"Eleminimi" i liderit të serbëve të veriut/ OSBE kërkon zbardhjen e ngjarjes
Kanë kaluar 6 muaj pas vrasjes së Oliver Ivanoviç dhe përgje...
Krerët e krimit dhe korrupsionit të politikës shqiptare, fatkeqësia më e madhe kombëtare që pas pushtimit 500-vjeçar osman, po i turren Teatrit Kombëtar dhe tokës përreth, për të ndërtuar 6 kulla, të cilat do t?i ndajnë me njëri-tjetrin.
Siç shkruan “Pamfleti”, dy lojtarët kryesorë të këtij pazari të madh me pasurinë publike janë Edi Rama dhe Lulzim Basha, të cilët janë në një aleancë të nëndheshme, solide, politike dhe ekonomike, aleancë e cila është pagëzuar nga vetë George Soros, gjatë vizitës misterioze në Tiranë, në dhjetor të 2014.
Lulzim Basha është aleati kryesor i Edi Ramës për zbatimin e skenarit të grabitjes së 7500 m2 tokë publike në zemër të Tiranës, duke rrafshuar edhe Teatrin Kombëtar, për të ndërtuar 6 kulla. Duke kundërshtuar gjoja këtë grabitje, Lulzim Basha ka marrë përsipër që të sabotojë rezistencën kundër miratimit të ligjit për ndërtimin e 6 kullave.
Të gjithë zarat e tjerë në krahun e Ramës apo në krahun e Bashës i shërbejnë këtij qëllimi, që është shembja e teatrit dhe ndërtimi i kullave.
Nga ana e tij, Rama po përdor Veliajn, ministren Mirela Kumbaro dhe grupin e deputetëve të PS për miratimin e ligjit. Ndërsa Lulzim Basha po kontrollon luftën kundër kullave, në këmbim të marrjes së pjesës.
Gjoja për të kundërshtuar ligjin në rrugë ligjore, Basha ka caktuar të gjithë njerëzit që paguhen nga Fondacioni Soros, pasi siç dihet Soros kontrollon përmes parave të gjithë bashkëpunëtorët më të ngushtë të PD dhe PS, si një investim i mirëmenduar për të kontrolluar më pas politikën, qeverisjen dhe ekonominë e vendit.
Brenda disa ditëve Basha ia arriti të merrte në dorë luftën e artistëve dhe të shoqërisë civile kundër shembjes së teatrit, duke qetësuar më në fund Ramën, i cili i frikësohej një rebelimi.
Me fjalë boshe dhe me retorikë, Basha do të mbajë nën kontroll kundërshtarët e projektit deri kur të hidhen themelet e kullave. Nga ana tjetër, Basha do të mbajë nën kontroll edhe kundërshtimin e ligjit në rrugë ligjore, duke sabotuar këtë betejë me anë të juristëve të Sorosit në PD.
Mbetet i paqartë roli i Monika Kryemadhit në këtë pazar. Monika i ka bërë thirrje bashkëshortit të saj president që ta kthejë pas ligjin në parlament. Nuk dihet nëse Monika po përdor Metën për të kërkuar pjesën e saj tek kullat apo e ka marrë kullën e saj dhe po luan njësoj si Basha.
Kush ka dyshime se Rama dhe Basha nuk janë bashkë në pazarin për shembjen e teatrit dhe ndërtimin e kullave, po ju kujtojmë tre pazare të mëparshme që kanë ndodhur, për të cilët nuk ka asnjë dyshim.
Lulzim Basha kundërshtoi gjoja fort ligjin për arsimin e lartë, që çon paratë e buxhetit të shtetit në xhepat e universiteteve private, pas të cilëve fshihen vetë politikanët. Pra, ligji ishte një formë për të vjedhur buxhetin e shtetit.
Ky ligj mund të ishte rrëzuar, por Lulzim Basha, nuk i lejoi kurrë deputetët e tij që ta ankimonin ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Basha i përdori deputetët e tij si zhurmues, duke i garantuar Ramën se ligji nuk do të ankimohej në Kushtetuese. Dhe kështu ndodhi.
Lulzim Basha përpëlitej, përbetohej dhe kërcënonte Ramës që të mos i shembte pallatin e vjehrrit në Vlorë. E gjitha ishte një lojë, pasi Basha i kishte kërkuar Ramës t?i shembte pallatin e vjehrrit, për të marrë para sa për tre pallate të tjerë në buxhetin e shtetit.
Edi Rama e hodhi në erë pallatin, ndërsa vjehrri Bashës mori 13 milionë euro si dëmshpërblim nga buxheti i shtetit. Ky pazar u kushtoi shqiptarëve 13 milionë euro.
Të gjithë e kujtojnë kur Lulzim Basha e quante Vetingun një projekt mafioz ndërkombëtar dhe betohej se nuk do ta vononte kurrë. Disa ditë pas paktit me Edi Ramën në 17 maji të 2017, Basha shkoi në Kuvend dhe votoi, pasi Rama ndau më të gjysmën e ministrive/ /CNA.al
Kanë kaluar 6 muaj pas vrasjes së Oliver Ivanoviç dhe përgje...
Një shqiptar rrezikon që të dënohet me 15 vite burg në Spanj...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ftuar në ...
Kryeatri i Partisë Agrare, ka komentuar idenë e hedhur për d...
Edi Manushi duket se e ka mbyllur aventurën e tij te “Proces...
Krejt befasishëm, pas një kohe relativisht të gjatë “në qetë...
Partia Demokratike ka akuzuar shpeshherë qeverinë se po përd...
Deputeti demokrat, Agron Duka, ka komentuar ligjin për prish...
Kreu i Partisë Agrare dhe Ambjentaliste Agron Duka, në emisi...
Nuk kanë të ndalur protestat për Teatrin.Ashtu si çdo pasdit...
Një gomone me rreth 300 kg kanabis është sekuestruar në brig...
Antoneta Bejko Sevdari është prokurore pranë Prokurorisë së ...
Nga Enkel Demi Ai pinte ndonjë gotë raki dhe tymoste duhan q...
Një xhaguar u arratis nga kopshti zoologjik Audubon në New O...
Një gjykatë në Itali ka dënuar sot me 14 vite e dy muaj burg...
Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më ...
Artisti i madh durrsak, Fadil Hasa u nda nga jeta ditën e so...
Një magazinë pajisjesh elektrike në kryeqytet, ka marrë flak...
Qytetarët e Tiranës janë përballur me një situatë paniku pa...
Hakerat po shndërrohen në një rrezik serioz për llogaritë on...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...