Horoskopi i ditës, 17 korrik 2018
DASHI 21. mars – 20. prill Ky është një moment shumë i mirë...
Gjatë vitit të kaluar janë vërë prurje të mëdha cash-i në llogaritë e bizneseve në banka nga persona të tjerë, të cilat nuk kanë mundur të justifikohen nga punonjësit e bankave. Inspektorët e mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë në inspektimet e tyre gjatë vitit të kaluar kanë gjetur mospërputhje të veprimeve të bankave me ligjet dhe rregulloret e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.
?Në disa raste nuk disponohen dokumente që provojnë burimin e fondeve, të cilat mbeten kryesisht në nivel deklaratash për transaksione të kryera nga klientët me para fizike (cash) në llogaritë individuale dhe tregtare? thuhet ne konkluzionet e inspektimeve të Bankës Qendrore.
Kontrollet kanë zbuluar se ka raste që bankat nuk disponojnë dokumentacionin dhe njohuritë për marrëdhëniet ndërmjet disa kompanive që kryejnë transferta hyrëse në shuma të mëdha në llogaritë e tyre.
Vitin e kaluar sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë u vu re një rritje e pazakonte e llogarive të biznesit. Nga Mars 2017 deri në janar 2018 depozitat e biznesit në banka u rritën me 140 milionë euro, teksa depozitat e individëve nuk ndoqën këtë trajektore, përkundrazi kursimet e tyre ranë.
Më tej Banka e Shqipërisë në inspektimet e saj me fokus me rastet e pastrimit të parave ka gjetur transaksione të pajustifikuara të kryera për punonjësit e bankës.
Në rast të tjera u gjetën mospërputhje e të dhënave të bankës me profilin e klientit dhe aktivitetin e tij.
Bankat nuk kishin identifikimin e saktë të strukturës së pronësisë në momentin e inicimit të marrëdhënies së biznesit me kompanitë me aksione të prurësit, ku nuk janë përdorur dokumente ligjërisht të vlefshme si dhe nuk janë monitoruar në vazhdimësi për ndryshime të mundshme në strukturën e pronësisë.
Gjithashtu janë gjetur mangësi në plotësimin e të dhënave të klientëve biznes në sistem, si dhe të klasifikimit të klientëve sipas rrezikut, ku u konstatuan mangësi në kundërshtim me ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave.
Në lidhje me pastrimin e parave, Banka e Shqipërisë ka referuar se Vlerësimi i Integruar i Transfertave, rezultoi me rrezik të ulët për 3 subjekte, me rrezik mesatarisht të ulët për 2 subjekte (2 banka), me rrezik mesatarisht të lartë për 4 subjekte (4 banka) dhe me rrezik të lartë për 14 subjekte (10 banka dhe 4 IFJB).
Vlerësimi i integruar i transfertave përbëhet nga integrimi i dy vlerësimeve, vlerësimi i numrit të transfertave dalëse dhe hyrëse, si brenda dhe jashtë vendit, si dhe vlerësimit të vlerës së transfertave dalëse dhe hyrëse, si brenda dhe jashtë vendit.
Depozitat në total në rënie
Ndryshe nga tendenca e bizneseve, kursimet në sistemin bankar kanë shënuar në maj një tjetër rënie të fortë, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Në fund të muajit maj, stoku total i depozitave në lekë dhe në valutë zbriti në 968 miliardë lekë, duke rënë me gati 10 miliardë lekë, ose 1% në krahasim me muajin e mëparshëm (70% e rënies erdhi nga tkurrja e kursimeve në valutë). Ky është niveli më i ulët i depozitave që nga korriku i vitit 2015.
Në krahasim me fundin e vitit të kaluar, kursimet e shqiptarëve në banka janë ulur me 33.4 miliardë lekë, ose me rreth 250 milionë euro.
Kjo rënie për 5 mujorin ka ardhur si nga ulja e depozitave në lekë, ashtu dhe në valutë. Kursimet në lekë ranë me 15 miliardë lekë, ndërsa ato në valutë u reduktuan me 18.5 miliardë lekë.
Ndërsa tkurrja e depozitave në valutë ka dhe efektin e zhvlerësimit të euros (që mesatarisht në pesë muajt e parë të vitit këmbehej me 130 lekë, nga rreth 135 lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënie e depozitave në monedhën vendase ka ardhur kryesisht nga ulja e kursimeve të individëve me afat në lekë. Ulja e vazhdueshme e normave të interesit të depozitave, që erdhi pas politikës lehtësuese monetare të Bankës së Shqipërisë për të ulur koston e parëse dhe nxitur investimet, ka bërë që individët të mos i shohin më bankat si një alternativë fitimprurëse për të depozituar kursimet e tyre. Teksa norma bazë e Bankës së Shqipërisë u ul nga 5.25% në shtator 2011 në rreth 1% aktualisht, edhe interesat e depozitave kanë zbritur në më pak se 1% për kursimet vjetore. Në kërkim të fitimeve më të mëdha, individët kanë kaluar në investime më afatgjata, apo në blerjen e letrave me vlerë të qeverisë.
Kursimet në valutë vijojnë të dominojnë, duke përbërë 52.6% të totalit të depozitave që kanë shqiptarët në fund të muajit maj. Në nëntor të vitit 2015, për herë të parë depozitat në valutë (ku dominon euro) për herë të parë i kaluar ato në lekë dhe kjo tendencë ka vijuar të bëhet më e fortë dhe pavarësisht strategjisë së Bankës së Shqipërisë për të ulur nivelin e përdorimit të euros në ekonomi, monedha e përbashkët vijon të mbetet e preferuara e kursimtarëve./ Monitor
DASHI 21. mars – 20. prill Ky është një moment shumë i mirë...
Një grup fshatarësah në Indonezi kanë vrarë 300 krokodilë, n...
Për të lehtësuar djegiet e lehta por dhe për pastrim, vetitë...
Këngëtarja Dafina Zeqiri prej kohësh është larguar në Amerik...
E çuditshme! Tani kërkohet një shpjegim për këtë.Lori Hoxha ...
Bregdeti spanjoll u godit këtë mëngjes nga cunami.Vala e tij...
Presidenti i sapozgjedhur i Meksikës, Andres Manuel Lopez Ob...
Krerët e krimit dhe korrupsionit të politikës shqiptare, fat...
Kanë kaluar 6 muaj pas vrasjes së Oliver Ivanoviç dhe përgje...
Një shqiptar rrezikon që të dënohet me 15 vite burg në Spanj...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ftuar në ...
Kryeatri i Partisë Agrare, ka komentuar idenë e hedhur për d...
Edi Manushi duket se e ka mbyllur aventurën e tij te “Proces...
Krejt befasishëm, pas një kohe relativisht të gjatë “në qetë...
Partia Demokratike ka akuzuar shpeshherë qeverinë se po përd...
Deputeti demokrat, Agron Duka, ka komentuar ligjin për prish...
Kreu i Partisë Agrare dhe Ambjentaliste Agron Duka, në emisi...
Nuk kanë të ndalur protestat për Teatrin.Ashtu si çdo pasdit...
Një gomone me rreth 300 kg kanabis është sekuestruar në brig...
Antoneta Bejko Sevdari është prokurore pranë Prokurorisë së ...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...