web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U arratis nga kopshti zoologjik/ Xhaguari shkakton masakër

16 Korrik 2018, 18:37, Aktualitet CNA

Një xhaguar u arratis nga kopshti zoologjik Audubon në New Orleans, duke maskaruar 8 kafshë.

Si pasojë e sulmit të xhaguarit, ngordhën katër lama, një dhelpër dhe një zog i rrallë i quajtur ?Emu?.

Ndërkohë të dielën ai sulmoi edhe një lama tjetër dhe një dhelpër, të cilat ngordhën gjithashtu.

Xhaguari më pas u neutralizua nga një ekip veterinerësh, ndërsa nuk raportohet asnjë person i lënduar.

Sipas mediave vendase, lama që ngordhi të dielën ishte e fundit që jetonte në këtë kopësht zoologjik. /CNA.al
 





Lajmet e fundit nga