web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vajza me unazë në dorë ishte komshia?/ Flori Mumajesi flet për fejesën dhe foton romantike

19 Korrik 2018, 09:50, Lifestyle CNA

Një foto e publikuar nga këngëtari Flori Mumajesi, ku shfaqej duke i mbajtur dorën me unazë një femre misterioze, bëri bujë në të gjitha mediat.

Të famshmit shqiptarë dhe miqtë e Florit shpërthyen në urime pafund në Instagram, ndërsa mediat kërkonin se e kujt ishte ajo dorë elegante me unazë në gishtin e fejesës.

Por një tjetër publikim i producentit mbrëmjen e djeshme i ka hedhur poshtë të gjitha aludimet, pasi Flori e sqaroi vetë situatën.

Në një video promocionale, ai tha se është ?në një lidhje? me Popcorn, një shërbim i Digitalb, ndërsa shkruan:

?Nuk e prisja që thjesht një postim të krijonte gjithë këtë keqkuptim! Por kështu ndodh kur ke ?Popcorn? ti, po nuk ka komshia?.

Nuk e dimë nëse Flori ka shfrytëzuar të gjithë bujën për të bërë promocion, apo do të mbulojë gjurmët!





Lajmet e fundit nga