte një herë një punëtor i cili kishte shumë dëshirë të...
Muaji i ndryshimeve në qeveri po afron, ndërsa të gjithë min...
Arturo Vidal tashmë është zyrtarisht lojtari më i ri i Barce...
Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis ë...
Policia e Tiranës vijon aksionin për parandalimin e aksident...
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e shtunë 4 g...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...